Për tre orë radhazi mijëra protestues të opozitës u përplasën me policinë ndërsa tentonin të hynin brenda parlamentit, ku deputetët e mbetur të mazhorancës po mbanin një seancë plenare.
Protestuesit sulmuan me kapsollë, shishe me benzinë, flakadanë dhe gurë, ndërsa policia ju kundërpërgjigj me një sasi të madhe gazi lotsjellës që u përhap edhe ndër qytetarët e tjerë joprotestues. Fotot: Ivana Dervishi/BIRN