Skeda8 Nov 2021

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervin Trashi– Gjykata e Vlorës

Gjyqtari Ervin Trashi i Gjykatës së Vlorës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, Ervin Trashi do të përballet të martën më 9 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli.

Ervin Trashi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Gjirokastrës. Prej vitit 2011, ai e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Ervin Trashi nga viti 2007 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Ervin Trashi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2007, gjyqtari Ervin Trashi deklaronte kursime në vlerën e 400 mijë lekëve, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij kap vlerën e 5.6 milionë lekëve.

Ai deklaron një apartament në Orikum me vlerë 3.3 milionë lekë, kursime kumulative në cash prej 1.7 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 600 mijë lekë.

Të ardhurat për periudhën e deklaruar janë 7.7 milionë lekë, nga të cilat 96% kanë si burim pagën nga funksioni të gjyqtarit Trashi.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011  

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *