Skeda22 Jun 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar –Regleta Panajoti –kandidate për Gjykatën Kushtetuese

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti do të përballet të hënën me vetingun. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti, e cila kandidon për një vend në Gjykatën Kushtetuese do të përballet të hënën më 24 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Panajotin përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj.

Regleta Panajoti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Ajo ka kandiduar në dy thirrje të hapura për të plotësuar vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që procesi i vlerësimit të kandidatëve është duke u kryer nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Regleta Panajoti nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar e gjyqtares se Gjykates se Tiranes, Regleta Panajoti per vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Regleta Panajoti zotëronte pasuri familjare me vlerë 7.4 milionë lekë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e saj është dyfishuar, duke kapur vlerën e 19.3 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor me 11 milionë lekë. Gjyqtarja deklaron gjithashtu 6.7 milionë lekë likujditete bankare, automjet me vlerë 800 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 739 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 70.2 milionë lekë. Të ardhurat kryesore janë siguruar nga paga e bashkëshortit të gjyqtares në masën 40%, ndërsa të ardhurat e subjektit zënë 21% të totalit. Familja Panajoti deklaron gjithashtu të ardhura nga bursa e vajzës në Singapor në vlerën e 26 milionë lekëve ose 37% të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për gjyqtaren Panajoti.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë vlen për t’u shënuar se bashkëshorti i subjektit ka deklaruar në vitin 2014 se ka përfituar 1/7 e dy sipërfaqeve toke në Korçë nga trashëgimia e bashkëshortes. Ndërsa në vitin 2016 ai deklaron pronësinë me 50% të një shtëpie banimi dhe 300 m2 truall në Dervician të Gjirokastrës nga trashëgimia, prona këto që nuk llogariten me vlerë financiare në këtë analizë.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al