Ky është blogu i BIRN për raportimin nga dita e zgjedhjeve. Na ndiqni në reporter.al, Facebook, Twitter dhe email për të rejat e fundit.
20:18: Në fjalimin e tij të fitores, Edi Rama iu rikthye sloganit të tij të dikurshëm për një qeverisje mbi të majtën dhe të djathtën, ndërsa e cilësoi marrëveshjen e 18 Majit me Lulzim Bashën si “busull orientuese”. Ai falenderoi Bashën se me marrëveshjen “vendosi Shqipërinë të parën” ndërsa premtoi se do të jetë me dorë të shtrirë për bashkëpunim ndaj opozitës. Përballë një turme njerëzish që brohorisnin emrin e tij, Rama e vuri theksin tek simbolet kombëtare dhe flamuri kuq e zi. Ai iu rikthye gjithashtu premtimit kyç të fushatës së tij për ndryshimin rrënjësor të administratës publike në këtë mandat. “Shqiptarët votuan për ta çuar tepsinë e pushtetit për skrap njëherë e përgjithmonë,” tha Rama.
19:17: Edi Rama: Shqipëria ka folur troç, shqiptarët kanë vendosur me një votë qartësisht kuq e zi!
19:08: I rrethuar nga qindra simpatizantë në oborrin e selisë së Partisë Socialiste, Edi Rama bëhet gati për fjalimin e fitores në sheshin “Skënderbej”.
18:02: Mesazhi i Knut Fleckenstein për zgjedhjet
16:41: E mbetur jashtë Parlamentit, Mesila Doda e PDIU fajësoi sistemin zgjedhor si penalizues për partitë e vogla. “Kemi marrë rreth 87 mijë vota dhe kemi 3-4 mandate… Jemi shumë afër për mandatin[ e Idrizit] në Tiranë,” tha ajo për mediat.
14:55: Kryetari i delegacionit të PE në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare, Eduart Kukan i cilësoi ato “një hap i vogël përpara”. Në një intervistë për DË, Kukan i krahasoi ato me zgjedhjet e 2013-s, të cilat gjithashtu i kishte ndjekur nga afër. “Po, janë më mirë se të kaluarat. Kini parasysh se ky është një perceptim, një ndjenjë e imja… Ekipi i monitoruesve ndërkombëtarë do të marrë në konsideratë çdo aspekt që lidhet me numërimin, evidentimin e rezultateve dhe shpalljen e tyre,” tha ai.
12:55: Pas fitores së mandatit të tij në Shkodër, Tom Doshi deklaroi se e kishte uruar kryeministri Rama-një sinjal për afrimin e tij në kampin e Partisë Socialiste. “Premtimet e mia kanë mbështetjen e kryeministrit për mandatin 4-vjeçar,”tha Doshi për mediat lokale. Deputeti kontrovers i përjashtuar nga Partia Socialiste pas një konflikti publik me Ilir Metën garoi për zgjedhjet e 25 qershorit nën logon e PSD, duke i dhënë kësaj partie mandatin e vetëm.
12:35: Agron Duka-kryetar i PAA i cili ndonëse u rendit i pesti në listën e PD-së në Durrës nuk arriti të merrte mandatin tha në një intervistë për Neës 24 se fushata 1-mujore nuk ishte e mjaftueshme për të bindur elektoratin. “ PD i kishte strukturat në Durrës thuajse inekzistente. Mendova se diçka bëmë, se mund të merrnim 5 apo 6 mandate, por fakti tregoi që nuk arrihet me 6 muaj…,” tha Duka. “Mendoj se rezultati nuk është real, sepse ka pasur shumë shit-blerje votash, ndërsa PD shkonte në fushatë me shishe uji,” shtoi më tej Duka.
12:04: Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e së dielës. “Urime të merituara. Pres të takohemi së shpejti…” raportoi media mbi mesazhin e Merkel.
11: 50 : Mesazhi i Ben Blushit për mbështetësit e LIBRA
11:34: Partia Socialiste feston të mërkurën në mbrëmje fitoren në sheshin Skënderbej
11:30: Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Haki Çako vlerësoi vartësit e tij në nivel qendror dhe lokal për angazhimin në zgjedhje. “Mirënjohja ime shkon për të gjithë drejtuesit e Policisë, qendrorë dhe vendorë, të cilët ndonëse në një presion të paprecedentë politik dhe psikologjik, me profesionalizëm menaxhuan me sukses situatat dhe realizuan detyrën,” tha Çako në mesazhin e tij.
11:29: Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh deputetëve të PS-së: “Ia dolëm”
11:17 : Mesazh nga deputeti i Lezhës Viktor Tushaj për votuesit.
Të dashur miq!
Një falenderim të përzemert për të gjithë banoret e qarkut Lezhë që besuan tek une dhe LSI. As presioni psikologjik dhe as dhuna fizike, por as parate e krimit dhe droges të hedhura lumë, natën e diten, nuk ja erresuan gjykimin popullit të Lezhes, Kurbinit e Mirdites për të zgjedhur perfaqesuesin e tyre ne kuvendin e Shqiperise. Ju garantoj se do jem zeri juaj në foltoren më të nderuar të vendit.
Zoti ju bekoftë!
10: 49: Në Korçë të hënën u arrestua një shtetas për blerje vote
Arrestohet në flagrancë një shtetas, si edhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër, për veprën penale:“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :· P. M., 55 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë specialist pranë Drejtorisë së Peshkimit Korçë, koordinator i një subjekti politik )
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25.06.2017 ky shtetas, është kapur duke shpërndarë shuma lekësh me qëllim blerjen e votës, deri në 20000 lekë për një subjekt të caktuar politik.
Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:· R.D, 61 vjeç, banues në Korçë (me detyrë koordinator i një subjekti politik)
Procedimi ndaj tij filloi pasi, më datë 25.06.2017, këtij shtetasi në lagjen nr 6 në Korçë, në automjetin e tij, i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 17000 lekësh të cilat dyshohen se do përdoreshin për pagesat e zgjedhësve dhe komisionerëve të këtij subjekti.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë lidhur me veprën penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
10:47: Zv.presidentja e BE-së dhe njëkohësisht përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Federica Mogherini, përmes një deklarate të përbashkët me komisionerin e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn, kanë vlerësuar zgjedhjet në Shqipëri. Sipas tyre, zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri u zhvilluan në mënyrë të qetë dhe të rregullt, e qytetarët përfituan nga një ofertë e gjerë politike në një moment tepër të rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
10:39: Rezulatati sipas KQZ-së me 95.88 % të qendrave të votimit të përpunuara
Votuar 1.541.312 | 46,64%* Pjesëmarrja
Subjekti | Vota | Përqindje** | Mandate! | |||
---|---|---|---|---|---|---|
1. | LSI | 217.879 | 14,41% | 19 | ||
2. | PS | 730.386 | 48,32% | 74 | ||
3. | PKD | 2.415 | 0,16% | |||
4. | SFIDA | 3.254 | 0,22% | |||
5. | PR | 3.694 | 0,24% | |||
6. | PD | 436.632 | 28,89% | 43 | ||
7. | PBDKSH | 880 | 0,06% | |||
8. | ADK | 668 | 0,04% | |||
9. | PSD | 14.333 | 0,95% | 1 | ||
10. | AD | 497 | 0,03% | |||
11. | FRD | 4.705 | 0,31% | |||
12. | PDS | 2.433 | 0,16% | |||
13. | PDIU | 70.247 | 4,65% | 3 | ||
14. | AAK | 338 | 0,02% | |||
15. | MEGA | 2.262 | 0,15% | |||
16. | PKSH | 979 | 0,06% | |||
17. | APD | 1.408 | 0,09% | |||
18. | LIBRA | 18.532 | 1,23% |
10:26: Kreu i LSI-së Petrit Vasili jep në një konferencë për shtyp vizionin e tij për opozitën e dalë ga gjedhjet
“Fushatë e vështirë po shumë motivuese, miëjra burra e gra që jo vetëm votuan LSI po më shumë se kaq, për t’i ngarkuar asaj një mision historik, të jashtëzakonshëm, i cili ka të bëjë me bërjen më në fund të Shqipërisë me një opozitë të vërtetë në këtë vend. Kjo nevojë historike rrjedh nga një shkak madhor, pasi zgjedhjet e 25 qershorit, për shkak të strategjisë së terrorit, të lëshimit të miliona parave të pista, të bërjes njësh të policisë së shtetit dhe bashkëvepruese në këtë strategji terrori, 230 mijë votat ishin pikërisht goditja më e rëndë që mund t’i jepej kësaj strategjie, dhe njëkohësisht krijimi i asaj rruge tepër të gjerë që do të ecë tani Shqipëria, ku më së fundi dhe për herë të parë pas 4 vitesh, mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Shqipërisë, një zë që do të denoncojë qartë dhe në mënyrë të hekurt të gjith strategjinë e terrortit të këtyre zgjedhjeve, të dokumentuara tërësisht me mijëra dokumente, fakte, filmime, fotografi që do të bëhen të ditura, anëe mbanë botës. Zëri i kësaj opozite të re do të jetë një zë që do të çbëjë moralisht dhe do të zhveshë strategjinë e drogës në këtë vend dhe parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj, të një vendi që do të çlirohet nga kthimi i tij në një gropë plehrash. Zëri i qytetarëve ku të çlirohen njëherë e përgjithmonë nga pushteti i bandave nacional socialixte të Rilindjes”, tha Vasili.
Data 27 Qershor 2017
19:50: Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri u bëri thirrje komisionerëve që të përmbyllin procesin e numërimit, duke garantuar një standard më të lartë të zgjedhjeve. Ai u drejtoi një apel edhe partitë politike, duke u kujtuar atyre se nxjerrja e rezultatit është në interes të të gjitha palëve.
19:44: Partia Demokratike ia del me vështirësi të ruajë një epërsi të lehtë në bashkinë e Vorës, duke marrë 36.03 për qind të votave. Sipas të dhënave të KQZ, Partia Socialiste mori 33.16 për qind të votave, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 28.45 për qind të votave.
19:31: Rezultatet në 21 bashkitë ku ka përfunduar numërimi
Kamëz
PD 48.76 %
PS 35.07%
LSI 11.94 %
Rrogozhinë
PS 42.77 %
PD 25.56 %
PDIU 20.35 %
LSI 10.65 %
Pukë
PS 64.56 %
PD 20.21 %
LSI 9.06 %
Tropojë
PD 59.53 %
PS 32.06 %
LSI 6.95 %
Has
PD 50.23 %
PS 42.87 %
LSI 5.59 %
Mat
PS 46.11 %
PD 32.54 %
LSI 16.29 %
Klos
PS 38.86%
PD 32.50%
LSI 21.01 %
Librazhd
PS 64.37 %
PD 17.47 %
LSI 7.20 %
Përrenjas
PS 50.40%
LSI 22.77%
PD 17.93%
Belsh
PS 53,38%
PD 20,02%
LSI 15,56%
Mallakastër
PS 49,23%
PD 30,36%
LSI 16,25%
Skrapar
LSI 55,48%
PS 37,59%
PD 5,89%
Pustec
LSI 38,06%
PS 37,03%
PD 24,25%
Devoll
PD 48,09%
PS 33,23%
LSI 8,97%
Kolonjë
PS 49,79%
LSI 31,52%
PD 17,21%
Tepelenë
PS 62,43%
PD 18,22%
LSI 17,11%
Libohovë
PS 52,16%
PD 31,53%
LSI 14,73%
Përmet
PS 51,75%
PD 26,89%
LSI 19,23%
Selenicë
PS 64,29%
PD 24,44%
LSI 10,28%
Himarë
PS 60,91%
PD 25,16%
LSI 11,79%
Delvinë
PS 45,94%
LSI 34,99%
PD 16,30%
19:20: Mbyllet numërimi i votave për 21 qytete
Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se procesi i numërimit të votave ka përfunduar tashmë në 21 qytete të vendit. Sipas rezultateve paraprake të KQZ, Partia Socialiste ka fituar në 15 prej tyre; Pukë, Mat, Klos, Librazhd, Përrenjas, Belsh, Mallakastër, Tepelenë, Libohovë, Kolonjë, Përmet, Selenicë, Himarë, Delvinë dhe Rrogozhinë. Partia Demokratike ka fituar vetëm 4 prej zonave ku numërimi është mbyllur, duke ruajtur bastionet e saj në Tropojë, Kamëz, Devoll dhe Has. Lëvizja Socialiste për Integrim ka përmbushur ambicien e saj për forcë të parë në Skrapar dhe në njësinë administrative të Pustecit në qarkun e Korçës.
