Një lokal privat në Kurbin që shërbeu si qendër votimi është sulmuar më armë nga persona të paidentifikuar. Policia tha se po hetonte ngjarjen.
Një ndërtesë e cila deri në orën 19:00 të ditës së dielë shërbeu si qendër votimi për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, është sulmuar me armë pas mesnatës. Ngjarja rreth orës rreth ores 01:00 të mëngjesit në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit.
Godina në fjalë është tre katëshe dhe shërben edhe si lokal dasmash dhe agjenci udhëtimesh, ndërsa nga të shtënat janë shënuar vetem dëme materiale, por sulmi ka krijuar panik te banorët e zonës. Godina ku ndodhi sulmi që gjatë ditës së dielë kishte shërbyer si qendër votimi dhe është në pronësi të shetasit V.U.
Sipas burimeve nga polcia objektiv i sulmit kanë qenë vetëm ambientet që ishte dhënë me qira për qendër votimi. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve që qëlluan me armë zjarri.