Skeda12 Jun 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar – Kastriot Selita – kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit*

Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita pritet të përballet të enjten në mesditë në seancë dëgjimore me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të përbërë nga  Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.

Selita ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Në vitin 2002 ai është emëruar kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe ka shërbyer në këtë post deri në vitin 2010, kohë kur është transferuar si gjyqtar në Durrës. Pas dy vitesh gjyqtar në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, Selita është promovuar si kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Kastriot Selita nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në vitin 2003 – viti i parë i deklarimit të interesave private nga subjekti, gjyqtari Kastriot Selita ka një pasuri të deklaruar familjare prej 2 milionë lekë. Në 31 dhejtor 2017 – viti i fundit i deklarimit të interesave private pranë ILDKPKI, subjekti ka një pasuri familjare të deklaruar prej 46.9 milionë lekë, duke regjistruar një rritje prej 23.5 herë të pasurisë me një mesatare vjetore prej 3.2 milionë lekë.

Pasuria e deklaruar e subjektit në vitin 2017, përbëhet nga 45.2 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 557,660 lekë likuiditete në bankë dhe 1.1 milionë lekë likuiditete cash. Të ardhurat e deklaruara familjare gjatë periudhës së deklarimit kapin një vlerë prej 65 milionë lekë, nga të cilat 38.7 % vijnë nga paga e subjektit dhe bashkëshortes dhe 50.2 % ose 32.6 milionë lekë nga shtija e pronave të bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi me 1 vite me probleme për gjyqtarin Selita. Konkretisht subjekti ka mosjustifikim të pasurisë në vitet 2008 në shumat 277,644 lekë.

Deklarata e pasurisë e vitit 2003

Deklarata e pasurisë e vitit 2004

Deklarata e pasurisë e vitit 2005

Deklarata e pasurisë e vitit 2006

Deklarata e pasurisë e vitit 2007

Deklarata e pasurisë e vitit 2008

Deklarata e pasurisë e vitit 2009

Deklarata e pasurisë e vitit 2010

Deklarata e pasurisë e vitit 2011

Deklarata e pasurisë e vitit 2012

Deklarata e pasurisë e vitit 2013

Deklarata e pasurisë e vitit 2014

Deklarata e pasurisë e vitit 2015

Deklarata e pasurisë e vitit 2016

Deklarata e pasurisë e vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Shënim*

Një version i mëparshëm i skedës së pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Kastriot Selita, sinjalizonte mosjustifkim pasurie në vitin 2012 dhe 2013, për shkak të një gabimi në reflektimin e shtimit te gjendjes cash nga shtija e një apartamenti. Ky shkrim është ndryshuar  për të korrektuar gabimet në analizë financiare për vitet 2012 dhe 2013. Reporter.al kërkon ndjesë për gabimin dhe ne po punojmë që mos të përsëritet.