Që kur Presidenti Donald Trump u zgjodh në SHBA dhe referendumi në Mbretërinë e Bashkuar votoi Brexit, gjuha e urrejtjes dhe krimet kundër minoriteteve etnike kanë filluar të bëhen një normalitet në Perëndim. Për të përmbysur këtë tendencë, të gjithë shtetasit duhet të nxiten të reflektojnë në një të shkuar jo shumë të largët.
Pas një manifestimi të supermacistëve të bardhë në Çarlotesvill, Virxhinia, në të cilin një aktiviste anti-fashiste, Heather Heyer u vra dhe shumë të tjerë u plagosën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump në mënyrë famëkeqe ia hodhi fajin “të dyja palëve” për dhunën. Duke vënë shenjën e barazimit mes neo-Nazistëve dhe atyre që u ngritën kundër tyre, Trump njollosi (edhe më tej) presidencën e tij. Dhe duke përshkruar disa nga pjesëmarrësit në manifestimin në fjalë si “njerëz shumë të mirë,” ai i dha një shenjë miratimi të gjithë fanatikëve të ekstremit të djathtë në të gjithë botën.
Pak javë më vonë, ndërkohë që Uragani Harvey po godiste Teksasin, Trump fali Joe Arpaion, ish-sherifin e Kontesë Marikopa në Arizona. Arpaio qe dënuar për përbuzje të gjykatës në korrik, pasi kishte injoruar një urdhër nga një gjykatës federal kundër profilizimit racor të Latinëve. Nga mënyra se si e sheh çështjen Trump, Arpaio “u dënua sepse bëri punën e vet.”
Arpaio u mburr një herë se burgu nën qiell të hapur ku ai mbante imigrantët pa dokumente qe i ngjashëm me një kamp përqendrimi. Dhe tashmë ai është eksponent udhëheqës i Partisë së Çajit dhe lëvizjeve të tjera ksenofobe të krahut të djathtë që mbështetën kandidaturën e Trump në zgjedhjet e vitit të kaluar. Duke falur Arpaion, Trump shënoi, edhe një herë, mbështetjen e tij të nënkuptuar për supermacistët e bardhë dhe nativistët në të gjithë botën.
Për fat të keq, shumë aleatë të Trump në Partinë Republikane as nuk janë habitur fare në përgjithe të fjalëve dhe veprimeve të tij të fundit. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të ABC Neës dhe Ëashington Post, 9 për qind e të intervistuarve – “ekujvalent i rreth 22 milionë Amerikanëve” – e gjen “të pranueshme të kesh mendime neo-Naziste ose të superioritetit të të bardhëve.”
Ky është një rezultat tronditës. Por nuk është i kufizuar vetëm te Shtetet e Bashkuara. Edhe në Europë po dëshmohet një fuqizim shqetësues i racizmit, nacionalizmit, anti-semitizmit dhe ksenofobisë. Në një sondazh të kohëve të fundit të kryer për Chatham House, 55% e të intervistuarve në Europë qenë dakord se “i gjithë migrimi i mëtejshëm nga vendet me shumicë myslimane” duhet të ndalohet. Kjo është edhe më e lartë se sa 48% e Amerikanëve të cilët, në shkurt, mbështetën urdhërin ekzekutiv të Trump për ndalimin e udhëtimit nga shtatë vende me shumicë myslimane.
Është koha që ata Europianë që parapëlqejnë të mos pranojnë supermacinë e të bardhëve si problem të tyre duke e konsideruar atë thjeshtë si fenomen Amerikan, të shohin më mirë realitetin. Që nga zgjedhja e Trump në SHBA dhe referendimit Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, gjuha e urrejtjes dhe krimet kundër minoriteteve etnike e shtetasve të huaj kanë filluar të bëhen normalitet në shumë vende të Perëndimit.
Më shqetësuesja, mungesa e tolerancës mund të jetë në rritje mes të rinjve. Revista Britanike TES raporton “krimet e urrejtjes dhe incidentet e urrejtjes në shkollat Britanike” u rritën me 48% në verën dhe vjeshtën e vitit 2016 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Siç vëren raporti, kjo përputhet ekzaktësisht me referendumin Brexit dhe zgjedhjen e Trump.
Në panoramën e sotme të informacionit, media shoqërore është bërë mjeti kryesor për përjapjen e urrejtjes. Platformat më të mëdha të medias shoqërore tashmë mbartin llogari të panumërta false apo anonime që përhapin mesazhe ksenofobike, nacionaliste dhe raciste. Këto llogari kanë duke ndotur një medium të cilin shumë të rinj e shijojnë, dhe po ekzpozojnë medje të impresionueshme ndaj falsiteteve të rrezikshme dhe teorive të komplotit. Në shumë raste këto llogari po menaxhohen me pandëshkueshmëri nga trolle të sponsorizuara nga rusët në Maqedoni e vende të tjera në Europën Lindore.
Por nuk janë vetëm trollët në internet që po fuqizojnë njerëzit drejt racizmit, anti-semitizmit dhe homofobisë. Shumë udhëheqës botërorë dhe opinonkrijues të njohur po e bëjnë atë gjithashtu. Megjithëse udhëheqësit Europianë të rrymës kryesore ofruan një krititë të qartë ndaj dhunës në Çarlotesvill dhe reagimit të Trump ndaj kësaj dhune, ata duhet të shkojnë edhe më tutje. Tashmë më shumë se kurrë më parë, Bashkimi Europian duhet të demonstrojë angazhimin e vet në ruajtjen e vlerave bazë të barazisë dhe tolerancës.
Fakti që qeveritë aktuale në Hungari dhe Poloni qëllimisht po minojnë institucionet demokratike në këto vende duhet të jetë provë e mjaftueshme që ne nuk mundet dhe nuk duhet t’i marrim për të mirëqena lirinë dhe sundimin e ligjit. U deshën shumë vite për të ndërtuar institucione demokratike në Europën Qendrore dhe Lindore, por mjaftuan vetëm pak zgjedhje parlamentare për ta përmbysur këtë progres. Për hir të demokracisë Europiane, anëtarët e tjerë të BE-së duhet të ndërmarrin aksion kolektiv tani për të sanksionuar këto qeveri gjithnjë e më shumë autoritare për shkeljet e tyre.
Pas një rritje në incidentet anti-Semite më 2004, kur unë isha kryeministër i Belgjikës, unë nisa një iniciativë për t’i rikujtuar të rinjve kostot e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë leksioneve të tyre të historisë, studentët në Belgjikë mund të mësonin mbi komplikimet dhe pasojat negative që shkaktohen nga ideologji të caktuara.
Ndërsa urrejtja është sërish duke marshuar sot, ne duhet të rikujtojmë se arsimimi është thelbësor në luftën kundër autoritarizmit, i cili mund të lulëzojë në kushtet e vetëkënaqësisë së përgjithshme. Për t’u siguruar që vlerat demokratike të triumfojnë, ne duhet të nxisim të gjithë njerëzit të reflektojnë mbi leksionet e të shkuarës, kur abuzime të tmerrshme u kryen kundër miliona njerëzve.
Ne ia kemi detyrim këtë të gjithë atyre që vuajtën nën regjimet autoritare të së shkuarës dhe duhet të ngrihemi tani për vlerat demokratike. Ne mund të fillojmë duke u ngritur, siç bëri Heather Heyer, kundër populistëve të krahut të djathtë të cilët haptazi po ushqejnë urrejtje në të gjithë Perëndimin.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Combating Hatred with History