Skeda4 Dec 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar – Genti Xholi – prokuror i Apelit Tiranë

Prokurori Genti Xholi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Prokurori i Apelit të Tiranës, Genti Xholi do të përballet të enjten më 5 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Xholin përbëhet nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe. Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Tiranës, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Genti Xholi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së prokurorit të Apelit në Tiranë, Genti Xholi për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Genti Xholi nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar kap vlerën e 7.1 milionë lekëve.

Xholi zotëron familjarisht një apartament në Pogradec me vlerë 4 milionë lekë, likujditete në bankë prej 1.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 1.1 milion lekë dhe kursime në cash prej 650 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29 milionë lekë. Rreth 58% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, ndërsa paga e bashkëshortes zë 37% të buxhetit të familjes. Rreth 1% e totalit deklarohen si dhurata me rastin e martesës, ndërsa të ardhura më të vogla janë siguruar nga aktiviteti i mësimdhënies.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” mosplotësimin e deklaratës periodike të vitit 2014. Gjithashtu në vitin 2006, Xholi deklaron se ka përfituar si dhurata nga të afërmit me rastin e martës 500 mijë lekë, ndërsa në vitin 2013 deklaron një kredi bankare prej 1 milion lekësh, gjysma e së cilës nuk është përdorur dhe është mbajtur në gjendjen cash.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al