Katër të rinj që morën pjesë një protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha në Durrës dhe cilësimin e saj si “ngjarje aksidentale” nga qeveria, u shoqëruan nga forca të shumta policie duke cituar situatën nga COVID-19.
Katër të rinj që morën pjesë një protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe cilësimin e saj si “ngjarje aksidentale” nga qeveria, u shoqëruan të martën nga forca të shumta policie duke cituar situatën nga COVID-19.
Disa dhjetra të rinj, që përdorën simbolikisht një arkivol marshuan në qendër të qytetit të Durrësit për disa minuta. “Xhaxhi kanë vrarë drejtësinë”, ju drejtua një prej të rinjve që mbante arkë mortin një të moshuari që u shtang nga pamja.
Por pak metra nga qendra e qytetit protestuesit u rrethuan nga forca të shumta policie, përfshi një prani të lartë të njësisë “Shqiponja”, të pajisur me shkopinj gome. Policia kërkoi shpërndarje të tubimit, ndërsa e konsideroi marshimin si të paligjshëm dhe në shkelje të aktit normative që ndalon grumbullimet e mbi 10 personave në ambiente publike. Protestuesit u përgjigjën se ishin “në një ceremoni mortore dhe se policia ishte në shkelje të aktit, duke mbledhur dhjetëra efektiv në një vend”.
Menjëherë pas kësaj policia shoqëroi ata që u identifikuan si organizatorë dhe protesta u zhvendos para dyerve të saj. Kjo ishte protesta e tretë e organizuar në qytetin e Durrësit pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës i Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit lajmëroi të hënën se ka vendosur të mos tolerojë më asnjë protestë, si ato që kemi parë gjatë pesë ditëve të fundit, duke i deklaruar protestat si “të degraduara” ndërsa mbështet vendimin e vet te nevoja për të shmangur një mbyllje tjetër të vendit nga përkeqësimi i situatës me pandeminë e koronavirusit të ri.