Skeda18 Apr 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar – Rexhep Bekteshi – kandidat për Gjykatën Kushtetuese

Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Rexhep Bekteshi do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, njëherazi kandidat për Gjykatën Kushtetuese, Rexhept Bekteshi do të përballet të premten në orën 12.15 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që ka shqyrtuar përmbushjen e kritereve të vetingut nga subjekti përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Rexhep Bekteshi është një gjyqtar me karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Ai e ka filluar karrierën si gjyqtar në vitin 1993 dhe për më shumë se 25-vjet ai ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në shkurt 2018, pas thirrjes së hapur nga Presidenti i Republikës, Bekteshi ka kandiduar për një post në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka kandiduar dhe si pjesë e thirrjes së hapur nga Kuvendi në të njëjtin muaj.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në vitin e parë të deklarimit, 2003 gjyqtari Rexhep Bekteshi nuk ka regjistruar pasuri. Ndërkohë në 31 dhjetor 2017, pasuria e tij familjare e deklaruar kap një vlerë prej 2.9 milionë lekë, me një rritje mesatare prej 272 mijë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga 2.3 milionë lekë likuiditete bankare dhe një apartament me vlerë 600 mijë lekë. Apartamentit 1+1, janë shtuar dy dhoma me leje ndërtimi në vitin 1995.

Gjatë karrierës së tij, subjekti i rivlerësimit ka deklaruar të ardhurave në vlerën 23.7 milionë lekë. Nga këto të ardhura, 63.8 % ose 15.1 milionë lekë vijnë nga paga si pasojë e funksionit të subjektit dhe 8.5 milionë ose 36 % nga paga e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, nuk rezulton asnjë deklaratë me probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave rezulton se në vitin 2006 subjekti nuk ka pasqyruar në formularin e pasurisë të ardhurat vjetore familjare, por ka dorëzuar bashkë me formularin e pasurisë bashkëlidhur dokumentet justifikuese-dokumente të cilat BIRN nuk i disponon, si rrjedhojë në tabelën e të ardhurave mungon viti 2006.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al