Foto7 Feb 2019

Qytetarët e Kosovës në protestë pas abuzimit të 16-vjeçares (Fotogaleri)

Protestë në Prishtinë pas raportimit për abuzim seksual të një 16-vjeçareje nga Drenasi.

Autor: Atdhe Mulla BIRN/Kallxo Prishtinë
Printo

Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër abuzimit të një vajze 16-vjeçare në komunën e Drenasit.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë qindra të rinj të cilët përmes pankartave në duar kanë shprehur mllefin e tyre me keqtrajtimin e bashkëmoshatares së tyre.

Kjo nxënëse nga Drenasi fillimisht dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht nga një arsimtar i saj në shkollë dhe kur e kishte denoncuar rastin në polici në Drenas, një zyrtar policor i cili e kishte marrë përsipër hetimin e rastit, dyshohet se e kishte shantazhuar dhe keqpërdorur seksualisht.

Protestuesit në prishtinë sot kanë kritikuar mosveprimin e institucioneve për t’i adresuar shqetësimet e viktimës.

Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com

Foto: Atdhe Mulla/Kallxo.com