Çështjet politike dhe financiare priren të diskutohen në grupe të mbyllura intelektuale, nga specialistë që mendojnë pak për shqetësimet e sigurisë apo bashkëveprimit mes objektivave kombëtare dhe ndërkombëtare. Por herët ose vonë, ekonomistët do të kuptojnë se siguria globale kërkon një qasje të re, ashtu siç u nevojit mes luftërave botërore.
Tani që bota po përballet me një luftë tregtare dhe mundësinë në rritje që Perëndimi mund të gjejë veten në një luftë reale, do të bënim mirë të rimerrnim në konsideratë mësimet e periudhës mes dy luftërave.
Shumë nga çrregullimet e sotme në ekonomi dhe siguri i atribuohen shpesh krizës financiare globale të vitit 2008. Përveç ekspozimit të të metave në politikat ekonomike aktuale, kriza dhe pasojat e saj e përshpejtuan ribalancimin global nga Atlantiku në rajonit Azi-Paqësor, ndërsa nxiti pakënaqësi politike dhe çoi në krijimin e lëvizjeve anti-establishment në Perëndim.
Po ashtu, Depresioni i Madh i viteve 1930 mendohet kryesisht se ka prodhuar një ndryshim sizmik të mendimit ekonomik. Sipas idesë së gjithëpranuar, politikëbërësit e asaj kohe, pasi premtuan të mos përsërisin më gabimet që çuan në krizë, hartuan masa të reja për të kapërcyer problemet e hershme të ekonomive të tyre.
Rregullimi rishtas i ekonomisë përmes konceptit dhe institucioneve që pasoi zakonisht i jep merita një figure të lartë: ekonomistit britanik John Maynard Keynes, që publikoi Teorinë e Përgjithshme të Punësimit, Interesit dhe Parasë në viti 1936. Keynes gjithashtu orkestroi konferencën Bretton Woods në 1944, që çoi në krijimin e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe në rendin monetar global pas-lufte.
Sipas bashkëpunëtorit dhe biografit të Keynes, Roy Harrod, ai u konsiderua si fuqiplotë në bisedimet Bretton Woods. Por një nga bashkëkohësit e Keynes, ekonomisti britanik Joan Robinson, gjithnjë e vinte në dyshim faktin nëse ai meriton apo jo kaq shumë merita për progresin e rendit të ri.
Në fund të fundit, arsyeja e vërtetë pse mendimi Kejnezian zuri rrënjë ishte se metoda e tij e llogaritjes së konsumit agregat, investimit dhe kursimeve rezultoi e paçmueshme për planifikimin e ushtrisë amerikane dhe britanike gjatë luftës së dytë botërore. Me llogaritje të vazhdueshme kombëtare, qeveritë mund të përdorin më mirë burimet, të çojnë prodhimin nga përdorimi civil te qëllimet ushtarake dhe të zvogëlojnë presionet inflacionare, duke ruajtur kështu konsumin dhe duke mënjanuar pakënaqësinë civile.
Të njëjtat mjete rezultuan të ishin po aq të dobishme në riorientimin e ekonomisë paslufte drejt konsumit më të lartë familjar. Por ideja është se revolucioni në ekonomi, pasuar nga mrekullitë ekonomike të periudhës së pasluftës, ishte një produkt i llogaritjeve të kohës së luftës, jo një reflektim i kohës së paqes. Shqetësimet e ngutshme të sigurisë dhe nevoja për të siguruar stabilitet vendas dhe ndërkombëtar i bëri politikëbërësit më të gatshëm të sfidojnë dogmat e gjata ekonomike.
Kjo periudhë ka leksione të rëndësishme për të tashmen. Sot, shumë ekonomistë ankohen se kriza financiare nuk shkaktoi një rimendim serioz të ekonomisë bashkëkohore. Nuk ka ekuivalentë modernë të Keynes. Në vend të kësaj, çështjet politike dhe financiare priren të diskutohen në grupe të mbyllura intelektuale, nga specialistë që mendojnë pak për shqetësimet e sigurisë apo bashkëveprimit mes objektivave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ende, ashtu si në periudhën mes luftërave, ka kërcënime sigurie sot që do ta bënin të nevojshëm rimendimin ekonomik, në mos të pashmangshëm. Ndonëse kriza financiare nuk çoi në një llogaritje holistike intelektuale, tre sfidat e gjera të rendit ndërkombëtare liberal që nga 2016 me siguri do të çojnë.
