Ndërsa puna për ndërtimin e dy HEC-eve të Dragobisë dhe Çeremit në Luginën e Valbonës vazhdon, fotot më të fundit nga parku kombëtar tregojnë pasojat që kanë ato “në zemrën blu” të Alpeve Shqiptare.
Punimet në parkun kombëtar të Luginës së Valbonës vijojnë pavarësisht kundërshtimit nga banorët, mjedisorët dhe ndërgjegjësimit të madh mediatik të aktivistëve që i dolën në mbrojtje një nga zonave kyçe të turizmit në veri të Shqipërisë. Përmes fotove të realizuara me dron dhe nga terreni këto ditë prej BIRN, ekskavatorët e hidrocentraleve i janë afruar shtratit të lumit.