Analize14 Jun 2018

Pse G7 është Zero

Që nga krijimi i saj në vitet 1970, Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara është bërë gjithnjë e më i parëndësishëm në një botë fuqish në ngritje. Një institucion që përjashton vendet BRIK ndërsa ende mban sakatë si Italia vështirë se mund të pretendojë legjitimitetin e nevojshëm për të ushtruar udhëheqësinë ekonomike botërore.

Autor: Jim O Neill BIRN Londër
Printo

Udhëheqësit e G7 nga qendra larg në drejtimin e orës,
kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, Presidenti i francës Emmanuel Macron, kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, kryeministrja e Britanisë Theresa May, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, dhe presidenti i SHBA Donald Trump në takimin e G7 në La La Malbe, Kebek, Kanada më 8 qershor 2018. (Sean Kilpatrick/The Canadian Press via AP)

Megjithëse shfaqja e presidentit të SHBA Donald Trump në samitin e Grupit të Shtatëve (G7) në Kebek javën e kaluar nuk u prit shumë mirë, unë ndjej se po kam simpati me skepticizmin e tij ndaj këtij grupi. Prej kohësh kam dyshuar se takimet e përvitshme të udhëheqësve nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara i shërbejnë ndonjë qëllimi të vlefshëm.

Pas më 2001, kur unë krijova akronimin BRIK, parashikova se rritja e rëndësisë ekonomike të Brazilit, Rusisë, indisë dhe Kinës eventualisht do të kërkojë një ndryshim të rëndësishëm në qeverisjen ekonomike botërore. Minimalisht, vërejta unë, organet e qeverisjes botërore duhet të përfshijnë së paku Kinën, nëse jo të gjithë BRIK.

Në të njëjtën kohë, unë vura në dukje se kishte pak arsye që Franca, Gjermania dhe Italia të përfaqësoheshin secila më vete, për shkak se ato kanë një monedhë të përbashkët, një politikë monetare dhe një kuadër politike fiskale të përbashkët (kjo e fundit së paku parimisht). Dhe unë vura gjithashtu në pikëpyetje se pse Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të përfshihen në listën e ekonomive më të mëdha të botës.

Tashmë kanë kaluar 17 vjet dhe G7 vijon të ketë shumë pak arsye për t’i mbajtur punonjësit e vendeve anëtare të zënë me punë. Po, ajo vijon të përmbajë shtatë demokraci perëndimore me ekonomitë më të mëdha, por jo me distancë të madhe. Aktualisht, ekonomia e Kanadasë nuk është shumë më e madhe se sa ajo e Australisë ndërsa ekonomia e Italisë është vetëm pak më e madhe se sa ajo e Spanjës.

G7 është një arkifakt i një epoke të kaluar. Në vitin 1970, kur G5 u zgjerua për të përfshirë Kanadanë dhe Italinë, grupi i ri me të vërtetë e dominonte ekonominë botërore. Japonia ishte në bum dhe shumë besonin se do të arrinte përmasat e SHBA; Italia ishte në rritje dhe askush nuk po mendonte në atë kohë për Kinën. Por këtë vit, Kina pritet të kapërcejë të gjithë eurozonën. Dhe vetëm norma e saj e rritjes ekonomike brenda dy vitesh është efektivisht e ngjashme me ekonominë e të gjithë Italisë. Për më tepër, PBB e Indisë është sakaq më e madhe se sa ajo e Italisë ndërsa Brazili në krizë është aty afër.

Me fjalë të tjera, i vetmi legjitimitet që mund të pretendohet nga G7 është se ajo përfaqëson disa demokraci të mëdha. Por 85% e rritjes në prodhimin botëror (në USD) që nga viti 2010 ka ardhur nga SHBA dhe nga Kina dhe pothuajse 50% ka ardhur nga vetë Kina. Rreth 6% të tjera kanë ardhur nga India ndërsa vlera në dollarë e ekonomive japoneze dhe të BE-së në fakt ka rënë.

Duke parë këto realitete, G7 mund të jetë shumë më e rëndësishme nëse Kanadaja, Franca, Gjermania dhe Italia do të zëvendësoheshin nga Kina dhe India ndërsa e gjithë Eurozona mund të mjaftohet me një delegacion të vetëm. Por, natyrisht, sakaq ka një organ që përfaqëson 7 vendet e G& si dhe BRIK: Grupi 20, i cili u krijua më 1999.

Që nga samiti i parë formal i vitit 2008, G20 ka shërbyer për qëllim të pastër si një forum për ekonomitë kryesore të botës. Që një grup më i vogël të ketë legjitimitet, ai duhet të ketë gjithashtu legjitimitetin e G20. Përfaqësimi i demokracive me ekonomitë më të mëdha në vitet 1970 nuk mjafton më. Në fund të fundit, edhe India e Brazili kanë demokraci funksionale dhe shpejt mund të bëhen më të pasura se sa Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Trump shkaktoi zemërim kur kërkoi javën e kaluar që G7 të ripranojë Rusinë, e cila u përzu pas aneksimit të Krimesë më 2014 nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Por ia vlen të pyesim se çfarë sfidash botërore është aktualisht e aftë G7 të trajtojë, përveç çështjeve ngushtësisht ekonomike. Nga terrorizmi te përhapja e armëve bërthamore dhe te ndryshimet klimatike, këto vështirë se janë probleme që mund të zgjidhen pa ndihmën e vendeve që nuk janë anëtare në G7. Dhe megjithëse media perëndimore e paraqiti Trump si delja e zezë në samit, edhe Italia ka një qeveri që mbështet ripajtimin me Rusinë.

Cirku i fundit i G7 ka shtuar përshtypjet se politikëbërësit e Perëndimit janë të paaftë për të kuptuar disa nga çështjet më urgjente të botës së sotme. Ishte e qartë se tregjet financiare botërore shprehën shumë pak shqetësim për trazirat në Kebek. Por, mes shumë gjërave të tjera, kjo mund të reflektojë thjeshtë faktin se G7 nuk ka më rëndësi.

Duke parë përpara, është e qartë se G20 ofron një forum më të mirë për qeverisjen botërore nga sa jep G7 në gjendjen aktuale. Megjithëse një numër më i madh pjesëmarrësish e bën më të vështirë arritjen e konsesuseve të vlefshme, ajo është gjithashtu edhe më përfaqësuese. Më e rëndësishmja, G20 përfshin vende që do të jenë të domosdoshme për zgjidhjen e problemeve botërore tani dhe në të ardhmen.

Pasi të themi këtë duhet të shtojmë se një grup përfaqësues vendesh mund të ketë ende një rol për të luajtur në të ardhmen krahas G20. Por vetëm nëse ai konceptohet siç duhet. Për këtë qëllim, institucionet kërkimore udhëheqëse të botës duhet të fillojnë të ofrojnë ide specifike mbi të ardhmen e qeverisjes botërore. Nga ana ime, unë do të shoh përpara në udhëheqjen e kësaj detyre kur të marr postin e kryetarit të Chatham House muajin e ardhshëm.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Why the G7 Is a Zero