Sfida e parë është kërcënimi ekzistencial i ndryshimit klimatik, që do të ketë pasoja të thella gjeopolitike, veçanërisht për zona që po përballen tashmë me mangësi uji dhe për vendet tropikale dhe qytetet bregdetare që po përjetojnë tani efektet e rritjes së niveleve të detit. Në të njëjtën kohë, disa vende do të shijojnë përfitime të përkohshme, me zgjatjen e stinëve dhe rritjen e aksesit të mineraleve, hidrokarbureve dhe burimeve të tjera në rajonet polare.
Së fundmi, pakësimi i gazeve serrë në atmosferë do të shërbejë si një e mirë e përbashkët. Por, pa një mekanizëm ndërkombëtar për të kompensuar ata që janë më në rrezik nga një planet në ngrohje, vendet individuale do të bëjnë ujdi duke pakësuar gazet serrë ndryshe.
Sfida e dytë globale është inteligjenca artificiale dhe pengesat e parashikueshme që do të sjellë në tregjet e punës. Kjo kërcënon jo vetëm punësimin, por edhe sigurinë sepse do të vjetërsojë shumë teknologji që shtetet i përdorin për të mbrojtur popullatat e tyre dhe për të frenuar agresionin. Nuk është çudi që fuqitë e mëdha si Shtetet e Bashkuara dhe Kina po garojnë tashmë për të dominuar inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e tjera. Teksa ata vazhdojnë ta bëjnë këtë, do të luajnë një rol gjithnjë e më të rrezikshëm dhe një lojë më të paqëndrueshme, në të cilën çdo ndryshim teknolojik mund të transformojë plotësisht politikat duke i bërë mbrojtjet e mëparshme të padobishme.
Sfida e tretë është revolucioni monetar që do të nxitet nga teknologjitë e sinkronizimit të rrjeteve si blokçein, që ka premisën për të krijuar një para jo-shtetërore. Që nga Bretton Woods, dominimi monetar ka qenë një formë e pushtetit, veçanërisht për Amerikën. Por metodat alternative të parasë do t’i ofrojnë aktorëve qeveritarë dhe jo-shtetëror mënyra të reja për të marrë pushtet apo për të shmangur strukturat ekzistuese të pushtetit. Kriptoparatë si Bitkoin tashmë po shqetësojnë tregjet dhe mundet që një ditë të ndryshojnë marrëdhëniet financiare mbi të cilat bazohen shoqëritë industriale moderne.
Në gjeografinë e re politike, Kina, Rusia, India dhe të tjerë do të shohin këto sfida si mundësi për të formësuar globalizimin e ardhshëm sipas kushteve të tyre. Ajo që ata parashikojnë do të ketë pamje shumë të ndryshme nga modeli i shekullit të tëtëmbëdhjetë. Kina, për shembull, e sheh inteligjencën artificiale si mjet për të rimodeluar oganizimit politik përmes survejimit masiv dhe mendimit të udhëzuar nga shteti. Duke zëvendësuar individualizmin me kolekivizëm, kjo do të çojë politikën globale drejt një qasje shumë joliberale.
Për fat të mirë, ka rrugë alternative përpara. Në rimendimin e ekonomisë dhe sigurisë, duhet të krijojmë një qasje që çon përpara inovacionin brenda një kornize të diskutimit të koordinuar të të ardhmes sociale dhe politike. Duhet të vëmë në punë imagjinatën njerëzore dhe kreativitetin jo vetëm për krijimin e teknologjive të reja, por gjithashtu edhe të sistemeve që do të qeverisin këto teknologji.
E ardhmja më e mirë do të jetë ajo ku qeveritë dhe korporatat shumëkombëshe nuk do të kontrollojnë të gjithë informacionin. Sfida, atëherë është të hartohen zgjidhje të gjithëpranuara bazuar në bashkëpunim, në vend të vizioneve konkurruese.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Reimagining Security and Rethinking Economics