Refuzimi i Francës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk duhet të shihet si një vdekje e zgjerimit të BE-së. Dënimi që shkaktoi kjo gjë, si edhe zëraat në mbështetje të Ballkanit Perëndimor, duhet të përdoren për të ripërtërirë procesin e pranimit.
Në shtator 2017, në një fjalim në Universitetin Sorbonne në Paris, presidenti i sapozgjedhur francez Emmanuel Macron parashtroi një vizion të një bashkimi gjithnjë e më të ngushtë të kombeve europiane, me ide konkrete, të freskëta dhe afatgjata që do t’i jepnin një frymë të re projektit europian.
Dukej se kontinenti më në fund kishte gjetur një lider të aftë për ta çuar Bashkimin Europian në një epokë të re.
Pak më shumë se dy vjet që atëherë, pak mbeten kaq optimistë.
Këtë tetor, Macron vuri veton ndaj një vendimi për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pavarësisht progresit të padyshimtë që këto dy vende kanë bërë, pa përmendur vendimin e Maqedonisë së Veriut për të ndryshuar emrin e saj për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë fqinje.
“Jo”-ja e Macron nxiti një varg analizash dhe kundërshtimesh të shpjeguara sesi qëndrimi francez do të dëmtonte sukseset e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, që kjo dëmtonte rëndë besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe hidhte hije mbi perspektivën europiane të rajonit.
Por kur në Ballkan ndodh diçka e keqe, këto të fundit vazhdojnë radhë. Akoma ma marrë veten nga vetoja franceze, Macron u kritikua përsëri për një intervistë të publikuar javën e kaluar në të cilën ai e përshkroi Bosnjën dhe Hercegovinën si një “bombë me sahat pranë Kroacisë” për shkak të kthimit të luftëtarëve islamikë.
Por ndërsa disa shkuan aq larg sa shpallën vdekjen e zgjerimit të BE-së, dy gjëra sugjerojnë se një rezultat shumë i ndryshëm është i mundur.
Zgjerimi përsëri një problem
Fillimisht, zgjerimi është përsëri një temë e nxehtë.
Vite të tëra zgjerim u pasuan nga një zotim në vitin 2014 nga presidenti i porsazgjedhur i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker se nën mbikëqyrjen e tij nuk do të kishte ndonjë zgjerim të mëtejshëm, e shtynë këtë çështje në fund të axhendës së BE-së.
Megjithatë, me vendosjen e vetos franceze, kjo u shndërrua në një temë midis institucioneve, liderëve të BE-së dhe mediave para dhe gjatë mbledhjes së Këshillit Europian në tetor, pak pas Brexit. Zgjerimi është përsëri qendra e bisedimeve.
Së dyti, një bllok i fortë pro-Ballkan është konsoliduar brenda BE-së. Rajoni, duke luftuar për të fituar kohën e humbur dhe për të arritur fqinjët e tij, papritmas ka një rreth miqsh që promovojnë në mënyrë aktive rrugën e tij europiane.
Presidentët dhe kryeministrat e shumë vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të institucioneve të BE-së, drejtues partish dhe eurodeputetë mbështetën Shkupin dhe Tiranën përpara zhgënjimit të Këshillit Europian.
Nëse vlerësojmë zgjerimin e BE-së si një njeri i bllokuar në koma për vitet e fundit, kjo vjeshtë politike shënon zgjimin e tij. Tani shtrohet pyetja: Sa do të zgjasë rimëkëmbja?
Norvegjia asnjë zgjidhje
Mosafrimi i Ballkanit në BE edhe 20 vjet pas fillimit të Procesit të Stabilizim Asociimit tregon që strategjia e para-pranimit nuk funksionon.
Por juria nuk di akoma si ta ndreqë këtë.
Ndërsa disa sugjerojnë integrimin sektorial ose kthyeshmërinë e procesit si përmirësime të mundshme, të tjerë kanë nisur kërkimin e alternativave për anëtarësimin në BE, me idenë e Nismës Europiane të Stabilitetit për një model norvegjez/EEA për Ballkanin Perëndimor që ka fituar më shumë vëmendje. Në thelb, rajoni duhet të ketë anëtarësim në treg të vetëm dhe më pas përfundimisht, në një moment të caktuar, të anëtarësohet në BE.
