Skeda26 Jun 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar – Artan Madani –drejtues i Prokurorisë Kavajë

Drejtuesi i Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Drejtuesi i Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani do të përballet të enjten më 27 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Madanin përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.

Artan Madani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar si prokuror në Durrës, ka drejtuar prokurorinë e Lezhës dhe është rikthyer sërish si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2014, Madani është emëruar në Prokurorinë e Kavajës ku është promovuar më pas si drejtues i kësaj prokurorie.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Artan Madani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga prokurori Artan Madani per vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Artan Madani zotëronte një automjet dhe një autoveturë me vlerë të deklaruar prej 6 milionë lekësh në vitin 2003; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij është gati 3-fishuar, duke kapur vlerën e 17.6 milionë lekëve. Prokurori Madani zotëron të njëjtin apartament të deklaruar në vitin 2003, por për shkak të rivlerësimit, vlera e tij është rritur në 10.9 milionë lekë. Ai deklaron gjithashtu familjarisht likujditete bankare prej 6.2 milionë lekëve, kursime të akumuluara në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.4 milionë lekë. Rreth 80% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, ndërsa 16% të tjera pagën e bashkëshortes si mësuese. Familja Madani ka fituar gjithashtu 2% të të ardhurave si interesa nga fondi i investimeve bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitit 2003

Deklarata e pasurise për vitit 2004

Deklarata e pasurisë për vitit 2005

Deklarata e pasurise për vitit 2006

Deklarata e pasurisë për vitit 2007

Deklarata e pasurisë për vitit 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al