Opinion9 Apr 2019

Trashëgimia e “Ballkanizmit” meriton një vështrim të ri

“Ballkanizmi” mund të ketë fituar një reputacion të keq si përkrahës dhe “orientues”, por një libër i ri sugjeron se nuk duhet të hedhim poshtë rolin që akademikët kanë luajtur në përfaqësimin e rajonit.

Autor: Tom Junes BIRN
Printo

Kalaja Kalamegdan, Beograd, Serbi. Foto: Pixabay.

Ballkanizmi, një term që fitoi rëndësi pasi “Imagining the Balkans” u botua në fund të viteve 1990, i referohet një diskursi orientues dhe pexhorativ që haset në literaturën perëndimore apo në komentet mediatike dhe ndonjëherë në të menduarit e politik bërësve perëndimorë.

Por, ndërsa ballkanizmi ka qenë subjekt i kritikës akademike që atëherë, debatet rreth ballkanizmit dhe perceptimet e Ballkanit apo të Europës Juglindore e kanë shpërfillur kontributin akademik në përfaqësimin dhe vetë-përfaqësimin e rajonit.

Një libër i ri nga historiania bullgare Diana Mishkova na çon “Përtej Ballkanizmit”, siç sugjeron titulli i tij.

Ai pasqyron nga një perspektivë historike përpjekjet shkencore brenda dhe jashtë rajonit për “krijimin e rajonit” – një hapësirë e imagjinuar dhe e ndërtuar që tejkalon kufijtë aktualë kombëtarë.

Mishkova jo vetëm që na ofron një histori të dokumentuar mirë, por ndonjëherë edhe të përqendruar të të menduarit dhe diskursit akademik, duke bashkëvepruar me zhvillimet politike në Ballkan nga fundi i shekullit të 19-të.

Libri gjithashtu parashtron axhendën e vet politike me qëllim të “rivendosjes së subjektivitetit dhe agjencisë së ‘Ballkanit’ dhe caktimit të përgjegjësisë së elitave të Ballkanit për konceptin dhe imazhet që ai përcjell.”

Shfaqja e Ballkanit si një hapësirë e imagjinuar në literaturën akademike daton nga fundi i shekullit të 19-të, me daljen e shteteve të pavarura në rajon dhe urgjencën në rritje të “çështjes lindore” për fuqitë e mëdha të kohës.

Para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, kishte një tendencë akademike për t’i trajtuar vendet e Europës Juglindore në grup, për shkak të stimujve politikë dhe ekonomikë, si rezultat i shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe projekteve rivale gjeopolitike dhe madhështore.

Njëkohësisht, përfaqësimet akademike të rajonit të lindura nga brenda Ballkanit ishin të lidhura me “projekte identiteti” paralele të lidhura me ndërtimin e shtetit-komb.

Por, shprehet Mishkova, diskurset dhe atëhershme dhe ato të kohëve të tanishme ishin të pajtueshme. Përfaqësime të tilla kombëtare dhe rajonale shpesh përkraheshin nga studiues të njëjtë dhe theksonin ngjashmëritë dhe ndërveprimin.

Këto përpjekje shkencore pioniere për të përfaqësuar rajonin do të trashëgonin nocionin dhe konceptin e rajonit të Ballkanit për brezat që do të vijnë.

Koncepti i Ballkanit si një rajon do të merrte një rëndësi të veçantë politike pas Luftës së Parë Botërore. Ndërsa trashëgimia e rritjes së nacionalizmit integral ndoshta mbahet mend më mirë, kishte “projekte ballkanike” liberale dhe të majta që kërkonin një fat të përbashkët për rajonin.

Ato ndikuan në idetë e mëvonshme komuniste për një federatë ballkanike, pas Luftës së Dytë Botërore.

Këto vizione politike do të përforcoheshin nga përpjekjet shkencore, në veçanti nëpërmjet shkencës së re të “Ballkanologjisë”.

Sulltan Mehmeti i V i Turqisë duke përshëndetur Kajser Vilhelmin II gjatë ardhjes së tij në Kostandinopojë, 1917. Foto: Wikipedia.

Debate u ngritën rreth karakteristikave të një homo balkanicus dhe ekzistencës së një “fryme ballkanike”. Çuditërisht, ballkanizmi funksiononte gjithashtu si një diskurs anti-perëndimor, në fakt, përbënte një kundër-narrativë ndaj orientalizmit perëndimor.

Konstelacioni i përgjithshëm politik europian i dha mundësinë Ballkanit të bëhej një referencë kryesore në hartën mendore dhe gjeografike europiane.

Për fuqitë perëndimore, rajoni u interpretua nëpërmjet politikës dhe diplomacisë së negociatave të paqes të Versajës – një pjesë e kontinentit ku perandoritë kishin përmbushur vdekjen e tyre dhe kishin lindur kombet, por që mbetën diku midis botës së Orientit dhe një “Europe të re”.

