Skeda31 Oct 2021

Skeda e pasurisë së deklaruar –Endrit Bimi– Prokuroria e Tiranës

Prokurori Endrit Bimi i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Prokurori Endrit Bimi i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën më 1 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj dhe Genta Tafa Bungo.

Endrit Bimi e ka filluar karrierën si jurist në administratën publike dhe organizata jo-fitimprurëse. Ai ndoqi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2004-2007 dhe u emërua më pas prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Prej vitit 2012, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Endrit Bimi nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016.  [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Endrit Bimi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2006, prokurori Endrit Bimi zotëronte pasuri me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 12.3 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 11 milionë lekësh, automjet me vlerë 770 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 540 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 13.6 milionë lekë, nga të cilat gati 75% kanë si burim pagën e subjektit dhe 25% të ardhurat nga biznesi privat i bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen të theksohet se një pjesë e konsiderueshme e pasurisë së deklaruar është në pronësinë e bashkëjetueses së subjektit të rivlerësimit.

Ajo deklaroi për herë të parë pasurinë në vitin 2014, kur zotëronte një automjet me vlerë 5,500 euro, likuiditete cash prej 1,350,000 lekësh  si dhe likuditete bankare në vlerën 6,322,633 lekë, të krijuara nga të ardhurat e siguruara nga biznesi privat familjar, klinikë dentare.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011  

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *