Një person i kërkuar nga policia kundërshtoi me armë dorëzimin dhe u arratis në një pyll pranë zonës ku ndodhi përplasja.
Një person është përplasur me armë me policinë pasditen e të enjtes në fshatin Seltë të njësisë administrative Zavalinë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur ndërsa efektiva të policisë vendore kanë udhëtuar drejt fshatit Seltë me një vendim gjykate për kontrollin e banesës pasi dyshohej se mbante armë zjarri pa leje.
Menjeherë sapo ka parë policinë, shtetasi J. Kavaja ka qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe më pas është larguar në pyll. Mësohet se personi jetonte i vetëm në shtëpinë e tij disi të veçuar në kufi me zonën e Gramshit.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar. Menjëherë është bërë rrethimi i zonës në një perimetër të gjërë për shkak të territorit. Sipas policisë janë marrë masa që personi të mos i afrohet banesave të tjera.
Në mbështetjeve të bluve të Elbasanit kanë mbërritur edhe forcat RENEA. Kërkimet për kapjen e të arratisur janë në vazhdim.