Skeda19 Jun 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar – Behar Dibra – prokuror i Prokurorisë për Krime të Rënda

Të enjten prokurori Behar Dibra përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Kjo është skeda e pasurisë së tij të deklaruar nga viti 2003 deri në vitin 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Prokurori i Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Rënda, Beha Dibra do të përballet të enjten në mesditë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa e KPK-së që do të marri në sitë të kaluarën profesionale dhe pasurinë e prokurorit përbëhet nga Suela Zhegu, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa (Bungo).

Prokurori Behar Dibra e ka filluar karrierën në vitin 1997. Që nga viti 2004 ai shërben si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Behar Dibra nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklaratën e parë periodike në vitin 2003, prokurori Behar Dibra nuk ka pasuri të deklaruar. Në deklaratën e fundit periodike të vitit 2017, subjekti deklaron një pasuri prej 5 milionë lekë, të përbërë nga një apartament.

Të ardhurat e subjektit gjatë periudhës së deklarimit 2004-2017, kapin vlerën 21.2 milionë lekë dhe ato janë tërësisht si rrjedhojë e pagës për shkak të funksionit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për prokurorin Dibra.

Ndërsa nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një “flamur të kuq”, që lidhet me transaksionin e financimit të asetit të vetëm të prokurorit Dibra, apartamentit në Tiranë.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al