Skeda18 Oct 2020

Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Qosja –Prokuroria e Apelit Tiranë

Prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja do të përballet të hënën më 19 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për të po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.

Arben Qosja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si oficer i Policisë Gjyqësore. Në vitin 2004, Qosja u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Qosja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Apelit, Arben Qosja për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, prokurori Arben Qosja deklaron pronësinë mbi një shtëpi banimi pa vlerë të deklaruar dhe mbi një automjet me vlerë 100 mijë lekë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 8.8 milionë lekëve –e ndarë në pasuri të paluajtshme me vlerë 6.4 milionë lekë, likujditete bankare prej 1 milion lekësh, kursime në cash prej rreth 300 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë rreth 957 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 26.6 milionë lekë, nga të cilat 54% burojnë nga paga e Z. Qosja, 37% nga paga e familjarëve dhe 7% të tjera nga shitja e një shtëpie banimi.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” burimet e deklaruara për blerjen e një apartamenti me vlerë 53 mijë euro në Tiranë si dhe huatë e marra gjatë viteve të deklarimit.

Më konkretisht në vitin 2003, prokurori Qosja deklaron se zotëron një shtëpi banimi, pa shpjeguar vlerën e saj. Kjo shtëpi shitet në vitin 2005 për 2 milionë lekë dhe në të njëjtin vit, subjekti deklaron porositjen e një apartamenti në Tiranë dhe pagesën e këstit të parë prej 10 mijë eurosh.

Në vitin 2006, Qosja deklaron edhe një pagesë të dytë prej 20 mijë eurosh për apartamentin, shumë kjo e marrë hua. Duke iu referuar deklarimeve të subjektit, diferenca prej 23 mijë eurosh konsiderohet si detyrim i pashlyer.

Përveç huasë prej 20 mijë eurosh për blerjen e shtëpisë, Qosja deklaron edhe një huamarrje të dytë prej 4500 euro në vitin 2015. Të dyja huatë rezultojnë të shlyera plotësisht në fund të vitit 2017.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al