Skeda19 Jun 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar – Saida Dollani – gjyqtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 në vitin 2017.  

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani do të përballet të enjten në orën 9:00 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që do të marrë në skanim gjyqtaren e Apelit përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.

Dollani ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ajo e ka filluar udhëtimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier në vitin 2000 dhe në vitin 2004 është promovuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, një nga gjykata më të larta të karrierës në Shqipëri.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Saida Dollani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklaratën e parë para fillimit të detyrës në vitin 2003, gjyqtarja Saida Dollani nuk ka pasuri të deklaruar. Ndërkohë në deklaratën e fundit periodike të vitit 2017, gjyqtarja Dollani ka një pasuri të deklaruar familjare me vlerë 337 mijë lekë. Pasuria e gjyqtares Saida Dollani në fund të vitit 2017, përbëhet nga 66 mijë lekë të depozituara në bankë dhe likuiditete cash në vlerën 265 mijë lekë. . Subjekti ka në pronësi gjithashtu një apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 79 m2, të marrë dhuratë në vitin 2009. Vlera e këtij apartamenti nuk është përcaktuar nga subjekti.

Nga viti 2004 deri në vitin 2017, subjekti i rivlerësimit ka pasur të ardhura në vlerën 22.8 milionë lekë, 90 për qind e të cilave e zënë të ardhurat nga paga për shkak të funksionit. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për gjyqtaren Dollani.

Ndërsa nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me shumë me qartësimin e transaksioneve të deklaruara për dhurimin e një apartamenti dhe shpenzimet për shkollimin e djalit në Francë.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al