Numri i të infektuarve me koronavirus në Turqi është rritur në 2,433, pas 561 rasteve të konfirmuara vetëm 24 orët e fundit, ndërkohë që ministri i shëndetësisë konfirmoi edhe 15 vdekje të tjera që lidhen me sëmundjen.
Numri i vdekjeve nga komplikimet që vijnë nga koronavirusi u rrit nga 15 në 59 në Turqi, pasi numri i infeksioneve të regjistruara me COVID-19 u rrit në 2,433, tha ministri i shëndetësisë Koca të mërkurën.
Brenda 24 orëve të kaluara, janë kryer 5,035 teste dhe janë regjistruar 561 raste të reja. Deri më tani, në vend janë kryer 30,000 testime.
Koca tha më herët më 25 mars se 26 pacientë ishin shëruar dhe paralajmëroi se virusi nuk sulmon vetëm të moshuarit.
“Numri i pacientëve të moshës së mesme nuk është i vogël. Virusi nuk bën dallim midis të riut, të moshuarit dhe të moshës së mesme”, tha ai, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Turqia regjistroi rastin e parë të koronavirusit më 11 mars. Që atëherë, numri i rasteve është rritur, siç ka ndodhur edhe me numrin e vdekjeve.
Virusi është përhapur me shpejtësi edhe pse qeveria mori masa në fillim të shpërthimit, përfshirë karantininim e atyre që kishin qenë jashtë vendit dhe mbylljen e shkollave.
Disa ekspertë paralajmërojnë se Turqia mund të jetë një “Itali e dytë” përsa i përket numrit të rasteve dhe vdekjeve nëse nuk merren masa më të ashpra. Kritikët thonë se masat e tanishme nuk janë aq të ashpra sa duhet dhe se duhet të vendoset një orar mbyllje në shtëpi dhe të bëhen sa më shumë testime që është e mundur. Qytetarët turq duhet të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të ndalohet përhapja e pandemisë së koronavirusit.
Megjithatë, zyrtarët turq kanë hedhur poshtë thirrjen për izolim masiv të detyruar. “Çdo qytetar duhet të deklarojë gjendjen e tij/saj të jashtëzakonshme”, tha Koca në një konferencë për shtyp më 24 mars.