Skeda13 Sep 2020

Skeda e pasurisë së deklaruar –Fjoralba Prifti –Gjykata Administrative e Apelit

Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtarja Fjoralba Prifti e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të hënën më 14 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Fjoralba Prifti ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lezhës. Në vitin 2014, Prifti është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ndërsa në vitin 2016 është dekretuar në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Fjoralba Prifti nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Pasuria e deklaruar nga gjyqtarja e Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Prifti nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj familjare kap vlerën e 42.9 milionë lekëve.

Ajo deklaron familjarisht likujditete bankare prej 30 milionë lekësh, pasuri të patundshme me vlerë 9.7 milionë lekë, automjete me vlerë 1.6 milionë lekë dhe kursime në cash prej 960 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 65.9 milionë lekë, me burim kryesor në masën 66% pagën e bashkëshortit. Paga nga funksioni i Znj. Prifti zë 21% të të ardhurave familjare ndërsa 11% kanë burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2006, bashkëshorti i gjyqtares Prifti deklaron për herë të parë pasurinë me vlerë 78 500 euro; një apartament banimi i blerë në vitin 2004 me detyrime ende të pashlyera. Kontrolli aritmetik logjik i pasurisë familjare për këtë vit rezulton me diferencë negative prej 1.4 milionë lekësh.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al