Lajm10 Oct 2019

Simpatizanti i Slobodan Milosheviçit fiton Çmimin Nobel në letërsi

Komiteti i Nobelit shkaktoi debate duke i dhënë një nga dy çmimet Nobel në letërsi për vitin 2019 shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili ka shprehur simpati për diktatorin e Serbisë Slobodan Milosheviç.

Autor: Milica Stojanovic BIRN Beograd
Printo

Vendimi për t’i dhënë këtë vit çmimin Nobel për letërsi autorit austriak Peter Handke, krahas shkrimtaresh polake Olga Tokarczuk, shkaktoi zemërime të ashpra për shkak të mbështetjes që Handke i ka dhënë regjimit të Slobodan Milosheviçit.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara Vlora Çitaku e përshkroi vendimin si “fyes dhe të turpshëm”.

Historiani dhe shkrimtari britanik Orlando Figes tha se ai ishte “tronditur thellë” që një “justifikues famëkeq i regjimit vrasës së Slobodan Milosheviçit” ka marrë çmimin Nobel në letërsi.

Komiteti i Nobelit tha se për shumë dekada, Handke ka realizuar “punë me ndikim përmes gjenialitetit gjuhësor që ka eksploruar periferinë dhe specifikat e eksperiencës njerëzore“.

A ka shkruar shumë romane, drama, poezi dhe ese, ka punuar në filma dhe ka bashkëpunuar për skenare filmash.

Gjatë gjyqit për gjenocit dhe krime lufte, Milosheviçi i kërkoi Peter Handkes të shërbente si dëshmitar i mbrojtjes ndërsa Handke mbajti fjalën e lamtumirës në funeralin e tij ku e përshkroi veten si një njeri “pranë Jugosllavisë, pranë Serbisë dhe pranë Slobodan Milosheviçit.

Gjatë fjalimit ai mohoi krimet duke thënë: “Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë dëgjoj. Unë djej. Unë mbaj mend. Kjo është se pse unë jam sot këtu.”

Ai refuzoi një nominim në vitin 2006 për çmimin Heinrich Heine për shkak të protestave ndaj simpatisë së tij për Milosheviçin ndërsa pati protesta edhe më 2014 kur ai fitoi çmimin Ibsen.

Më 1999 ai refuzoi çmimin Buechner të Gjermanisë në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Gjermanisë në bombardimin e Jugosllavisë nga NATO.