Rreth 3.5 milionë shqiptarë janë thirrur nga maxhoranca për të votuar në zgjedhje për pushtetin vendor të dielën më 30 qershor, ndërkohë që partitë e opozitës ka bërë thirrje për bojkot. Një rrjet gazetarësh në të gjithë Shqipërinë do të raportojë në këtë blog orë pas ore. Jepi Refresh kësaj faqeje për t’u informuar me të dhënat e fundit ose na ndiqni në rrjetet sociale.
24:00 – Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ-së, të dhënat paraprake flasin për një pjesmarrje të barabarta me 21.82 % të votuesvë në rang kombëtar.
21:54 – Kryeministri Edi Rama shpalli fitoren për partinë e tij dhe deklaroi se do të nisë një “proces reflektimi” për pjesën e mbetur të mandatit aktual qeverisës si dhe për “mandatin e tretë”, ndërkohë që Basha deklaroi nga ana e tij fitoren në formën e “pjesëmarrjes së ulët”.
21:48 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se janë mbyllur qendrat e votimit. Procesi i votimit është zhvilluar normal, përveç 7 qendrave të votimi në Shkodër ku nuk është zhvilluar procesi i votimit. Ka filluar dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ. Sipas të dhënave të raportuar në QV-të, numri total i votuesve në rang kombëtar është 771,863 ose 21.6 %.
21:44- Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se 30 qershori u mbyll me tre procedime penale dhe dy persona të arrestuar për vepra penale që prekin zgjedhjet. Sipas njoftimit, njëri prej procedimeve u regjistrua pas arrestimit të një personi në Durrës, një i dytë në Tiranë dhe procedimi i tretë në Mat për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ende pa autor.
21:10-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se shqiptarët braktisën në masë atë që ai e quajti “maskaradën e votimit njëpartiak të Edi Ramës. “85% e votuesve të regjistruar refuzuan votimet moniste,” tha Basha, duke shtuar se për Ramën votuan edhe më pak socialistë se në vitin 2015 dhe 2017. “Organizata e Rilindjes sot kandidonte vetë, votonte vetë, numëronte vetë dhe certifikonte vetë. Kjo është parodi tragjike e demokracisë,” shtoi më tej Basha.
20: 49 – Pjesëmarrja deri në orën 18:00 në 61 bashki sipas KQZ-së është 19% ose 671255 vota.
20: 32 – Komisionerë të shoqëruar nga policia dorëzojnë materialet zgjedhore në KZAZ 32. Njësia minibashkiake 2 në Tiranë. Vladimir Karaj/BIRN
Komisionerë të shoqëruar nga policia dorëzojnë materialet zgjedhore në KZAZ 32. Njësia minibashkiake 2 në Tiranë. Vladimir Karaj/BIRN
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
20:21 – Nga transporti i kutive të votimit në bashkinë e Durrësit. Video: Gëzim Kabashi.
Nga transporti i kutive të votimit në bashkinë e Durrësit. Video: Gëzim Kabashi.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
20:00 -Vazhdon dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ nr: 58 , e cila përfshin 108 qendra votimi në bashkinë e Fierit. Video: Edmond Hoxhaj.
Vazhdon dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ nr: 58 , e cila përfshin 108 qendra votimi në bashkinë e Fierit. Video: Edmond Hoxhaj.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
19:59 – Nga procesi i transportimit të kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore drejt KZAZ nr.64 në bashkinë e Beratit. video nga: Eriola Azizolli.
Nga procesi i transportimit të kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore drejt KZAZ nr.64 në bashkinë e Beratit. video nga: Eriola Azizolli.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
19: 58 – Mbyllet procesi i votimit në bashkinë e Elbasanit, ku kandidoi i vetëm ish-prefekti Gledian Llatja i PS. Video: Bardha Nergjoni.
Mbyllet procesi i votimit në bashkinë e Elbasanit, ku kandidoi i vetëm ish-prefekti Gledian Llatja i PS. Video: Bardha Nergjoni.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
19:56 – Kutitë e votimit në bashkinë e Lezhës zhvendosen drejt KZAZ-së. Video: Elvis Hila.
Kutitë e votimit në bashkinë e Lezhës zhvendosen drejt KZAZ-së. Video: Elvis Hila.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
19:54 – Mbyllet procesi i votimit dhe dorëzohen materialet zgjedhore në KZAZ nr. 16 në Bashkinë e Matit. Video: Sami Curri.
Mbyllet procesi i votimit dhe dorëzohen materialet zgjedhore në KZAZ nr. 16 në Bashkinë e Matit. Video: Sami Curri.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
19: 43 -Pjesëmarrja e qarkut Fier deri në orën 18:00
19:00 : Mbyllet procesi zgjedhor në Shqipëri
Pas pesë mandatesh në krye të bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu i Partisë Socialiste është sërish emri i vetëm në listë. Video: Dhorjela Çule.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
18: 36 – Tropojë: Pjesëmarrja 16.5% deri në orën 17:30.
Zgjedhje të qeta edhe në Tropojë. Nënkryetari i KZAZ nr.9 të bashkisë Tropojës Kujtim Rexha i tha BIRN së votimet kane vazhduar normalisht ne 49 QV e kësaj bashkie. Por gjatë gjithë kohës në afërsi të këtyre qendrave kanë qëndruar punonjës të bashkisë dhe veprimtarë të PD që kanë intimiduar votuesit, por pa shkaktuar akte dhune. Nënkryetari Rexha i tha BIRN se deri ne orën 17:30 kane votuar 3600 persona nga 21782 persona të regjistruar, ose rreth 16.5% e numrit të të regjistruarve.
18:33– Partia Demokratike në Gjirokastër kundërshton të dhënat mbi pjesmarrjen që publikoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Në Përmet pjesmarrja është 21%, në Tepelenë 25%, në Libohovë 9%, në Gjirokastër 14.3% dhe në Dropull 13%,” tha kreu i PD, Dasho Aliko. Ai shtoi se PD i bazon të dhënat te vëzhguesit e vet jashtë procesit.
18:25-Kryetari i PD-së në Korçë, Andrea Mano denoncoi Partinë Socialiste se po merrte sipas tij me dhunë qytetarët për të votuar. “Në Ersekë, vota u ble për 5 mijë lekë të reja. Blerja e votës është dokumentuar,” tha Mano.
18:22– Partia Demokratike në Shkodër tha për gazetarët se qendra me nr.0216 në Bërdicë të Mesme ka rreth dy orë që është e mbyllur. Partia Demokratike në Shkodër ngriti akuza se komisionerët po plotësojnë sipas tyre fletët e votimit duke përdorur numra të kartave të identitetit.
18:22– Sipas një vendimi të miratuar nga KQZ, votat e Bashkisë së Peqinit do të numërohen në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan. Zhvendosja ka ndodhur për KZAZ me nr.44.
18:07 – Në Devoll, procesi i votimit vazhdon me ritme te ulëta. Pjesëmarrja është 17% nga 58 % që ishte në vitin 2015. Në këtë bashki garojnë 4 kandidatë. Video nga Dhorjela Çule.
Në Devoll, procesi i votimit vazhdon me ritme te ulëta. Pjesmarrja është 17% nga 58 % që ishte në vitin 2015. Në këtë bashki garojnë 4 kandidatë. Video nga Dhorjela Çule.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
18:06 – Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet vendore në Shkodër. Video nga : Anila Dushi
Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet vendore në Shkodër. Video nga : Anila Dushi
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
18:04 – Në fshatin Barç të Korçës, shkolla e mbyllur vitin e kaluar për shkak të kushteve të këqija u rihap si bazë për dy qendra votimi. Nga 1062 votues në këtë zonë kanë votuar deri tani 266 prej tyre. Foto: Dhorjela Çule.
Në fshatin Barç të Korçës, shkolla e mbyllur vitin e kaluar për shkak të kushteve të këqija u rihap si bazë për dy qendra votimi. Nga 1062 votues në këtë zonë kanë votuar deri tani 266 prej tyre. Foto: Dhorjela Çule.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
17:24 – Socialistët e Hasit besojnë te pjesëmarrja 50%
Situatë e qetë zgjedhjesh në qytezën e Krumës në bashkinë e Hasit. Kandidati i vetëm në këtë bashki është përfaqësuesi i PS, Liman Morina. Ky i fundit i tha BIRN se zgjedhjet po shkojnë normalisht, me përjashtim të QV nr.564 te lagjes Gajrep, ku një grup aktivistësh të PD intimidojnë votuesit.
Kryetari i kësaj qendre Maxhun Bera ka bere të ditur për BIRN se si rezultat i presionit të militantëve të PD dy persona kanë refuzuar të votojnë megjithëse janë paraqitur pranë QV 564. Por aktivisti i PD Kujtim Derri i ka thënë BIRN se nuk po i bëjnë presion askujt, por po numërojnë në distancë pas porosisë së PD qendër numrin e pjesëmarrësve për të shmangur manipulimet.