17:37: Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017. Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit.
Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre.
Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve. Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime.
Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.
17: 21 : Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, ka mohur raportimet në media se mosfunksionimi i faqjes së saj në internet mbrëmjen e së dielës të ishte rezultat i një sulmi kibernetik nga hakera rus. Lexo më shumë:
15:30 : Rezultatet e zgjedhjeve sipas KQZ-së kur janë përpunuar 56.6 % të qendrave të votimit.
Subjekti | Vota | Përqindje** | Mandate! | |||
---|---|---|---|---|---|---|
1. | LSI | 126.791 | 14,61% | 18 | ||
2. | PS | 421.893 | 48,61% | 74 | ||
3. | PKD | 1.317 | 0,15% | |||
4. | SFIDA | 1.610 | 0,19% | |||
5. | PR | 2.428 | 0,28% | |||
6. | PD | 249.573 | 28,75% | 43 | ||
7. | PBDKSH | 532 | 0,06% | |||
8. | ADK | 384 | 0,04% | |||
9. | PSD | 6.263 | 0,72% | 1 | ||
10. | AD | 230 | 0,03% | |||
11. | FRD | 2.240 | 0,26% | |||
12. | PDS | 1.393 | 0,16% | |||
13. | PDIU | 40.784 | 4,70% | 4 | ||
14. | AAK | 166 | 0,02% | |||
15. | MEGA | 1.040 | 0,12% | |||
16. | PKSH | 571 | 0,07% | |||
17. | APD | 772 | 0,09% | |||
18. | LIBRA | 9.988 | 1,15% |
15:27 : Mesazhi i Eduard Selamit për Demokratët
Nje dite e veshtire per PD. Kam besim te plote qe demokratet do te ringrihen.
— Eduard Selami (@SelamiEduard) June 26, 2017
15:17 : Koalicioni Vëzhguesve Vendor, KVV, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të hënën dha një vlerësim pozitiv për procesin zgjedhor megjithë incidentet e vërejtura. Lexo më shumë.
14:18: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka drejtuar një ultimatum komisionerëve për të vazhduar numërimin, ose në të kundërt ka paralajmëruar shkarkime. Përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj, KQZ u bëri thirrje atyre që të përfundojnë procesin e numërimit brenda orës 22:00 të së hënës. “U bëjmë thirrje komisionerëve që të kthehen në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e numërimit. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përbën shkak për shkarkimin e tyre,” tha Hoxhaj.
13:56: Ndërkohë që projeksioni i votave të numëruara tregon një rrudhje të mëtejshme të Partisë Demokratike, kryetari i saj, Lulzim Basha është përpjekur të inkurajojë komisionerët që të lexojnë çdo votë. “Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim vullneti. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund,” tha ai përmes një mesazhi të shpërndarë në media.
12:32: Euronews: Lista e detyrave për Edi Ramën
Duke raportuar për fitoren e projektuar të Partisë Socialiste në Shqipëri, rrjeti televiziv Euronews ka renditur një listë prej pesë detyrash që Edi Rama duhet të përmbushë.
E drejta e pronës
Ekzistojnë shumë çështje të pazgjidhura të pronës në shtetit ballkanik. Vetë Rama e ka pranuar që kjo çështje është një “katrahurë shumëvjeçare” që po del jashtë kontrollit. Falsifikimet e titujve të pronësisë kanë qenë të shfenuara pas rënies së regjimit komunist. Qeveria socialiste ka krijuar një fond kompensimi prej 500 milionë eurosh për të trajtuar këtë çështje.
Sistemi gjyqësor
Pastrimi i sistemit nga gjyqtarët e korruptuar është një tjetër çështje me të cilën socialistët janë betuar se do të përballen. Parlamenti u mblodh javën e kaluar për të aprovuar një ligj të ri për vetingun e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmësve ligjorë. [Parlamenti votoi për kandidaturat e institucioneve të vetingut]. Më shumë se 300 janë akuzuar për korrupsion. “Ata duhet të justifikojnë burimin e të ardhurave të tyre-pasuritë e tyre të pajustifikuara dhe të provojnë që nuk kanë lidhje me krimin e organizuar,” tha Rama. “Ata do të testohen gjithashtu për aftësitë”.
Droga
Shqipëria ka dështuar të ndalojë kultivimin e kanabisit, ç’ka lidhet me krimin e organizuar. Maroku kryeson në trafikun e vajit të hashashit që hyn në BE, por Shqipëria është furnizuesi më i madh i kanabisit drejt 28 vendeve të bllokut europian, sipas Europolit. Dhe Rama ka bërë pak për t’u përballur me këtë çështje, pavarësisht premtimeve se do “ta çrrënjosë fenomenin njëherë e mirë”.
Ndalimi i “rrjedhjes së trurit”
Sipas INSTAT, rroga bruto mujore në vitin 2016 ishte nën 46 000 lekë-rreth 340 euro. Nëse e krahason këtë me Kroacinë (1060 euro), Greqinë (1070 euro) dhe Italinë (2033 euro) mund ta kuptosh fare lehtë se pse të rinjtë janë duke braktisur vendin në masë.
Papunësia
Pak më shumë se një e katërta e të rinjve janë në skemën e papunësisë. Ndërkohë që në Gjermani vetëm 7 për qind e grupmoshës 15-29 vjeç ishin të papunë, në Shqipëri kjo shifër kapërceu 28.9 për qind.
12: 16: Delegacioni Bashkimi Europian në Himarë, monitoro numurimin e votave
#Albania Elections 2017 – #EU Delegation teams observation continues: counting starts in #Himarë pic.twitter.com/jxhPEDntEY
— EU in Albania (@EU_Albania) June 25, 2017
11:45 : Reagimi i ish zevendës ministres së jashtëme Edit Harxhi, për rezultatin e zgjedhjeve.
PD-ja ime duhet te ringrihet. Populli foli me heshtje. #Make PD Great Again
— Edith Harxhi (@EdithHarxhi) June 25, 2017
11:17 : Rezultatet sipas KQZ-së me 40.49 % të qendrave të votimit të përpunuara.
