Skeda20 Sep 2021

Skeda e pasurisë së deklaruar –Izet Dushaj – Gjykata e Apelit Durrës

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Izet Dushaj do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtari Izet Dushaj i Gjykatës së Apelit të Durrësit do të përballet të martën më 21 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko.

Izet Dushaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993, ku ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Tropojë. Në vitin 2006, Dushaj është promovuar si gjyqtar Apeli në Shkodër dhe prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Durrësit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Izet Dushaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Apelit të Durrësit, Izet Dushaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Izet Dushaj deklaronte pasuri me vlerë 1.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e deklaruar kap vlerën e 9.4 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.4 milionë lekë, kursime në cash prej 990 mijë lekësh, likujditete bankare prej 253 mijë lekësh si dhe një automjet me vlerë 600 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.8 milionë lekë, nga të cilat 65% kanë si burim pagën e subjektit si gjyqtar, 19% pagën e bashkëshortes, rreth 9.5% nga shitja e pasurisë së patundshme me rreth 6% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” dhuratat në cash që subjekti deklaron se ka përfituar nga familjarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Më konkretisht, në periudhën 2003-2017, Dushaj deklaron se ka përfituar si dhurata nga familjarët 8 mijë paund dhe 3 mijë euro. Shuma prej 5 mijë paundësh ka shërbyer si pagesë e pjesshme për blerjen e një apartamenti në vitin 2008, ndërsa pjesa tjetër është përdorur për shpenzime familjare.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003  

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al