Përveç faktit se pranimi i Ballkanit Perëndimor në EEA/EFTA është i pamundur – jo vetëm për shkak të kundërshtimit të mundshëm të anëtarëve aktualë – “modeli norvegjez/EEA” në rajon duket se është me të meta, pasi i mungon baza thelbësore për zbatimin e tij.
Anëtarësimi në tregun e vetëm (modeli EEA) nënkupton ekzistencën e një kuadri institucional gjithëpërfshirës dhe mekanizmave ligjore që sigurojnë zbatimin e duhur të ligjit të BE-së.
Megjithatë, përse BE-ja do të dëshironte të krijonte një Autoritet të ri Mbikëqyrje ose një Gjykate BE-BP, nëse shtetet në fund të fundit do të anëtarësohen në Bashkim?
Për të zbatuar katër liritë e BE-së, është e nevojshme të miratohet dhe zbatohet një pjesë e rëndësishme e legjislacionit të BE-së.
Për shembull, nuk mund të ketë lëvizje të lirë të mallrave përveç nëse ekzistojnë dispozita të ndihmës shtetërore dhe një organ i pavarur e mbikëqyr këtë. Kështu që, çështja e adoptimit dhe përputhshmërisë me legjislacionin ekzistues të tregut të vetëm do të ishte një pengesë tjetër, duke e bërë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor praktikisht të pamundur në këtë fazë.
Gjithsesi e rëndësishme, modeli EEA nuk ofron fuqi transformuese, një nga elementët kryesorë të politikës së zgjerimit. Është pikërisht procesi i zgjerimit që drejton një proces europianizimi, me anë të të cilit ndodh një transformim themelor shoqëror në arsyetimin themelor dhe proceset e vendimmarrjes.
Për më tepër, oferta e BE-së bëhet gjithnjë e më e hollë me këtë model gjithashtu. Nëse Bashkimi tashmë përpiqet të përdorë mekanizmin e tij, stimujt për t’u pajtuar me acquis dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe janë më pak tërheqëse. Bashkimi tashmë ka dëmtuar rëndë besueshmërinë e tij në Ballkan; braktisja e qëllimit të pranimit thjesht do të krijonte pasiguri të mëtejshme për rajonin.
Procesi i pranimit në BE, pra, ka nevojë për një reformë gjithëpërfshirëse dhe të plotë, e cila është ndoshta e vetmja pikë e përbashkët në të cilën palët e interesuara, ekspertët e organizatave dhe akademikët që merren me politikën e zgjerimit bien dakord unanimisht. Pra, po tani?
Recetë e vjetër, përbërës të rinj
Nëse rruga përpara është të vazhdosh rrugën e pranimit në BE, dy strategji mund të mbështesin dhe përmirësojnë këtë proces.
E para është “emërimi dhe shmangia”.
Deklarata të tilla si “gabim i rëndë historik” ose “gabim strategjik”, humbje e besueshmërisë së BE-së ose kërcënim për sigurinë e BE-së – drejtuar fajtorit kryesor, Macron – janë revolucionare.
Në fakt, në ditët pas vetos franceze, dukej sikur pritej një sulm ndaj Macronit dhe ishte gjithashtu edhe e dëshirueshme politikisht.
Një strategji tjetër, e cila mund të zhvillohet paralelisht, ka të bëjë me reformën e shumëpritur në procesin e pranimit.
Rikthyeshmëria, mekanizmat efektivë për zgjidhja e mosmarrëveshjeve, një rrugë e besueshme reformash dhe integrimi gradual duhet të mirëpriten.
Për sa kohë që zgjerimi është në duart e shteteve anëtare të BE-së, ai do të mbetet një proces politik i pashmangshëm. Por, në të njëjtën kohë, një proces më i efektshëm dhe i bazuar në merita, i aftë për të dhënë rezultate menjëherë dhe me forcë, thjesht mund të rikthejë besimin në këtë proces dhe të përmirësojë lidhjet e prishura BE-Ballkan.
Mendimet e shprehura në seksionin e Opinioneve janë vetëm ato të aurorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.