Blog21 Oct 2021

Pasaportat më të fuqishme dhe më pak të fuqishme në botë

Japonia dhe Singapori kanë pasaportat më të fuqishme në botë, sipas Indeksit të Pasaportave Henley. Mbajtësit e këtyre pasaportave mund të hyjnë pa vizë në 192 shtete. Pasaporta afgane është jo më pak e fuqishmja dhe mbajtësit e kësaj pasaporte mund të udhëtojnë në vetëm 26 destinacione pa pasur nevojën e një vize.

Autor: Weforum Weforum.org
Printo

Foto ilustruese: Pixabay.

Disa pasaporta u japin mbajtësve të tyre më shumë liri se disa të tjera. Në vitin 2021, Japonia dhe Singapori u cilësuan si vendet me pasaportat më të fuqishme në botë sipas Indeksit të Pasaportave Henley. Mbajtësit e këtyre pasaportave kanë luksin të mund të hyjnë në 192 vende pa aplikuar dhe marrë paraprakisht një vizë. Koreja e Jugut dhe Gjermania renditen pas këtyre të dyjave, me mundësinë për të vizituar 190 shtete pa pasur nevojën e një vize.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara janë më poshtë në renditje, pasaporta amerikane është ende me një rëndësi të konsiderueshme. Mbajtësit e pasaportave amerikane mund të udhëtojnë në 185 vende pa kufizime të mëdha. Ky është një nivel lirie që gëzojnë edhe qytetarët në Çeki, Greqi, Maltë, Norvegji dhe Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, në anën tjetër të kësaj renditjeje, situata është shumë e ndryshme. Për mbajtësit e pasaportave të Afganistanit, Irakut dhe Sirisë, për shembull, mundësia që ata të shëtisin botën nuk është dhe aq e madhe. Pasaporta e Afganistanit ka fuqinë më të vogël në renditje, me vetëm 26 destinacione të mundshme pa viza. Situata është e ngjashme edhe për Irakun (28) dhe Sirinë (29).

Marrë me autorizim nga Weforum.org  These are the world’s most and least powerful passports

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *