Lideri serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, është vrarë në Mitrovicë, Kosovë, konfirmuan për BIRN tre burime të pavarura.
Shyqyri Syla, kryeprokurori Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, konfirmoi për BIRN se Oliver Ivanoviç vdiq pasi u qëllua me katër plumba para selisë së partisë së tij të martën në mëngjes.
Dy burime të tjera konfirmuan gjithashtu vdekjen e Ivanoviçit.
Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.
Ivanoviç, një ish-zyrtar i qeverisë serbe dhe kreu i një partie politike serbe të quajtur Liri, Demokrati, Drejtësi, aktualisht po gjykohej për krime lufte nën dyshimet se kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarëve etnikë në Mitrovicë në vitin 1999.
Lexoni më shumë: