Optimizmi për këtë vit varion nga një vend në tjetrin nëpër botë.
Pas një viti 2016 të trazuar të cilit shumë njerëz qenë të lumtur t’ia shihnin fundin, dikush mund të presë që njerëzit të jenë duke e mirëpritur vitin e ri me krahë hapur. Por bota duket se u bërë një vend më i zymtë në 2016.
Sondazhet e reja tregojnë se Franca është vendi më pesimist kur vjen puna për pritshmëritë e njerëzve për 2017. Pyetur nëse ata mendojnë se viti i ri do të jetë më i mirë se i kaluari, vetëm gjysma e atyre që u përgjigjën në Francë (52%) ishin pozitivë për 2017-ën.
Kërkimi i krye në 25 vende të mëdha nga Ipsos/Mori.
Ndërsa ishin ndjeshëm më lart se fqinji francez, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania gjithashtu përfunduan në fund të kategorizimit, me rreth dy të tretën e popullatës që ishte optimiste.
The Independent citon referendumin Brexit të Britanisë, ku vetëm gjysma e votuesve në vend e mbështetën dhe pasiguritë ekonomike që krijon ajo si një faktor në mungesën e entuziazmit për vitin e ardhshëm.
Përpjekja e vazhdueshme e GJermanisë me krizën e refugjatëve dhe populizmin në rritje, si dhe trazirat politike në Itali, mund të jenë duke kontribuar në qasjen e tyre pesimiste për 2017.
Vendi më optimist në botë është Peruja, ku 96% e atyre që u përgjigjën prisnin gjëra të mira nga viti i ri. Kjo mund të reflektojë vazhdimin e rritjes ekonomike: gjatë 12 viteve të fundit të ardhurat për person u dyfishuan dhe qeveria sapo ka parashikuar një rritje prej 5% për 2017.
India dhe Kina pasojnë ngushtësisht, me nëntë nga 10 të anketuar që mbeten pozitivë (91%), duke pasqyruar me gjasa forcimin e ekonomive të tyre në skenën botërore.
Përballë rrëmujës së lidhur me zgjedhjet presidenciale, katër nga pesë amerikanë (81%) ende besojnë, sipas The Independent, se viti i parë i presidentit Trump në zyrë do të jetë më i mirë se viti i fundit i pasardhësit të tij.
Do të jetë interesante të shihet se si 2017 do të rezultojë për anën pesimiste dhe optimiste të globit.