Votuar 629.842 | 46,79%* Pjesëmarrja
Subjekti | Vota | Përqindje** | |||
---|---|---|---|---|---|
1. | LSI | 91.661 | 14,85% | ||
2. | PS | 305.317 | 49,48% | ||
3. | PKD | 880 | 0,14% | ||
4. | SFIDA | 1.141 | 0,18% | ||
5. | PR | 1.646 | 0,27% | ||
6. | PD | 175.458 | 28,43% | ||
7. | PBDKSH | 600 | 0,10% | ||
8. | ADK | 295 | 0,05% | ||
9. | PSD | 4.579 | 0,74% | ||
10. | AD | 162 | 0,03% | ||
11. | FRD | 1.578 | 0,26% | ||
12. | PDS | 937 | 0,15% | ||
13. | PDIU | 24.947 | 4,04% | ||
14. | AAK | 120 | 0,02% | ||
15. | MEGA | 635 | 0,10% | ||
16. | PKSH | 398 | 0,06% | ||
17. | APD | 565 | 0,09% | ||
18. | LIBRA | 6.929 | 1,12% |
08:59: Edi Rama shpreh nëpërmjet një postimi në Facebook që PS ka marrë 75 mandate.
08:54: Ish ministri i jashtëm Besnik Mustafaj në një analizë të publikuar në gazetën Panoramo kërkon dorëheqjen e kreut të PD-së Lulzim Basha pas rezulatatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
“Nuk është hera e parë gjatë këtyre 26 vjetëve që ne demokratët humbim në zgjedhje. Por dështimi i “Republikës së re” është mirëfilli i turpshëm. Dhe është i tillë personalisht për Lulzim Bashën.”
08:49 : Rezultatet sipas KQZ-së kur janë përpunuar 31.7 % të qendrave të votimit të paraqitura grafikisht.
08:38 : Rezultatet sipas KQZ-së kur janë përpunuar 31.7 % të qendrave të votimit.:
REZULTATI
Votuar 492.940 | 47,14%* Pjesëmarrja
Subjekti | Vota | Përqindje** | |||
---|---|---|---|---|---|
1. | LSI | 73.327 | 15,19% | ||
2. | PS | 239.370 | 49,58% | ||
3. | PKD | 679 | 0,14% | ||
4. | SFIDA | 880 | 0,18% | ||
5. | PR | 1.391 | 0,29% | ||
6. | PD | 136.904 | 28,36% | ||
7. | PBDKSH | 520 | 0,11% | ||
8. | ADK | 225 | 0,05% | ||
9. | PSD | 3.113 | 0,64% | ||
10. | AD | 126 | 0,03% | ||
11. | FRD | 1.161 | 0,24% | ||
12. | PDS | 710 | 0,15% | ||
13. | PDIU | 18.186 | 3,77% | ||
14. | AAK | 100 | 0,02% | ||
15. | MEGA | 593 | 0,12% | ||
16. | PKSH | 329 | 0,07% | ||
17. | APD | 430 | 0,09% | ||
18. | LIBRA | 5.263 | 1,09% |
Ora 02.06, datë 26 Qershor 2017:
Si funksionon ndarja e mandateve?
Formula D’Hondt e mesatareve më të larta është e lehtë. Votat që merr çdo parti politike pjesëtohen me numrin e mandateve. Partia që ka rezultatin më të lartë nga ky pjesëtim merr mandatin përkatës. P.sh: numri i votave të partive pjesëtohen me 1, me dy, me tre e me radhë, për aq mandate sa ndahen në qarkun përkatës. Numrat e nxjerrë nga rezultati i pjesëtimit renditen nga më i madhi deri te më i vogli. Partia që ka marrë qoftë edhe një votë më shumë se sa të tjerat merr mandatin e parë sepse rezultati i votave të saj pjesëtuar me 1, jep rezultat më të lartë. Partia e dytë merr mandatin e dytë e me radhë. Në rastet kur partia e parë merr më shumë se dy herë numrin e votave në krahasim me partinë e dytë, ajo ka gjasa do të marrë dy herë më shumë mandate. Lexo më shumë: Metoda D-Hondt e ndarjes së mandateve të deputetëve
Ora 22.50:
Procesi i numërimit
Shqipëria e kryen procesin e numërimit të votave në 89 qendra të shtrira në të gjithë territorin e vendit të njohura si Zonat e Administrimit Zgjedhor. Kutitë e votimit mbyllen dhe vulosen pas përfundimit të votimit dhe dërgohen në qendrat e numërimit të votave. Kjo bën që ndryshe nga shumë vende të tjera, procesi i numërimit të votave në Shqipëri të zgjasë shumë ditë, e me raste, shumë javë.
Shqipëria e zhvendosi procesin e numërimit të votave nga qendrat e votimit te qendrat e administrimit zgjedhor pas zgjedhjeve të vitit 2001, kur pati akuza të shumta se partia në pushtet në atë kohë, Partia Socialiste, bleu komisionerë të opozitës apo falsifikoi procesverbale të qendrave të votimit për të manipuluar rezultatin. Marrëveshja PS-PD e vitit 2003 solli krijimin e qendrave të numërimit në rang kombëtar me supozimin se duke pasur më pak qendra numërimi është më i lehtë monitorimi i procesit.
Për rrjedhojë, shqiptarët pritet të mësojnë fituesin e zgjedhjeve disa ditë pas përfundimit të votimit.
21:53: Kuti votimesh mbërrijnë për numërim në KZAZ e shkollës Vasil Shanto në Tiranë, nën praninë e policisë, ndërsa radha e atyre që presin të dorëzojnë kutitë është e gjatë.
21:48: Shenjohen probleme me faqjen ‘online’ të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (cec.org.al). E paksesueshme është dhe faqja e qeverisë, Kryeministria.al
21:18: Pas një dite pa deklarata dhe reagime nga selia e Partisë Demokratike, kryetari i saj, Lulzim Basha doli para mediave duke u shprehur optimist për fitoren e PD-së. Ai falenderoi qytetarët që morën pjesë në procesin e votimit dhe inkurajoi komisionerët që të lexojnë vullnetin e tyre të shprehur me votë. “Tani që votimi përfundoi, ka mbetur procesi i rëndësishëm i numërimit. U bëj thirrje të gjithë personave të përfshirë në këtë proces që të administrojnë me përgjegjshmëri vullnetin e shprehur nga shqiptarët,” tha Basha.