Sipas kryetarit të QV 564, shumë votues janë me banim në Tirane dhe herët tjera kanë qenë partitë e interesuara që i kanë sjellë të votojnë, por kësaj radhe nuk ka ndodhur.
Një arsye tjetër është emigrimi dhe punët e stinës në bujqësi. NË QV nr.557/1 deri në orën 13:30 kishin votuar 150 persona nga 480 të regjistruar. Drejtuesit e kësaj qendre thanë deri në mbyllje në këtë qendër pritet të votojne rreth 50% e pjesëmarrësve në lista.
Erjola Cahani, sekretare e KZAZ në Has i tha BIRN se deri në orën 14:00 kanë votuar rreth 2300 votues nga 15,311 persona të regjistruar në këtë bashki. Drejtuesit e qendrave të votimit ne qytezën e Krumës presin të njëjtën pjesëmarrje të zgjedhësve që janë kryesisht mbështetës të PS si në zgjedhjet e vitit 2015.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja deri në orën 15 ishte 16% në Has, 18% dhe në Tropojë, 11%. Raportoi: Bashkim Shala.
15:18 – Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se gënjen për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00.
KQZ gënjen: Pjesmarrja 10% deri në orën 3 pasdite. Sekretari për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso deklaratë për mediat.
Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Sunday, June 30, 2019
16:51 – Votime familjare në një qendër votimi për bashkinë e Finiqit. Video nga Jerola Ziaj.
Votime familjare në një qendër votimi për bashkinë e Finiqit. Video nga Jerola Ziaj.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
16:49 – Në 20 qendra votimi në Tiranë të pyetura nga BIRN, pjesëmarrja në votime rreth orës 16.00 varionte nga 6 në 30% me një mesatare prej reeth 18%. Video: Vladimir Karaj/BIRN
Në 20 qendra votimi në Tiranë të pyetura nga BIRN, pjesëmarrja në votime rreth orës 16.00 varionte nga 6 në 30% me një mesatare prej reeth 18%. Video: Vladimir Karaj/BIRN
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
16:40 – Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
15:47– Kryetari i KZAZ-së nr. 25 në Shijak, Fatmir Koçi tha se deri në orën 15:00 kanë votuar 3700 vetë nga 35 573 gjithsej ose 10%.
15: 44– Pjesmarrja e votuesve në qarkun Berat deri në orën 15:30.
Në KZAZ nr.64 Bashkia Berat kanë votuar 11 500 votues nga 79 700 ose 14%
Në KZAZ nr. 63 në Kuçovë kanë votuar 6538 votues nga 44000 ose 14%
Në KZAZ nr. 65 në Poliçan kanë votuar 3806 votues nga 13 394 ose 28%
Në KZAZ e Urës Vajgurore raportohet se pjesmarrja deri në 15:30 është rreth 20%.
15:18 – Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka denoncuar nëpërmjet një konference për shtyp një rast të dyshuar blerje vote në Tiranë.
Dokumentohet operacioni kriminal. PS dhe Bashkia e Tiranës kapen me zë dhe me figurë duke blerë votues. Nënkryetari i PD Edi Paloka deklaratë për mediat
Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Sunday, June 30, 2019
15:03 – Rreth 25 për qind llogaritet pjesëmarrja në disa kuti votimi në Shkollën e Kuqe në Njësinë Nr.8 në Tiranë.
#Zgjedhje2019 Rreth 25 për qind llogaritet pjesëmarrja në disa kuti votimi në Shkollën e Kuqe në Njësinë Nr.8 në Tiranë.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
15:01 – Eduart Ndocaj kandidon përballë Pjerin Ndreut të PS për Bashkinë e Lezhës. Ndocaj votoi në vendlindjen e tij në Manati. Video nga Ervis Hila.
Eduart Ndocaj kandidon përballë Pjerin Ndreut të PS për Bashkinë e Lezhës. Ndocaj votoi në vendlindjen e tij në Manati. Video nga Ervis Hila.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
14:42-Policia e Korçës njoftoi shoqërimin e një tjetër personi me akuzën e prishjes së procesit zgjedhor. Sipas policisë, i shoqëruari është Ismail Çibuku, 68 vjeç.
