Skeda18 May 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar-Luiza Mandi-kryetare e Bashkisë Libohovë

Kryebashkiakja e Libohës, Luiza Mandi deklaron pasuri familjare të vlerësuar në 9.3 milionë lekë, e cila nuk rezulton të ketë pësuar asnjë ndryshim në katër vitet e mandatit të saj.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Luiza Mandi u zgjodh kryetare e bashkisë së Libohovës në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësuese e Partisë Socialiste dhe e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ajo fitoi mandatin e parë me 53.54% të votave.

Luiza Mandi është përfshirë në politikën lokale fillimisht si anëtare e Këshillit Bashkiak dhe më pas si kryetare e Bashkisë. Ajo është me profesion mjeke si dhe ka mbajtur postin e drejtores së Qendrës Shëndetësore Libohovë.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetarja e bashkisë Libohovë nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetarja e Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi.

Kryetarja e Bashkisë së Libohovës zotëronte pasuri familjare me vlerë 9.3 milionë lekë në vitin 2015; kur deklaroi për herë të parë interesat e saj private pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Ajo deklaronte një apartament të përfituar nga privatizimi në Libohovë, bashkë me një shtesë kati në proces legalizimi, një vilë 3-katëshe në Tiranë, sërish në proces legalizimi si dhe një apartament banimi në Tiranë, i zotëruar 100% nga bashkëshorti. Familja Mandi deklaron gjithashtu truall dher kursime cash të krijuara nga trashëgimia.

Në fund të vitit 2017, pasuria e deklaruar nga kryebashkiakja e Libohovës nuk ka pësuar asnjë ndryshim. E ndarë në kategori, ajo përbëhet nga pasuri të patundshme me vlerë 5.8 milionë lekë, likujditete në bankë prej 1.5 milionë lekësh, kursime në cash 1.3 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 650 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 3.4 milionë lekë. Paga nga funksioni i Znj. Mandi si kryebashkiake ka siguruar 61% të të ardhurave, ndërsa paga e vajzës së saj si mjeke ka siguruar pjesën tjetër prej 38% të të ardhurave.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 3 vite të deklarimit, të cilat rezultojnë pa probleme.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit te Detyrës  

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al