19:36: Në kohën që një numër komisionerësh nuk kanë pranuar të shtyjnë orarin e votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kujton atyre se janë duke shkelur ligjin. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj i quajti të pabazuara pretendimet se vendimi i shtyrjes së afatit nuk u kishte mbërritur në letër dhe u bën thirrje komisionerëve që të mos largohen nga qendrat e votimit. “Çdo komisioner që largohet nga detyra dhe nuk zbaton vendimin e KQZ-së është duke kryer shkelje,” tha ajo në deklaratën për mediat.
19:05 :
Te dhenat statistikore nga qendra operative e KVV: Rreth 78% e qendrave u hapen ne kohe (ne oren 07.00).#zgjedhje2017 pic.twitter.com/f8u34dfQuj
— KVV (@kvvalbania) June 25, 2017
19:03: Te dhenat statistikore te KVV: 98% e qendrave te votimit kishin infrastrukture qe siguron fshehtesine e votes.#zgjedhje2017
Te dhenat statistikore te KVV: 98% e qendrave te votimit kishin infrastrukture qe siguron fshehtesine e votes.#zgjedhje2017 pic.twitter.com/D4AJNQ5fox
— KVV (@kvvalbania) June 25, 2017
18:58: Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha tha në një deklaratë për shtyp se shtyrja e afatit të votimit deri në orën 20:00 u mor me 6 vota pro dhe një kundër. Vendimi i nxitur nga pjesmarrja e ulët e votuesve në rang vendi bie ndesh me nenin 112 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon që:” askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin të votojnë në kohën e mbylljes…”.
18:52: Pjesmarrja historikisht e ulët e qytetarëve në kutitë e votimit këtë të dielë ka hapur një debat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mundësinë e shtyrjes së afatit të mbylljes së procesit. Propozimi i hedhur nga administrata për të caktuar orën 20:00 si afat përfundimtar është pritur me dyshim nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Përqindja e raportuar në rang kombëtar deri në orën 16:00 ishte 35.57 për qind. Sipas administratës së KQZ, përqindja e ulët lidhet me temperaturat e larta dhe festën e Bajramit. Neni 112 i Kodit Zgjedhor përcakton se “askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin të votojnë në kohën e mbylljes…”. Megjithatë, anëtarët e KQZ-së morën vendimin e diskutueshëm për zgjatjen e afatit deri në orën 20:00.
18:27 : Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin viziton një qendër votimi në Fier
#Albania Elections 2017 – #EU Delegation team 1 visiting Voting Centre 2994 & 3771 in #Fier pic.twitter.com/qGKVvmXsEm
— EU in Albania (@EU_Albania) June 25, 2017
18:22: Pak të dhëna mbi pjesëmarrjen historike në zgjedhje
Numri i votuesve në lista në Shqipëri ka ardhur vazhdimisht në rritje, ndërkohë që popullsia banuese në vend ka ardhur në rënie. Por në vitin 2013, pjesëmarrja qe veçanërisht e lartë. Rreh 1.72 milionë vota u hodhën për dy koalicionet konkurruese.
Në zgjedhjet e vitit 2005, 2.85 milionë shqiptarë kishin të drejtën e votës dhe nga këta, 1.4 milionë ose 49 për qind e hodhën votën. Në zgjedhjet e vitit 2009, numri i votuesve arriti në 3.08 milionë ndërsa 1.57 milionë vetë u shprehën në një palë zgjedhje me rezultat të ngushtë mes dy kampeve kryesore. Në zgjedhjet aktuale numri i votuesve në lista është rritur në 3.45 milionë. Duhet të presim të dhënat finale të orës 19 për të parë se sa do të jetë numri i votuesve sot.
17:37: “Mbështesni Policinë në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe numërimit”
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, nisur nga incidenti i ndodhur në qarkun Lezhë dhe tensionimi i situatës në Shkodër, Berat dhe Lushnje si pasojë e aktivizimit të grupeve me tendenca kriminale u bën thirrje subjekteve politike në këtë garë elektorale të mbështesin Policinë e Shtetit në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe të numërimit.
Ministri Demiraj inkurajon qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 ose/dhe 069 413 7777.
17:22: Zv.kryeministrja Ledina Mandija deklaroi në News 24 se grupe të caktuara, të cilat lëvizin me makina pa targa dhe me armatime janë kallëzuar në Prokurori si të implikuar në raste të shit-blerjes së votës. Sipas zv.kryeministres së emëruar pas paktit Rama-Basha për të monitoruar sjelljen e administratës në procesin zgjedhor, raste të tilla janë evidentuar në Delvinë, Lezhë, Lushnje, Velipojë apo Shkodër. “Do të merren masat për të gjithë personat e përfshirë. Në orën 17.00 do të kemi një mbledhje ku do të ketë raportime për incidentet nga policia,” tha Mandija në News 24.
17: 15 : Ndërsa shqiptarët janë paraqitur më të paktë nëpër qendrat e votimit, udhëheqësit kryesorë politikë, Edi Rama dhe Lulzim Basha iu lutën shqiptarëve përmes postimeve në Facebook për të rritur pjesëmarrjen. tari i LSI-së, Luan Rama. Lexo më shumë
17:14: Policia e Kukësit është njoftuar nga shtetasi D.T., se në fshatin Novosej, në lokalin e tij, kanë hyrë disa persona të pa identifikuar, ku janë konfliktuar me fjalë me Administratorin e Njësisë Administrative Shishtavec, shtetasin A.N..
Në koflikt është përfshirë edhe vetë pronari i lokalit shtetasi D.T, i cili u ka kërkuar personave që po debatonin të dilnin jashtë nga lokali i tij, por është goditur me grushte nga këta persona, ku njëri prej tyre ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në tavan të lokalit.
Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.
Grupi hetimor në vendgjarje ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhonjë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
15:30: Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri u bëri apel komisionerëve që të zbatojnë Kodin Zgjedhor, duke paralajmëruar ndëshkime të rënda për këdo që cenon procesin zgjedhor. Ai u bëri thirrje edhe politikanëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore. “Liderët politikë të respektojnë ligjin, përkatësisht nenin 77-të të Kodit Zgjedhor, ku thuhet se heshtja zgjedhore respektohet deri në orën 19:00”, tha Zguri.
