Skeda15 Sep 2020

Skeda e pasurisë së deklaruar – Afërdita Ndoi – Prokuroria e Tiranës

Prokurorja e Afërdita Ndoi e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Afërdita Ndoi, do të përballet të mërkurën në orën 10:00, në seancë dëgjimore me relatimin e gjetjeve të hetimit administrativ, pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjerësisht si procesi i vetingut.

Procesi i rivlerësimit për prokuroren Ndoi po realizohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine.

Prokuroja Afërdita Ndoi është diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2003. Ajo është emëruar fillimisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është transferuar në vitin 2009 në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Afërdita Ndoi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Në fillim të karrierës së saj në vitin 2003, subjekti ka deklaruar një pasuri familjare prej 5.6 milionë lekë në ILDKPKI, pasuri e cila është rritur me 2.4 herë deri në vitin 2017, kur deklaron një pasuri familjare prej 13.6 milionë lekë.

Kjo pasuri përbëhet në vitin 2017, nga 3.8 milionë lekë likuiditete në bankë, 1.2 milionë lekë cash, pasuri të luajtshme me vlerë 200 mijë lekë dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 8.4 milionë lekë.

Nga viti 2004 deri në vitin 2017, të ardhurat familjare të subjektit kapin vlerën 31.7 milionë lekë, ku 96.28 % vijnë si rrjedhoje e pagës për shkak të funksionit dhe pagës së bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit rezultoi me 1 vit me probleme.

Në vitin 2009, subjekti Afërdita Ndoi rezulton me burime të pamjaftueshme në vlerën 609 mijë lekë për të justifikuar blerjen e një apartamenti banimi në vlerë 25,219 euro, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit jetik familjar.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al