Ballkani shërbeu gjithashtu si identifikues rajonal kundër të cilit dijetarët në shtetet e reja të pavarura të Europës Lindore-Qendrore ngritën identitetin kombëtar dhe rajonal të shteteve të tyre.

Së fundmi, në akademinë gjermane dhe austriake – tradicionalisht më të avancuara në prodhimin e njohurive rreth Ballkanit – studimi i rajonit erdhi për të mbështetur arsyetimet politike të Rajhut nazist, në të cilin dominimi gjerman i rajonit shihej si një “faktor organizues i domosdoshëm” midis kombeve të shumta të Ballkanit.

Periudha midis luftërave pa lindjen e një diskursi akademik mbi faktin që Ballkanin “mbetej pas” Europës.

Kjo u përforcua nga stereotipet popullore, të rrënjosura prej shumë kohësh në kulturën europiane, të komplikuara nga trashëgimia bizantine dhe ajo otomane, duke rezultuar në “nën-modernitetin” e rajonit – dhe që nuk u sfiduan mjaftueshëm nga akademikët.

Diskursi që u krijua shërbeu si në ashtu edhe përtej rajonit si një lente përmes së cilës të vlerësohej modernizmi dhe progresi perëndimor.

Lufta e Dytë Botërore dhe ndarja e Europës e Luftës së Ftohtë iu nënshtruan Ballkanologjisë dhe studimit të Ballkanit. Institutet kërkimore u mbyllën dhe rajoni u bë një mikrokozmos i ndasive të pasluftës në botë midis blloqeve ideologjike.

Megjithatë, disa zhvillime politike, siç ishin mospajtimi ndaj Bashkimit Sovjetik dhe nismat mbinatyrore, si Projekti i madh Lindje-Perëndim i UNSECO-s, ringjallën imazhin e Ballkanit si një rajon specifik.

Ndërsa Lufta e Ftohtë vazhdonte, dialogu akademik ndër-rajonal rifilloi, megjithëse shpesh i frymëzuar nga mosmarrëveshjet kombëtare dhe nga stimujt e sponsorizuar politikisht, ndërsa diplomacia kulturore, nacionalizmi kulturor dhe gjeopolitika u ndërthurën me njëra-tjetrën.

Parimet e Ballkanologjisë së pasluftës ritheksuan temat tashmë të përcaktuara midis luftërave të një të kaluare të përbashkët të lashtë dhe vazhdimësitë dhe trashëgimitë e sllavëve, krishterimit dhe perandorisë.

Rajoni u portretizua si një rajon i bashkuar dhe i ndryshëm me prapambetjen dhe nënçmimin e tij si shkak për tallje ose për festim, duke ofruar një alternativë ndaj modernizmit perëndimor.

Nacionalizmi dhe nën-zhvillimi, vë në dukje Mishkova, u bënë “krijuesit e rajonit” në akademinë marksiste dhe atë jo-marksiste. Megjithatë, diskursi ballkanik i pasluftës nuk krijoi një narrativë të re mbikombëtare, por pa një bashkëjetesë të narrativave kombëtare.

Këto metafora kombëtare u përkrahën në propagandën e Luftës së Ftohtë si në Lindje dhe në Perëndim, dhe, deri në fund të viteve 1970, kishin fituar një pozitë më të fortë. Si rezultat, “projekti ballkanik” përsëri filloi të zbehej.

Me luftërat në ish-Jugosllavi dhe procesin e mëvonshëm të vonuar të integrimit euroatlantik në rajon, Ballkani u shfaq përsëri si një koncept studimi akademik.

Pozicionet e Ushtrisë Popullore Jugosllave të drejtuara nga Dubrovniku, 1991. Foto: Wikipedia.

Tani, të popullarizuar dhe të kritikuar si një subjekt orientalizimi perëndimor, diskurset akademike që kanë lidhje me Ballkanin mbetën megjithatë të zhgënjyera ndaj temave të përcaktuara nga ballkanologët e shekullit të 20-të.

Këto diskurset, thekson Mishkova, nuk janë riartikuluar vazhdimisht nga brenda dhe jashtë, por janë ngatërruar me politikën në një mënyrë të rëndësishme.

Debati akademik për Ballkanizmin dhe arsyeja politike e ekzistencës së tij shërben si një kujtesë se qëndrimet popullore jo gjithmonë tregojnë të menduarit akademik dhe politikë bërjen.

Edhe pse nacionalizmi është ende një forcë e fuqishme, nuk mund të përjashtohet mundësia që në një Europë gjithnjë e më të integruar, rajonalizimi dhe për pasojë Ballkanizmi mund të lindin si një kundër-narrativë, duke forcuar një nën-identitet brenda projektit më të gjerë europian.

Përtej të qenit një korrigjim i rëndësishëm i dominimit të stereotipeve popullore për Ballkanizmin, libri “Përtej Ballkanizmit” i Mishkovës na kujton se akademikët dhe prodhimi i dijes shkencore mund të luajnë një rol të rëndësishëm vendimtar në këtë proces.

Mendimet e shprehura në sektorin e Opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.