Pjesëmarrja deri në orën 13, nëntë pikë përqindjeje më pak se sa më 2013
Të dhënat e reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sugjerojnë se pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme në rang kombëtar është vetëm 26.9 për qind deri në orën 13.00. Në vitin 2013 pjesëmarrja deri në këtë orë qe 35.9 për qind. Lexo më shumë:
13:58: Pjesmarrja në votime deri në orën 13:00
Berat 27.42 për qind
Dibër 29.5 për qind
Durrës 23.05 për qind
Elbasan 23.12 për qind
Fier 21.79 për qind
Gjirokastër 27.23 për qind
Korçë 28.48 për qind
Lezhë 31.92 për qind
Shkodër 31.07 për qind
Tiranë 29.76 për qind
Vlorë 22.17 për qind
Përqindja në rang vendi: 25.69 për qind
13:47: Partia Socialiste i ka cilësuar “antiligjore dhe të papërgjegjshme” deklaratat e Ilir Metës dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim për incidentet e raportuara. Në një deklaratë për mediat, PS i ka quajtur “përpjekje për të tensionuar situatën” akuzat e tij për Partinë Socialiste dhe Policinë e Shtetit. “Mos bini pre e provokimeve skandaloze të Presidentit të zgjedhur e të eksponentëve të partisë së tij, sidomos të “vëzhguesve” të LSI që në disa zona janë elementë me precedentë penalë. Ruani qetësinë. Bëni detyrën patriotike ndaj Shqipërisë sot me votën tuaj dhe përballoni me shumë vetëpërmbajtje ofensivën mizerabël të Presidentit të zgjedhur mbi procesin zgjedhor,” thuhet në deklaratën e PS.
13:33: Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj deklaroi se vetëm 26 për qind e qendrave të votimit kanë raportuar të dhënat mbi pjesmarrjen deri në mesditë. Sipas KQZ, pjesmarrja në rang kombëtar është rreth 25 për qind e votuesve. Qarku me pjesmarrjen më të lartë rezulton ai i Lezhës, ndërkohë që shifrat më të ulëta janë raportuar nga qarku i Vlorës.
13:26: Ilir Meta udhëtoi drejt Lezhës pas lajmit të plagosjes së aktivistit të LSI-së dhe deklaroi me tone të acaruara se kishte shkuar atje për të mbrojtur votën e qytetarëve lezhjanë nga bandat e Rilindjes. Meta deklaroi se sulmi me armë ka ndodhur rreth 70-80 metra larg qendrës së votimit në Shëngjin, ku drejt aktivistit të LSI u qëllua dy herë më armë nga tre persona, që sipas tij janë pjesë “e bandave të Rilindjes”. “Të ngrihemi të gjithë për të rrezuar bandat e Rilindjes, bandat e drogës, bandat që duan të vjedhin dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve,” tha Meta.
13:05: Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla deklaroi nga Elbasani se strukturat e prokurorisë janë në gatishmëri për të ndjekur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Nga të dhënat tona të deritanishme, të gjitha rastet e [blerjes së votës] denoncuara nga policia, media apo subjekte të ndryshme janë në proces,” tha kryeprokurori.
12:45: Pjesëmarrja në Qarkun Gjirokastër deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
DROPULL | 20.051 | 40 | 27 | 13.694 | 2.240 | 16,36% |
GJIROKASTER | 42.787 | 69 | 69 | 42.787 | 5.094 | 11,91% |
KELCYRE | 9.690 | 22 | 22 | 9.690 | 1.167 | 12,04% |
LIBOHOVE | 5.855 | 12 | 12 | 5.855 | 762 | 13,01% |
MEMALIAJ | 16.316 | 34 | 0 | 0 | % | |
PERMET | 16.279 | 29 | 29 | 16.279 | 2.726 | 16,75% |
TEPELENE | 12.853 | 29 | 29 | 12.853 | 2.223 | 17,30% |
12:43: Pjesëmarrja në Qarkun Korçë deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
DEVOLL | 33.405 | 54 | 54 | 33.405 | 3.185 | 9,53% |
KOLONJE | 15.835 | 34 | 12 | 5.989 | 1.010 | 16,86% |
KORCE | 107.489 | 168 | 168 | 107.489 | 8.800 | 8,19% |
MALIQ | 48.742 | 81 | 81 | 48.742 | 6.138 | 12,59% |
POGRADEC | 70.653 | 118 | 12 | 8.139 | 1.042 | 12,80% |
PUSTEC | 4.349 | 8 | 8 | 4.349 | 426 | 9,80% |
12:42: Pjesëmarrja në Qarkun Berat deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
BERAT | 78.828 | 125 | 37 | 25.022 | 3.594 | 14,36% |
KUCOVE | 44.031 | 70 | 70 | 44.031 | 5.944 | 13,50% |
POLICAN | 13.602 | 26 | 26 | 13.602 | 2.277 | 16,74% |
SKRAPAR | 14.220 | 34 | 34 | 14.220 | 2.468 | 17,36% |
URA VAJGURORE | 30.001 | 50 | 2 | 1.615 | 270 | 16,72% |
12:40: Pjesëmarrja në Qarkun Vlorë deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
DELVINE | 14.818 | 24 | 24 | 14.818 | 2.527 | 17,05% |
FINIQ | 30.101 | 54 | 54 | 30.101 | 2.442 | 8,11% |
HIMARE | 22.572 | 39 | 39 | 22.572 | 2.651 | 11,74% |
KONISPOL | 11.084 | 17 | 17 | 11.084 | 1.345 | 12,13% |
SARANDE | 44.702 | 50 | 50 | 44.702 | 5.259 | 11,76% |
SELENICE | 26.929 | 46 | 46 | 26.929 | 3.772 | 14,01% |
VLORE | 157.824 | 217 | 119 | 86.534 | 11.150 | 12,89% |
12:39: Pjesëmarrja në Qarkun Fier deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
DIVJAKE | 41.429 | 70 | 0 | 0 | % | |
FIER | 158.489 | 221 | 0 | 0 | % | |
LUSHNJE | 101.760 | 161 | 63 | 42.770 | 8.521 | 19,92% |
MALLAKASTER | 31.791 | 57 | 57 | 31.791 | 4.586 | 14,43% |
PATOS | 34.225 | 48 | 37 | 27.037 | 4.023 | 14,88% |
ROSKOVEC | 24.605 | 34 | 34 | 24.605 | 4.390 | 17,84% |
12:39: Pjesëmarrja në Qarkun Elbasan deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
