Lista e vendeve që e uruan dhe të atyre që qëndruan në heshtje për fitoren e presidentit rus Vladimir Putin tregon një hendek mes Rusisë në rajonin e Ballkanit.
Politikanët pro-rusë në Ballkan përgëzuan Vladimir Putinin pas fitimit të më shumë se 74 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të së dielës, ndërsa disa liderë të tjerë ballkanas të lidhur më ngushtë me NATO-n qëndruan të heshtur.
Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska u shpreh të hënën se “transformimi dhe progresi që Rusia ka bërë nën udhëheqjen e tij këto vite dëshmon saktësinë politike të tij”.
Sipas agjencisë së lajmeve Srna, Dodik tha se marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi vëllazëror midis Republika Srpska dhe Rusisë do të vazhdojnë dhe “duke thelluar mirëqenien e dy kombeve dhe duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi edhe më të madh në të gjitha nivelet”.
Komuniteti etnik serb dhe aktivistët anti-NATO në Malin e Zi shprehën të dielën në rrjetet sociale kënaqësinë e tyre për zgjedhjen e Putin dhe mandatin e tij të ri gjashtë-vjeçar.
Lideri i partisë popullore demokratike pro-ruse në opozitë, Milan Kneževiç, e uroi Putinin, duke thënë se ishte rezultati qe “mbresëlënës” dhe se tregon vullnetin e lirë të popullit rus. Ai shtoi: “Nëse shtetasit malazezë do të mund të votonin, fitorja e tij do të ishte edhe më e madhe”.
Në Serbinë fqinjë, si presidenti dhe kryeministrja bënë urimet e tyre. Presidenti Aleksandër Vuçiç kujtoi se Serbia është “mike i sinqertë dhe partnere e besueshme” me Rusinë.
“Mund të mbështeteni në kontributin tonë për thellimin e bashkëpunimit, si dhe në angazhimin tonë për realizimin e projekteve të përbashkëta. Kam besim se… do të krijojmë kushte më të mira për brezat që do të vijnë,” i tha Vuçiç Putinit në faqen e tij zyrtare të dielën.
Kryeministrja Ana Brnabiç tha në një deklaratë se Serbia dhe Rusia tashmë kanë marrëdhënie miqësore dhe se në të ardhmen “dy vendet dhe qytetarët tanë do ta zgjerojnë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat”.
Presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, postoi në Facebook një foto të tij dhe Putinit në një vizitë në Moskë i gëzuar për rizgjedhjen e tij.
“Rusia e udhëhequr nga Vladimir Putin është shndërruar në një simbol të shpresës për të gjithë popujt që mbrojnë stabilitetin në të gjitha rajonet e botës, për politikat sovrane të brendshme dhe të jashtme, si dhe për vlerat tradicionale”, tha ai.
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, shprehu gjithashtu urime për fitoren e Putinit.
“Ka kushte dhe perspektiva të mira për të përmirësuar dhe forcuar marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Rusisë, të krijuara nga lidhje të forta historike. Jam e lumtur të kujtoj vizitën time të fundit në vendin tuaj dhe bisedat tona të hapura… që i dhanë një shtysë të re marrëdhënieve tona”, thuhej në deklaratën e saj të hënën.
Megjithatë, Rumania si shtet anëtar në NATO ndoqi Bashkimin Europian dhe NATO-n të hënën duke mos e uruar Putin për fitoren e pritshme.
Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria bënë të njëjtën gjë.
Europa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara dhanë një përgjigje të ftohtë ndaj fitores së Putinit, ndërsa Gjermania e përdori rastin për të nxitur Rusinë t’i japë fund politikës së saj të “distancimit”.
OSBE i përshkroi zgjedhjet si “të rregullta” por me mungesë konkurrence të mirëfilltë.
Marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin janë përkeqësuar në ditët e fundit pasi Britania akuzoi Kremlinin se ka helmuar një spiun të shkëmbyer – dhe mori mbështetje të fortë nga Franca, Gjermania dhe SHBA.