Skeda13 Dec 2018

Skeda e pasurisë së deklaruar-Fatos Qato-Gjykata e Apelit Tiranë

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatos Qato do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatos Qato do të përballet më 14 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Qato u bë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak se ishte kandidat i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përmes shortit të hedhur në fund të vitit 2017.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfaqësohet në këtë proces nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari dhe Brunilda Bekteshi.

Fatos Qato ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor në Shqipëri. Ai e ka filluar detyrën në vitin 1994 dhe për më shumë se 15 vjet ka qenë anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Fatos Qato nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Fatos Qato për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Qato zotëronte pasuri familjare me vlerë 3.2 milionë lekë në vitin 2003, kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Referuar deklaratës së vitit 2003, Qato zotëronte një shtëpi me vlerë 2.7 milionë lekë dhe një automjet me vlerë 505 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Qato është rritur me tre herë dhe kap vlerën e 11.6 milionë lekëve. Ajo përbëhet nga pasuri të paluajtshme të deklaruara në vlerën e 2.8 milionë lekëve, kursime të akumuluara në cash me vlerë 2 milionë lekë dhe automjete me vlerë  6.1 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 38.6 milionë lekë. Paga për shkak të funksionit zë 41.5 për qind të të ardhurave dhe pagat e familjarëve 34.6 për qind. Gjithashtu, familja Qato ka siguruar të ardhura nga qeraja, pensioni i prindërve të bashkëshortes dhe një vendim gjyqësor.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve.

Por BIRN ka identifikuar disa “flamuj të kuq” gjatë analizës së pasurisë.

Në vitin 2005, bashkëshortja e gjyqtarit Qato deklaron se ka marrë dhuratë nga nëna e saj një apartament me sipërfaqe 76 metra katrorë. Gjithashtu në vitin 2011, ajo ka blerë një tokë me sipërfaqe 410 metra katrorë në fshatin Lin të Pogradecit, për një çmim të lirë prej vetëm 108 363 lekësh.

Në deklaratën e vitit 2008 rezulton gjithashtu një pasaktësi nga ana e subjektit. Këtë vit, gjyqtari Qato nuk ka deklaruar asnjë të ardhur nga puna, por raporton se ka kursyer 500 mijë lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al