14:40– Kryetari i KZAZ nr.54 në Lushnje, Markel Balla tha se deri në orën 13:00 në 96 qendrat e votimit kanë marrë pjesë 11775 persona nga 58 500 gjithsej.
14:37-Nënkryetarja e KZAZ nr.55 në Lushnje, Teuta Korreshi tha se deri në orën 13:00 kanë votuar 7496 votues nga 46 992 gjithsej, ose 15.9%. “Jashtë qendrave të votimit ka persona të bindjeve të ndryshme politike që numërojnë personat që marrin pjesë në votime, por një gjë e tillë nuk ka qenë shqetësuese”,-tha Korreshi.
14:35– Policia e Korçës shoqëron ish-punonjësin e policisë, Resul Ravolli, 55 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, ai po pengonte një tjetër person për të votuar.
14:33 – Nënkryetari i KZAZ nr. 59 ne Patos, Shkelqim Beqiraj thotë se deri në orën 13:00 kanë votuar 18% e zgjedhësve. Video: Edmond Hoxhaj.
Nenkryetari i KZAZ nr. 59 ne Patos, Shkelqim Beqiraj thotë se deri në orën 13:00 kanë votuar 18% e zgjedhësve. Video: Edmond Hoxhaj.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
14:30 – Në Bashkinë e Dibrës kanë votuar deri në orën 12:00 rreth 6 mije votues nga 58 000 zgjedhës në listat e votimit. Video nga Peshkopia: Hysen Likdisha.
Në Bashkinë e Dibrës kanë votuar deri në orën 12:00 rreth 6 mije votues nga 58 000 zgjedhës në listat e votimit. Video nga Peshkopia: Hysen Likdisha.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
14:14 – Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj, deklaratë mbi procesin zgjedhor.
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj, deklaratë mbi procesin zgjedhor.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
13:55 – Kryetari i KQZ-së Klement Zguri përgënjeshtron KQZ-në, duke hedhur poshtë deklaratën e zëdhënëses mbi pjesëmarrjen në votime.
“Shifrat e pjesëmarrjes së votuesve nuk janë zyrtare, ato janë paraprake. Ato janë marrë në telefon nga KZAZ-të, por për shkak të përbërjes së KZAZ-ve ato nuk janë të besueshme, pasi janë paraprake,” tha Zgrui.
13: 48 – Në lagjen Fermë të Cërrikut, qendra e votimit është vendosur në një magazinë. Video via BIRN: Bardha Nergjoni.
Në lagjen Fermë të Cërrikut, qendra e votimit është vendosur në një magazinë. Video via BIRN: Bardha Nergjoni.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
13: 46 – Zgjedhjet në bashkinë Vau i Dejës, vazhdojnë pa probleme dhe incidente.
Zgjedhjet në bashkinë Vau i Dejës, vazhdojnë pa probleme dhe incidente.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
13: 44 – Pjesëmarrja e votuesve në bashkinë Lezhë është deri tani 9.3 %.
13: 34– Pjesmarrja deri në orën 13:30 në KZAZ nr.16 në Mat është 19%, ndërsa në KZAZ 17 është 13.8%.
13:19- Policia e Dibrës njoftoi arrestimin e një 28-vjeccari nga fshati Suç i Bashkisë Klos, i cili akuzohet se qëlloi me armë gjatë natës në aksin rrugor Klos-Burrel, me qëllim krijimin e panikut. Policia sekuestroi pistoletën “TT” dhe dy gëzhoja, të cilat i gjeti në frigoriferin e shtëpisë së të akuzuarit.
13:14- Pjesmarrja në votime në bashkinë e Durrësit është 8% deri në orën 12:30. Kruja shënon 15%, ndërsa Shijaku rreth 12%.
13:08 – Kandidati i Bindjes Demokratike në Korçë, Leonard Olli flet për mediat
Kandidati i Bindjes Demokratike në Korçë, Leonard Olli flet për mediat
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
12: 55 – Juliana Mema është kandidatja e vetme në bashkinë Ura Vajgurore. Video: Eriola Azizolli.
Juliana Mema është kandidatja e vetme në bashkinë Ura Vajgurore. Video: Eriola Azizolli.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
12:53 – Kandidati i PS për bashkinë e Beratit, Ervin Demo i drejtohet kutive të votimit. Përveç Demos, në Berat kandidojnë edhe Plarent Aleksi si i pavarur dhe Pavlo Shkarpa i Bindjes Demokratike.
