Lajm17 May 2019

Vandalizimi i kishës rrit tensionet etnike në Mal të Zi

Tensionet mes shqiptarëve etnikë dhe besimtarëve të krishterë ortodoksë u rritën pasi vandalë të panjohur përdhosën themelet e një kishe në fshatin Martinaj në veri të Malit të Zi, ku vendasit pretendojnë se nuk ka më të krishterë.

Autor: Samir Kajosevic BIRN Podgoricë
Printo

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Një debat lokal është shndërruar në një mosmarrëveshje shumë më të gjerë ndëretnike pasi autorë të panjohur hoqën një kryq prej druri nga themelet e kishës St. Vasilije Ostroski në fshatin Martinaj dhe e hodhën atë në një përrua aty pranë.

Incidenti u raportua nga mediat malazeze të martën, por u përshkallëzua kur ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha shkroi në Facebook se “Ekstremistët serbo-malazezë po e restaurojnë kishën për të provokuar banorët shqiptare”.

“I bëj thirrje autoriteteve në Mal të Zi të ndërhyjnë dhe të parandalojnë aktivitetet ilegale të grupeve ekstremiste që shkaktojnë tensione ndëretnike dhe fetare,” shkroi Berisha të enjten. Që prej vitit 2001 Kisha Ortodokse Serbe është përpjekur të ringrejë kishën nga e cila kanë mbetur vetëm themelet, por shumica etnike shqiptare në fshat e ka kundërshtuar vazhdimisht nismën.

Martinaj ndodhet në komunën e përbërë kryesisht nga boshnjakë dhe shqiptarë të Gucisë ku vendasit i kanë kërkuar më parë politikanëve shqiptarë të kërkojnë ndalimin e punimeve për kishën, duke e quajtur këtë një “provokim”.

Gjatë një mbledhjeje të priftërinjve dhe besimtarëve ortodoksë në themelet e kishës në vitin 2013, një konflikt shpërtheu me fshatarët vendas dhe policia arrestoi 22 vetë. Ortodoksët e krishterë dhe priftërinjtë vendosën një kryq prej druri në vend në fund të prillit, por ai u hoqën dy javë më pas.

Krishti i famullisë vendase të Kishës Ortodokse Serbe Bojan Radunoviç u bëri thirrje shqiptarëve etnikë në fshat të tregojnë përmbajtje.

“Ortodoksia është një fe paqeje, dashurie dhe faljeje, por ne gjithashtu presim që qytetarët e feve të tjera të sillen në mënyrë të tillë dhe të mos përpiqen t’i mohojnë askujt lirinë e fesë, pasi ne nuk e bëjmë këtë,” tha Radunoviç për gazetën e përditshme në Vijesti të mërkurën.

Ndërkohë, Kisha Ortodokse Serbe i bëri thirrje autoriteteve malazeze të merren me “njerëz që përhapin urrejtje fetare dhe kombëtare etnike”.

Në një takim të enjten me nënkryetarin e parlamentit malazez, Genci Nimanbegu, shqiptarët etnikë nga Gucia thanë se kisha po rindërtohej në një fshat i cili nuk ka anëtarë të besimit ortodoks. “Ne nuk kundërshtojmë ndërtimin e një ndërtesë fetare, por në këtë fshat jetojnë vetëm shqiptarë dhe kisha po restaurohet në pronën e familjes Prelvukaj.

“Shteti duhet të përgjigjet,” tha njëri prej tyre, Arber Vukaj, për televizionin publik të Malit të Zi. Familja Prelvukaj paditi Kishën Ortodokse Serbe në vitin 2011, por një gjykatë në komunën e Plavës konkludoi se toka në të cilën gjendet kisha nuk i përket familjes.

Vendimi u konfirmua nga Gjykata e Lartë në Bijelo Polje dhe Gjykata Supreme e Malit të Zi. Kisha St. Vasilije Ostroskit u ndërtua në vitin 1928, por u shkatërrua në vitin 1941 gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, popullsia e komunës së Gucisë është 54 për qind boshnjake dhe myslimane, 22 për qind shqiptare dhe 5.5 për qind të krishterë ortodoksë.