Skeda4 Aug 2020

Skeda e pasurisë së deklaruar –Petrit Çomo –Gjykata e Tiranës

Gjyqtari Petrit Çomo i Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtari Petrit Çomo i Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën më 5 gusht me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Petrit Çomo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar dhe zv.kryetar i Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2015, Çomo u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë –detyrë të cilën e mbajti deri në shkrirjen e këtij institucioni.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Petrit Çomo nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Petrit Çomo për vitet 2003-2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtari Petrit Çomo deklaronte pasuri me vlerë 11.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria kap vlerën e 18.5 milionë lekëve.

Z.Çomo zotëron një apartament në vlerën e 7 milionë lekëve, likujditete bankare prej 5.6 milionë lekësh, një automjet me vlerë rreth 1.8 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 300 mijë lekësh. Gjithashtu, ai deklaroi në vitin 2003 se kishte përfituar nga trashëgimia aksione në vlerën e 3.7 milionë lekëve, për të cilat nuk deklarohen ndryshime në vitet e mëpasme.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.7 milionë lekë, nga të cilat 52% burojnë nga paga e gjyqtarit Çomo dhe rreth 40% nga të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Z.Çomo rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” deklarimet mbi dhënien me qira të banesës si dhe transaksionet me një llogari bankare.

Z.Çomo deklaron si pasuri fillestare një apartament me vlerë 7 milionë lekë dhe aksione prej 3.7 milionë lekësh të përfituara nga trashëgimia. Në vitet në vazhdim, ai deklaron të ardhura nga dhënia me qira e banesës, por nuk ka të dhëna se cili është vendbanimi i subjektit, duke qenë se i vetmi apartament i deklaruar është dhënë me qira.

Ndërsa në vitin 2005, Z.Çomo deklaron pakësimin e një depozite bankare në Credins Bank, e cila nuk rezulton të jetë deklaruar më parë si dhe mungojnë të dhënat për gjendjen e kësaj depozite dhe ndryshimet e saj deri në vitin 2008.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al