Foto3 Jun 2017

Pesha e rëndë e pabarazisë sociale mbi dy rrota në Tiranë (Fotoreportazh)

Duke fokusuar ilustrimin e pabarazisë sociale në jetën e përditshme në Tiranë, fotografja Loreta Cuka sjell në vëmendje një destinim më pak modern të përdorimit të biçikletave dhe motorëve në kryeqytet.

Autor: Loreta Cuka BIRN Tiranë
Printo

Ashtu si në çdo qytet tjetër të botës, Tirana jeton përditë mes luksit dhe skamjes, një fenomen i pabarazisë shoqërore i ekspozuara më së miri në rrugët e kryeqytetit.

Mes trafikut të rënduar, ato që bien më së shumti në sy mund të jenë makinat luksoze me zhurmë mijëra euroshe, por jashtë vëmendjes sonë rrjedhin kokulur dhe të padukshëm një grup njerëzish të cilët e shohin qarkullimin mbi dy rrota si mënyrën e tyre të vetme.

Ndërsa kryeqyteti i Shqipërisë po promovon biçikletën si mënyrë të gjelbër transporti dhe mes të rinjve të kesh një biçikletë marke është bërë trendi, shumë qytetarë të moshës së mesme pedalojnë të ngarkuar me qese të mbushura, trasta, thasë apo pjesëtarë të tjerë të familjes, kryesisht jashtë çdo norme sigurie.

Një publikim i fundit, i Bankës Botërore dhe INSTAT për vitin 2017, i titulluar “Portreti i varfërisë dhe pabarazia në Shqipëri” zbuloi se norma e pabarazisë në vend është 24%; ndërsa në shkallë qarku pabarazia ishte më e lartë (25.7% në qarkun e Tiranës).

Një burrë shitës qesesh lëviz me biçikletë në afërsi të tregut në Tiranë. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Një burrë transporton një djalë të vogël me bicikletë në rrugën M.Shyr të Tiranës. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Një familje mbi një motor, ku dallohet dhe një foshnje ecën në rrugët e Tiranës. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Një burrë transporton ushqime me një bicikletë në periferi të Tiranës. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Një burrë ka ngarkuar bicikletën me kutia dhe furnizime të tjera dhe po lëviz në rrugën e Durrësit. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Një i moshuar transporton një djalë, ndërsa në bicikletë mban dhe disa trasta me ushqime. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Një grua ecën me bicikletën e ngarkuar me ushqime. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Një familje qarkullon mbi një motor në Tiranë. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Një përdorues i bicikletes mban një thasë ndërsa ecën rrugës në zonën e 21-shit në Tiranë. Foto: Loreta Cuka/BIRN