Skeda18 Jun 2020

Skeda e pasurisë së deklaruar –Moisi Duda –Prokuroria e Apelit Durrës

Prokurori i Apelit të Durrësit, Moisi Duda do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Prokurori Moisi Duda i Prokurorisë së Apelit të Durrësit do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të premten me 19 qershor. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.

Moisi Duda punon prej 2 dekadash si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Durrësit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Moisi Duda nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Apelit të Durrësit, Moisi Duda nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Prokurori Moisi Duda deklaronte pasuri me vlerë 1 milion lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me 13 herë dhe kap vlerën e 13.1 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 7.1 milionë lekësh, pasuri të patundshme prej 4.1 milionë lekësh, një automjet me vlerë rreth 986 mijë lekë si dhe kursime të akumuluara në cash prej 930 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 33 milionë lekë. Rreth 61% e të ardhurave burojnë nga paga nga funksioni i prokurorit, ndërsa pagat e familjarëve zënë 21% të totalit. Prokurori Duda deklaron gjithashtu të ardhura nga shitja e pasurive të patundshme prej 7% dhe dhurata në cash prej 1.60%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezultoi me probleme.

Në vitin 2007, subjekti rezulton me pasuri të pajustifikuar nga burimet e deklaruara në vlerën e 4.1 milionë lekëve. Diferenca negative vjen nga deklarimi për herë të parë i depozitave bankare të akumuluara ndër vite me vlerë totale prej 5.9 milionë lekësh. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum sipas INSTAT.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” shitjen e një shtëpie prej 40m2 dhe 78 dynym tokë që i zotëronte bashkë me prindërit përmes një marrëveshjeje verbale tek i vëllai në vitin 2005.

Gjithashtu në vitin 2004, prokurori Duda deklaron si shtesë aseti një apartament me vlerë 200 mijë lekë, të cilin e shet brenda vitit në vlerën e 1.2 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitit 2003

Deklarata e pasurise për vitit 2004

Deklarata e pasurisë për vitit 2005

Deklarata e pasurise për vitit 2006

Deklarata e pasurisë për vitit 2007

Deklarata e pasurisë për vitit 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al