Skeda13 May 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar – Bledjon Nallbati – kryetar i bashkisë Devoll

Kryetari i bashkisë së Devollit, Bledjon Nallbati është nga të paktit të zgjedhur vendorë që ka shënuar rënie të pasurisë së deklaruar gjatë viteve të ushtrimit të detyrës.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Bledjon Nallbati u zgjodh kryetar i bashkisë Devoll në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike me 51.22 % të votave.

Sipas CV-së së tij Nallbati është diplomuar për marketing në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Fan S. Noli të Korçës në vitin 2010-të. Në vitet 2010-2013 ai ka punuar si specialist ekonomist në doganën e Kapshticës dhe nga viti 2013 deri në vitin 2015 administrator në biznesin familjar – kompania Tola Sh.p.k.

Nallbati e ka filluar karrierën politike në vitin 2009, si sekretar i grupseksionit të Partisë Demokratikë në Bilisht, ndërkohë nga viti 2013 deri ën vitin 2015 ai ka shërbyer si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dega e Devollit.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku Nallbati nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017. [kliko këtu për pdf]

Para fillimit të detyrës në vitin 2010-të, subjekti ka një pasuri të deklaruar familjare prej 5.28 milionë lekë, ndërsa në 31 dhjetor 2017-të pasuria e subjektit kap një vlerë prej 4.7 milionë lekë, duke regjistruar një ulje prej 580,359 lekë.

Pasuria e subjektit në vitin 2017 ndahet në 230 mijë lek likuiditete në bankë, 1.4 milionë lekë likuiditete në cash dhe 3 milionë lekë pasuri të luajtshme. Pasuritë e luajtshme të subjektit përbëhen nga një makinë Mercedez Benz me vlerë 1.4 milionë lekë, si dhe tre makina Daymler Chrysler, nga të cilat 2 me vlerë të deklaruar 1000 euro secila dhe një me vlerë 1.4 milionë lekë.

Gjatë periudhës së deklarimit subjekti ka pasur të ardhura në vlerë 7.76 milionë lekë, të cilat në masën 95.9 % vijnë nga paga për shkak të funksionit dhe paga e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 7 vite deklarimi të cilat rezultuan pa probleme.

Përveç kontrollit aritmetik-logjik BIRN bëri dhe skanimin cilësor të deklaratave nga ku rezultoi se në deklarimin Para Fillimit të Detyrës 2010, subjekti Bledjon Nallbati, ka deklaruar 28,000 euro Cash me burim nga emigracioni, shumë e cila është pakësuar në vitet në vazhdim – gjendja cash në fund të periudhës deklaruese është 1,4 milionë lekë.

Deklarata para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë 2010

Deklarata e pasurisë 2011

Deklarata e pasurisë 2012

Deklarata e pasurisë 2013

Deklarata para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë 2015

Deklarata e pasurisë 2016

Deklarata e pasurisë 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al