Foto5 Jul 2018

Qindra protestojnë kundër projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar (Foto)

Qindra qytetarë, aktivistë dhe artistë po protestojnë të enjten para parlamentit, ku bëjnë thirrje për moskalimin e projektligjit që do t'i hapte rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.

Autor: Loreta Cuka BIRN Tiranë
Printo

Qindra qytetarë protestojnë para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. 5 korrik 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Kauzës së artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar u janë bashkuar edhe qindra qytetarë të tjerë, të cilët po protestojnë para parlamentit, ku deputetët priten të votojnë projektligjin e kundërshtuar për teatrin, të cilin qeveria Rama e ka hartuar si një masë të jashtëzakonshme për të shembur teatrin aktual kombëtar, duke i dhënë një pjesë të tokës publike kompanisë zhvilluese Fusha sh.p.k me qëllim ndërtimin e një teatri të ri.

Ndërsa jashtë parlamentit protestuesit këndonin himnin kombëtar, nga brenda sallës ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro mbrojti dhe një herë projektligjin duke e quajtur teatrin “në gjendje emergjente”, të cilës opozita iu përgjigj se ishte një “gjendje emergjence për vjedhje nga qeveria”. Projektligji pritet të votohet më vonë sot, pasi ministrja Kumbaro mori kohë për hartimin e përgjigjjeve të pyetjeve të deputetëve opozitarë.

Prej disa muajsh qindra persona, kryesisht artistë dhe aktivistë, kanë shprehur kundërshtimin e tyre për këtë plan të qeverisë, duke kërkuar tërheqjen e projektligjit, restaurimin e teatrit kombëtar, ndërtimin e një teatri të ri në një vend tjetër dhe moscënimin e territorit të teatrit kombëtar.

Ekspertët ligjorë gjithashtu kanë kritikuar mënyrën si qeveria po vepron, pasi sipas tyre nxjerrja e një projektligji të posaçëm si një shmangie të garës për fitimin e tenderave publikë.

Projektligji që ndodhet sot në parlament, për të cilin opozita është shprehur kundër, synon t’ia japë kompanisë ndërtuese tokën e lakmueshme në qendër të Tiranës për 470 euro metri katror.