Skeda17 Dec 2018

Skeda e pasurisë së deklaruar-Alfred Progonati-Prokuroria e Përgjithshme

Prokurori Alfred Progonati do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Alfred Progonati është prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme prej më shumë se 15 vitesh. Ai do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që përfaqësohet në këtë proces nga Pamela Qirko, Genta Tafa dhe Xhensila Pine.

Progonati e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2002. Përgjatë viteve, ai ka punuar si prokuror i sektorit të Krimit të Organizuar apo i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Alfred Progonati nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e prokurorit Alfred Progonati nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Progonati zotëronte pasuri me vlerë 3.1 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së tij të parë në ILDKPKI, ai kishte 3 milionë lekë cash të kursyera nga shitja e shtëpisë dhe e një garazhi në Tepelenë si dhe një makinë me vlerë 100 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Progonati kap vlerën e 13.4 milionë lekëve. Ai zotëron një apartament me vlerë 8.2 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 4.3 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë rreth 470 mijë lekë.

Të ardhurat familjare të zotit Progonati për të gjithë periudhën deklaruese janë 33 milionë lekë. 74 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni të prokurorit, ndërsa 25 për qind vijnë nga pagat e familjarëve. Të ardhurat e tjera zënë vetëm 0.2 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për prokurorin Progonati.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” mospërputhjet mes kursimeve cash të deklaruara ndër vite si dhe shumatores së tyre- e deklaruar nga prokurori Alfred Progonati në fund të vitit 2015. Mbajtja e kursimeve cash tej vlerën së lejuar ligjore prej 1.5 milionë lekësh është një tjetër “flamur i kuq” në këtë analizë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al