Prokurori Agim Dalipaj i Prokurorisë së Tropojës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare ndër vite.Prokurori i Prokurorisë së Tropojës, Agim Dalipaj do të përballet të martën më 15 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj dhe Genta Tafa Bungo.
Agim Dalipaj e ka filluar karrierën në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokuror i Prokurorisë së Lezhës. Prej vitit 2015, Dalipaj e ushtron funksionin si prokuror i emëruar në Tropojë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Agim Dalipaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Agim Dalipaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 600 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 8.5 milionë lekëve.
Dalipaj zotëron familjarisht dy apartamente me vlerë 6.2 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 1.1 milionë lekë, kursime kumulative në cash prej 1 milion lekësh dhe një automjet me vlerë 69 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 24.8 milionë lekë, nga të cilat 61% kanë si burim pagën e Z.Dalipaj si prokuror dhe 38% pagën e bashkëshortes.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” blerjen e një apartamenti banimi prej 65m2 në Lezhë me vlerë 21 mijë euro. Burimi i deklaruar i kësaj pasurie janë kursimet e subjektit dhe të bashkëshortes, por kursimet e akumuluara deri në vitin 2009 janë 2 milionë lekë.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al