Skeda29 Jul 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar –Gjovalin Përnoca –gjyqtar i Apelit për Krime të Rënda

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnoca do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnoca do të përballet të martën me 30 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen hetimin administrativ për Përnocën përbëhet nga Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komici.

Gjovalin Përnoca ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku ka shërbyer fillimisht si gjyqtar në Mirditë dhe Shkodër dhe për 4 vjet si inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2003, Përnoca është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, detyrë të cilën e ka ushtruar tashmë prej 15 vitesh.

Përnoca ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe është dekretuar nga Presidenti i Republikës për Gjykatën e Lartë, pa mundur që të zgjidhet më pas në Parlament.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Gjovalin Përnoca nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Apelit për Krtime të Rënda,Gjovalin Pernoca.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Përnoca zotëronte pasuri familjare me vlerë 5.1 milionë lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij është rritur me 3 herë, duke kapur vlerën e 16.1 milionë lekëve.

Pasuria e paluajtshme përbën zërin kryesor me 9.7 milionë lekë, ndërkohë që Z.Përnoca deklaron edhe automjete në vlerën e 2.6 milionë lekëve, likujditete në bankë prej 1.1 milion lekësh dhe kursime në cash prej 1.7 milion lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 43.7 milionë lekë. Rreth 55% e të ardhurave burojnë nga paga si gjyqtar, ndërkohë që paga e bashkëshortes zë rreth 26% të totalit. Rreth 15% e të ardhurave kanë si burim fitimin nga shitja e pasurive, ndërsa të ardhurat nga qiratë janë diku te 2%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi me 2 deklarata me probleme dhe 12 të tjerat pa probleme.

Subjekti Përnoca rezultoi me mungesë burimesh të deklaruara për të justifikuar shtesën e pasurisë për vitin 2011 në vlerën e 1.9 milionë lekëve dhe për vitin 2016 në vlerën 1 milion lekë.

BIRN identifikoi gjithashtu si “flamur të kuq” dy huamarrje që gjyqtari deklaron se i ka marrë nga vëllai, respektivisht 15 mijë euro në vitin 2011 dhe 9 mijë euro në vitin 2013. Të dyja huatë rezultojnë se janë shlyer plotësisht brenda viteve që janë marrë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al