Skeda4 Jun 2019

Skeda e pasurisë së deklaruar -Shkëlzen Cena –kandidat për SPAK

Prokurori i Dibrës, Shkëlzen Cena, i cili kandidon për një vend në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Prokurori i Dibrës, Shkëlzen Cena është kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Ai do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.

Shkëlzen Cena e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Kukësit. Ai është transferuar nga Kukësi në Kurbin në vitin 2012, ndërkohë që prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Shkëlzen Cena nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se deklaruar nga prokurori Shkelzen Cena nga viti 2003 deri ne fund te vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Shkëlzen Cena zotëronte një apartament në Kukës me vlerë 500 mijë lekë në vitin 2003; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI-së.

Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 3.7 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 233 mijë lekësh. Pasuria përbëhet nga apartamenti në Kukës, që pas rikonstruksionit kap vlerën e 1.4 milionë lekëve, kursime të akumuluara në cash prej 1 milion lekësh, automjete me vlerë 1 milion lekë si dhe rreth 229 mijë lekë likujditete bankare.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 19.8 milionë lekë dhe kanë si burim pagën e tij nga funksioni në masën 76% dhe pagën e bashkëshortes në rreth 23% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë u identifikuan si “flamuj të kuq” pasaktësitë në deklarimin e dy kredive bankare. Më konkretisht, një kredi prej 400 mijë lekësh e marrë në shkurt të vitit 2005 deklarohet në vitin 2006.

Gjithashtu në vitin 2006, Z. Cena ka marrë një kredi të dytë bankare prej 1 milion lekësh për blerje apartamenti, transaksion i cili nuk është finalizuar atë vit. Në vitin 2007, një pjesë e kredisë prej 800 mijë lekësh është përdorur për rikonstruksionin e apartamentit ekzistues.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitit 2003

Deklarata e pasurise për vitit 2004

Deklarata e pasurisë për vitit 2005

Deklarata e pasurise për vitit 2006

Deklarata e pasurisë për vitit 2007

Deklarata e pasurisë për vitit 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al