Kërcënimet ndaj grupit aktivist Gratë me të Zeza u shtuan pasi zëdhënësi i policisë antiterror Radomir Pocuca i denoncoi ata si anti-serbë, thanë aktivitet në gjyqin e tij.
Tri aktiviste nga fushata për paqe Gratë në të Zeza dëshmuan në një gjykatë në Beograd të martën se organizata e tyre mori një numër të shtuar kërcënimesh pasi u denoncua si organizatë anti-serbe nga Radomir Pocuca më 28 mars 2014.
Pocuca postoi një deklaratë në Facebook ku i bënte thirrje huliganëve të futbollit të luftonin Gratë me të Zeza pasi këto të fundit organizuan përkujtimore në Beograd për 15 vjetorin e krimeve të luftës të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.
Aktivistja e Grave në të Zeza Violeta Djikanovic i tha gjykatës se që kur organizata e saj u themelua më 1993, ajo ka qenë subjekt i sulmeve të ndryshme por se ajo kishte ndjerë shumë më tepër frikë pas postimit të Pocuca në Facebook.
“Kjo thirrje për linçim shkaktoi një ortek kërcënimesh, në Facebook dhe përmes emailit,” tha Djikanovic, duke shtuar se kjo qe hera e parë që policia shkoi për të siguruar zyrat e organizatës.
Stasa Zajovic, drejtoreshë e Grave në të Zeza tha për BIRN se kërcënimet e Pocica qenë veçanërisht serioze për shkak se ato erdhën nga një punonjës i shtetit në një institucion me detyrë ligjzbatues dhe parandalim të dhunës.
“Shteti po tregon se nuk ka ndër mend të mbrojë aktivistët e të drejtave të njeriut, për shkak se vazhdimisht e pakëson punën e organizatave të tilla,” tha Zajovic.
Ajo shtoi se njerëzit që patën ardhur për të mbështetur Pocuca në gjyqin e tij më vonë u paraqitën te takimi i Grave me të Zeza, gjë që i bëri ato të ndjeheshin të kërcënuara.
Pocuca akuzohet se ka vënë në rrezik sigurinë e Grave me të Zeza me deklaratën e tij në Facebook ku bëhej thirrje që huliganët të sulmonin grupin pro paqes.
“Në vend që të luftoni njëri-tjetrin, ju duhet të bashkoheni dhe të luftoni ata që e meritojnë,” shkroi Pocuca.
“Gratë në të Zeza janë aktive vetëm kur ka nevojë që të ‘pështyhet’ mbi serbët, duke i drejtuar gishtin krimeve të aluduara dhe të paprovuara nga ushtria serbe, policia dhe vullnetarët,” shtoi ai.
Pocuca u pushua nga puna si zëdhënës i policisë antiterror pas këtyre komenteve.
Por megjithëse ai po përballet me gjyq për kërcënimin ndaj Grave me të Zeza, pasaporta e tij nuk u konfiskua dhe ai u arratis nga Serbia duke shkuar në lindje të Ukrainës ku u bashkua me një grupim rebelësh pro-rusë që luftojnë kundër qeverisë së Kievit.
Ai u arrestua në Serbi në fund të marsit të këtij viti pasi u kthye nga Ukraina.
Ai ka dalë në liri me kusht, por kësaj here iu konfiskua edhe pasaporta.
Gjyqi do të vijojë më 6 tetor.