BELSH | 24.691 | 38 | 38 | 24.691 | 2.697 | 10,92% |
CERRIK | 35.950 | 57 | 54 | 34.098 | 5.535 | 16,23% |
ELBASAN | 162.649 | 234 | 219 | 149.114 | 17.945 | 12,03% |
GRAMSH | 27.166 | 64 | 64 | 27.166 | 6.372 | 23,46% |
LIBRAZHD | 32.757 | 61 | 23 | 11.735 | 2.218 | 18,90% |
PEQIN | 29.144 | 53 | 13 | 7.713 | 1.643 | 21,30% |
PRRENJAS | 24.612 | 40 | 36 | 22.412 | 3.811 | 17,00% |
12:38: Pjesëmarrja në Qarkun Tiranë deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
KAMEZ | 93.424 | 120 | 120 | 93.424 | 12.830 | 13,73% |
KAVAJE | 61.724 | 84 | 84 | 61.724 | 10.684 | 17,31% |
RROGOZHINE | 30.882 | 55 | 0 | 0 | % | |
TIRANE | 634.686 | 896 | 712 | 512.521 | 87.557 | 17,08% |
VORE | 28.305 | 43 | 43 | 28.305 | 6.414 | 22,66% |
12:37: Pjesëmarrja në Qarkun Durrës deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
DURRES | 241.782 | 319 | 193 | 144.769 | 21.758 | 15,03% |
KRUJE | 60.609 | 87 | 19 | 13.711 | 1.597 | 11,65% |
SHIJAK | 34.723 | 54 | 54 | 34.723 | 5.541 | 15,96% |
12:36: Pjesëmarrja në Qarkun Lezhë deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
KURBIN | 56.051 | 76 | 0 | 0 | % | |
LEZHE | 83.461 | 122 | 88 | 60.881 | 11.295 | 18,55% |
MIRDITE | 28.244 | 65 | 65 | 28.244 | 5.113 | 18,10 |
12:35: Pjesëmarrja në Qarkun Dibër deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
BULQIZE | 29.384 | 56 | 0 | 0 | % | |
DIBER | 56.904 | 118 | 118 | 56.904 | 8.142 | 14,31% |
KLOS | 15.604 | 32 | 32 | 15.604 | 1.883 | 12,07% |
MAT | 29.421 | 53 | 34 | 20.213 | 3.388 | 16,76% |
12:34: Pjesëmarrja në QQarkun Kukës deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
HAS | 15.584 | 34 | 34 | 15.584 | 2.689 | 17,25% |
KUKES | 43.834 | 89 | 4 | 3.205 | 508 | 15,85% |
TROPOJE | 21.690 | 50 | 41 | 18.384 | 3.213 | 17,48% |
12:33: Pjesëmarrja në Qarkun Shkodër deri në orën 10:00:
Bashkia | Zgjedhes te regjistruar | Totali i QV-ve | QV te perpunuara | Zgjedhes ne QV Te Perpunuara | Votuar | Pjesemarrja |
---|---|---|---|---|---|---|
FUSHË – ARRËZ | 9.058 | 17 | 17 | 9.058 | 1.207 | 13,33% |
MALESI E MADHE | 43.347 | 79 | 0 | 0 | % | |
PUKE | 12.343 | 25 | 0 | 0 | % | |
SHKODER | 160.899 | 248 | 89 | 60.809 | 8.065 | 13,26% |
VAU-DEJES | 38.081 | 52 | 0 | 0 | % |
12:05 : Romana Vlahutin monitoron nga afër votimet në Bradashesh:
#Albania Elections 2017 – #EU Delegation team 1 visiting Voting Centre 2390, Bradashesh, #Elbasan pic.twitter.com/2xPuwN4Sip
— EU in Albania (@EU_Albania) June 25, 2017
11: 50 : Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është shtuar numri i denoncimeve për rastet e dyshuara të veprës penale të shit-blerjes së votave dhe intimidimit të votuesve.
Pranë grupeve të posaçme të ngritura në Ministrinë e Puneve te Brendshme dhe Policinë e Shtetit kanë mbërritur qindra denoncime që flasin për një fenomen në rritje të tentativave për blerje të votave.
Në këto kushte, Ministria e Punëve Brendshme iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e personave që kryejnë këtë vepër penale e cila dënohet me ligj.
I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tentativës për blerje të votës apo intimidime të tjera në numrin e Policisë së Shtetit 112 ku anonimiteti i denoncuesit është i sigurt dhe për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën në numrin falas 08009090.
11:48: Sinjalet për tentativa të blerjes së votës apo intimidim të votuesve janë duke u hetuar nga Policia e Shtetit, e cila ka nisur disa procedime penale gjatë së dielës. Sipas informacioneve të shpërndara nga Ministria e Brendshme, përpjekjet për blerjen e votës janë identifikuar në Elbasan, Cërrik, Krujë apo Fier, ku gjashtë persona që njihen si mbështetës të forcave të ndryshme politike janë ndaluar duke shpërndarë para ose pako me ushqime për votuesit.
11:43 : Presidenti i zgjedhur dhe ish kreu i LSI-së Ilir Meta voton në Tiranë.
11:25: Voton kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Tiranë.
11:19: Pas ngjarjes së ndodhur në Shëngjin, ku aktivisti i LSI-së u sulmua me armë para qendrës së votimit, ka reaguar ashpër nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.
11:09: Mediat raportuan se një simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i plagosur nga një sulm me armë, i ndodhur në afërsinë e një qendre votimi në Shëngjin. I plagosuri është dërguar në spital, ndërkohë që policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime për identifikimin e autorëve.
11:00 : Edi Rama dhe Linda Rama votojnë në fshatinn Surrel, Tiranë.
10:50: Një përplasje e armatosur raportohet të ketë ndodhur në afërsinë e një qendre votimi në qytetin e Lezhës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
10:43: Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin po monitoron procesin në një qendër votimi në Elbasan. Sipas pamjeve të transmetuara, Vlahutin komunikoi me mbështetës të partive politike të cilët në kundërshtim me ligjin ndodheshin në ambientet e qendrës së votimit.
