Skeda3 Apr 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar-Albana Boksi- gjyqtare e Apelit për Krime të Rënda

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Albana Boksi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Albana Boksi do të përballet të enjten në orën 10:30 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Trupa gjyqësore që po kryen hetimin administrativ të Znj.Boksi, përbëhet nga komisioneret  Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli.

Albana Boksi e ka filluar karrierën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit. Me datë 1 mars 2006, ajo është emëruar gjyqtarë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Albana Boksi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në vitin e partë të deklarimit Znj. Boksi nuk ka regjistruar pasuri. Ndërkohë në vitin 2017, pasuria e saj e deklaruar kap vlerën 11.1 milionë lekë, me një rritjeve vjetore mesatare prej 796 mijë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga asete të paluajtshme me vlerë 9 milionë lekë, likuiditete në bankë me vlerë 209 mijë lekë, likuiditet ‘cash’ me vlerë 350 mijë lekë dhe pasuri të luajtshme në vlerë 1.5 milionë lekë.

Pasuria e paluajtshme e gjyqtares përbëhet nga një apartament i blerë në Tiranë në vitin 2015-të dhe një tokë me sipërfaqe 1000 m2 me vlerë 2 milionë lekë në fhatin Pulë të Shkodrës, e blerë në vitin 2005 dhe ku gjyqtarja është ¼ pronare.

Gjatë karrierës se saj, gjyqtarja Albana Boksi ka pasur të ardhura në shumën 22.4 milionë lekë. Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave, ne vlerë 14.7 milionë lekë ose 65.7 % e totalit, vjen nga paga dhe shpërblimet për shkak të funksionit, 5 milion lekë ose 22.6 % vijnë nga mësimdhënia dhe 2.6 milionë lekë ose 11.8 % përbëhen nga të ardhura të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, 1 vit rezultoi me probleme.

Gjithashtu, nga kontrolli cilësor i deklarimeve periodike, subjekti rezulton me disa probleme. Në vitin 2005 subjekti ka mosjustifikim të pasurisë  në shumën 1,215,542 lekë (pa llogaritur shpenzimet e konsumit familjar) – vit në të cilin deklaron blerjen e pasurisë tokë me sipërfaqe 1000 m2 në fshatin Pulaj – Plazh, Shkodër me çmim 2 milion lekë, në bashkëpronësi 1/4 . Ky mosjustifikim vjen pasi subjekti nuk saktëson shumën e kontribuar për blerjen e kësaj prone dhe burimin.

Gjithashtu me datë 08.12.2015, subjekti ka porositur një apartament banimi, me sipërfaqe 77.3 m2 dhe çmim 7,034,300 lekë, ndodhur në Tiranë, për të cilin ka paguar këstin e parë prej 3 milionë lekë, me burim nga kursimet personale, mbyllja e depozitës bankare të përbashkët me babain (në vitet e mëparshme nuk ka deklaruar asnjë llogari të përbashkët me babain) dhe marrje hua në shumën 10,000 euro; ndërsa vlera prej 4 milionë lekë paguar me kredi bankare, të cilën e ka marrë një vit më vonë. Deri në fund të vitit 2017, subjekti nuk ka kryer asnjë pagesë për shlyerjen e huasë. Këto transaksione përbëjnë një tjetër flamur të kuq, për të cilin KPK duhet të thellohet gjatë hetimit administrativ.

Gjithashtu, në deklarimin e likuiditeteve cash ka mospërputhje të dhënash ndërmjet shumave që deklaron vit pas viti dhe totalit të gjendjes cash në fund të vitit 2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al