Lajm28 Mar 2015

Urdhër-arrest i dytë për Mark Frroku, akuzohet nga Belgjika për vrasje

Prokuroria i kërkon Kuvendin autorizim për arrestimin e dytë të deputetit Frroku, pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika për një vrasje të vitit 1999.   

Autor: BIRN Tirane
Printo

Deputeti Mark Frroku duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë më 9 Mars 2015. Foto: LSA/Malton Dibra

Deputeti Mark Frroku duke dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë më 9 Mars 2015. Foto: LSA/Malton Dibra

Prokuroria e Përgjithshme i dërgon Kuvendit urdhër-arrestin e dytë për deputetin Mark Frroku, i cili akuzohet nga Belgjika për “vrasje me paramendim”. Kërkesa për autorizimin e Kuvendit vjen pas një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet belge për deputetin Mark Frroku.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi të shtunën për mediat se ishte njoftuar për urdhër-arrestin ndërkombëtar ndaj Frrokut përmes shkresës së datës 27 mars 2015 të Interpol Tiranës dhe shkresës së datës 28 mars 2015 të Ministrisë së Drejtësisë.

“Pas këtij informacioni, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal nr.2 për veprën penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë,” tha këshilltari për mediat i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serani.

Deputeti Mark Frroku ndodhet prej të enjtes në qeli, pasi Prokuroria e akuzoi atë për kallëzim të rremë dhe sajimin e historisë së një atentati të pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi. Por pozitat e tij rëndohen edhe më tej me akuzën e vrasjes, për të cilën ka marrë një dënim me 10 vjet burg nga gjykata belge.

Mark Frroku akuzohet nga Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit të Brukselit se ka vrarë bashkë me 3 shqiptarë të tjerë shtetasin Aleksandër Kurti. Sipas kërkesës së Prokurorisë, drejtuar Kuvendit, krimi ka ndodhur në Bruksel më 5 mars 1999.

Deputeti Mark Frroku, i cili në Bruksel njihej me emrin Besnik Morina është gjykuar në mungesë dhe është dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Brukselit. Por ai e ka apeluar vendimin, me pretendimin se avokati i tij ka qenë kontradiktor në mbrojtjen e tij.

Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se pas apelimit, Gjykata e Kasacionit ka rikthyer çështjen në gjykim me vendim të datës 24 mars 2010. Kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në Bruksel ka vendosur fillimisht që shqyrtimi i çështjes të fillojë në shkurt të 2015, por e ka shtyrë më pas atë në tetor 2015.

Sipas akteve të ardhura nga Belgjika, deputeti Mark Frroku akuzohet se bashkë me 3 persona të tjerë kanë vrarë Aleksandër Kurtin, pas përplasjes së grupeve të implikuara në shfrytëzimin e prostitucionit në Bruksel.

Kjo kërkesë e Prokurorisë, e cila kërkon miratimin e Kuvendit pritet të hapë debate politike mbi infiltrimin në Parlament të personave të inkriminuar. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike në opozitë, Arben Ristani akuzoi kryeministrin Rama s