10:38: Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve debatuan mbi një sërë problematikash të raportuara deri në orën 10.30 nga procesi i votimit në vend, përfshirë edhe një letër të shpërndarë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso e cilësoi shpërndarjen e mesazhit të Veliajt si shkelje të heshtjes zgjedhore dhe kërkoi marrjen e masave nga KQZ. Ndërsa përfaqësuesi i PS-së sqaroi se letra e Veliajt për qytetarët e Tiranës është shpërndarë të premten si dhe është transmetuar nga media në të njëjtën ditë. “Nuk është shkelur heshtja zgjedhore. Të shtunën, kryetari i bashkisë ka dhënë vetëm një prononcim për festën e Bajramit,” tha përfaqësuesi i PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
10:18: Kryetari i Kuvendit, njëherazi President i votuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Ilir Meta iu drejtua kutisë së votimit, i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe vajza e tij.
“Sot duhet të jetë dita e qytetarëve. Votoni kundër kujtdo që bën presion për votën. Votoni kundër atyre që duan të blejnë të ardhmen tuaj. Votoni kundër presioneve të lirisë,” u shpreh Meta pas votimit.
10:13: Presidenti i Republikës Bujar Nishani voton në Tiranë.
“Dua t’ju uroj shqiptarëve këtë ditë. Të jetë një ditë me pjesëmarrje sa më të madhe. Unë besoj se nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë, ajo funksionon falë vullnetit dhe angazhimit të tyre. Sot është dita kur shqiptarët duhet ta tregojnë këtë përmes pjesëmarrjes në këto zgjedhje dhe vendimit të tyre për një të nesërme më të mirë për ta, për familjet e tyre dhe gjithë shqiptarët”, ka thënë Nishani.
Kreu i shtetit ka deklaruar se qytetarët duhet të marrin pjesë në votim.
“Ajo që dëshiroj unë është që qytetarët të votojnë të paintimiduar, të pakërcënuar dhe mendoj se kjo është më e mira dhe më normalja për të gjithë ne. Duhet të marrim pjesë në votime”, ka shtuar Nishani.
9:29: Policia procedon penalisht një 30 vjeçar në Krujë me iniciale B.K për blerje vote.
9:16: Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka votuar mëngjesin e së dielës në qendrën e votimit tek “Liceu Artistik”, në rrugën e Elbasanit.
Në një prononcim për mediat, Zguri ka bërë thirrje për votim me maturi, ndërsa ka nënvizuar se nga KQZ janë bërë të gjitha hapat për të mundësuar një gjë të tillë.
“KQZ në një kohë rekord, brenda ligjit, ka bërë gati përgatitjen e zgjedhjeve që sot shqiptarët të votojnë të lirë e sipas vullnetit të tyre. U bëj thirrje të dalin masivisht në votime, pasi kjo është një e drejtë e patjetërsueshme e tyre. Kështu funksionon demokracia dhe shpresoj që gjithcka të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe transparente. Nuk ka ankesa, subjektet zgjedhore janë më pak se në zgjedhjet parardhëse, ndaj dhe besojmë se do të shkojë mirë”, ka thënë Zguri.
9: 12: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit tek shkolla “Fan Noli”.
“Tirana duhet të jetë kryeqytet edhe sa i takon demokracisë. Siç kemi patur një fushatë pa incidente në Tiranë do të ishte mirë që kështu ta mbyllnim këtë proces. Është mirë që të votojmë pasi është punë për 4 minuta dhe vendoset për 4 vjet. Besoj se tifozeria ka mbaruar dhe tani është momenti që ta mbyllim këtë proces me hedhjen e votës në kutitë e votimit”, ka thënë Veliaj.
09:05: Bllokohet faqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme për listat e zgjedhësve. Qytetarët vështirësi në gjetjen e emrit në listë.
08:55 – Banorë të Tiranës duke kërkuar të gjejnë emrin e tyre, në listat e afishuara ne mjediset e shkollës Jordan Misja, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
8.08 Zëri i Amerikës raportoi se disa mijëra shqiptarë kanë nisur të kthehen nga Greqia për të marrë pjesë në votimet e sotme. Kthimi i emigrantëve në votime pritet të ketë rëndësi të madhe për rezultatin e zgjedhjeve veçanërisht në qarqet Gjirokastër dhe Vlorë.
BIRN ka kryer një seri analizash mbi rezultatin e zgjedhjeve të kaluara nëpër qarqe të ndryshme të vendit. Analizën për Qarkun Gjirokastër mund ta lexoni duke klikuar këtu ndërsa atë për Qarkun Vlorë mund ta lexoni këtu:
Informacion i përgjithshëm mbi sistemin zgjedhor
8.14 Sistemi zgjedhor aktual i Shqipërisë quhet “proporcional rajonal me lista të mbyllura”. Kjo do të thotë se shqiptarët votojnë një parti të caktuar në qarkun ku banojnë. Qarqet janë krijuar si entitete publike në Shqipëri në vitin 2000. Aktualisht Shqipëria ndahet në 12 qarqe. Në çdo qark nxirret një numër deputetësh në përputhje me popullsinë e regjistruar në regjistrin civil si banore e qarkut përkatës.
Qarku me popullsinë më të vogël është Kukësi ku do të dalin tre deputetë.
Qarku me popullsinë më të madhe është Tirana ku do të dalin 34 deputetë.
Aktualisht 18 parti garojnë për zgjedhje dhe çdo parti ka detyrim ligjor të garojë me minimalisht 140 kandidatë.
Shqiptarët votojnë që nga viti 2009 vetëm për partinë që pëlqejnë ndërsa partia përcakton listat e mbyllura me kandidatë. Listat quhen të mbyllura sepse votuesit nuk mund të zgjedhin se kë kandidat duhet të dërgojnë në parlament. Partitë politike i rendisin kandidatët nga i pari te i fundit, ku i pari ka më shumë gjasa të bëhet deputet ndërsa i fundit ka zero shanse që të zgjidhet.
Ambasadori i SHBA Donald Lu publikoi këtë mesazh për votuesit shqiptarë pak minuta më parë:
7.00– Rreth 3.45 milionë shqiptarë janë thirrur në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017 për të shprehur vullnetin e tyre mbi qeverisjen e vendit në katër vitet e ardhshme. Të 5362 qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë pritet të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe votimet do të vijojnë deri në orën 19.00 sipas nenit 11 të Kodit Zgjedhor. Me përjashtim të rasteve kur votuesit janë duke pritur në radhë, nuk lejohet votimi pas orës 19.
Zgjedhësit mund të gjejnë qendrën e tyre të votimit në shërbimin online të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në linkun këtu: [Link]