Kandidati i PS për bashkinë e Beratit, Ervin Demo i drejtohet kutive të votimit. Përveç Demos, në Berat kandidojnë edhe Plarent Aleksi si i pavarur dhe Pavlo Shkarpa i Bindjes Demokratike.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
12: 41– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi reagoi në një deklaratë për mediat pas lajmit për procedimin e saj.
“Nuk habitem aspak nga urdhri politik i Edi Ramës me të cilin u njoha përmes medias. A nuk nisi kështu edhe në vitin 1945? Pasi u njoha me vendimin politik të Ramës dua të deklaroj se nuk kam shkelur asnjë ligj, po kështu asnjë punonjës i Bashkisë së Shkodrës. Kam zbatuar Kushtetuten dhe dekretin e Presidentit,” tha Ademi.
12: 36 : Vëzhgues të ambasadës së SHBA në një qendër votimi pranë shkollës Vasil Shanto.
#Zgjedhjet2019 Vëzhgues të ambasadës së SHBA në një qendër votimi pranë shkollës Vasil Shanto.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
12:26 – Votime pa probleme në rrethin e Hasit. Këtë fakt e kanë dëshmuar edhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR që kanë vëzhguar procesin në fshatrat Fajza,Vranisht e Tregtan. Një vëzhgues gjerman dhe një rumune e OSBE/ODIHR kanë inspektuar qendrën e votimit nr. 0530 në Vranisht 2 të Hasit. Kjo qendër është vizituar edhe për faktin se para dy ditësh objekti i caktuar në një ndërtese private ishte djegur dhe me pas ishte zhvendosur ne ambientet e shkollës 9 vjeçare të Vranishtit. Sipas kryetarit të QV 0530 Ahmet Harhulla, në këtë qendër janë të regjistruar 540 votues dhe deri ne orën 12:00 kanë votuar rreth 15% e tyre. Edhe kryetari Harhulla shprehet për një situatë te qetë dhe pa probleme
12:27 – Ambasadorja Glover e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR anuloi një vizitë të planifikuar në qendrat e votimit në shkollën “Vasil Shanto”, ku mbështetës të opozitës po e prisnin me dekor të Shqipërisë së viteve 1980.
“Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje,” deklaroi zyra e shtypit të misionit.
12:21 – Në bashkië Vlorë pjesëmarrja vlerësohet në 12 % dhe në bashkinë Himarë në 14.6 %.
12: 20 – Qarku Elbasanit deri në orën 11:30 mësohet se kanë votuar: Elbasan 6%; Gramsh 12%; Librazhd 11.5%; Peqin 6.5%; Cërrik 9%; Belsh 12%; Përrenjas 10%.
11:29– Në bashkinë e Matit, mbështetësit e Partisë Demokratike protestojnë me daulle, valle dhe pankarta ironizuese. Video via BIRN: Sami Curri
Në bashkinë e Matit, mbështetësit e Partisë Demokratike protestojnë me daulle, valle dhe pankarta ironizuese. Video via BIRN: Sami Curri
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
11:23 – Protesta e opozitës nuk ka krijuar probleme pranë shkollës Kushtrimi i Lirisë. Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi tha se protesta do ishte paqësore. Deputetja e PS Elona Gjebrea tha se nuk kishte shqetësim nga protestuesit. Video: Vladimir Karaj
#Zgjedhje2019 Protesta e opozitës nuk ka krijuar probleme pranë shkollës Kushtrimi i Lirisë. Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi tha se protesta do ishte paqësore. Deputetja e PS Elona Gjebrea tha se nuk kishte shqetësim nga protestuesit.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
11:20 : Sipas zëdhënëses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha pjesëmarrja në votime në të gjithë vendin deri në orën 11:00 është 12 %.
11: 17 – Protestues të opozitës imitojnë vitet e sundimit komumist në hyrje të Shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë ndërsa presin një vizitë të paralajmëruar të drejtueses së misionit të vrojtimit të zgjedhjeve Ambasadores Audrey Glover, e cila është sakaq 30 minuta me vonesë. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
11:11- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi procedohet për veprën penale “pengim i zgjedhësit”. Sipas policisë, Ademi ka urdhëruar me shkrim punonjësit e Bashkisë së Shkodrës të mbyllin 53 qendra votimi të vendosura në ambientet që administrohen nga institucioni që ajo drejton. Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër.
11:09 – Kandidatja e Bindjes Demokratike për qytetin e Vlorës, Valbona Mezini në qendrën e votimit. Video: Jerola Ziaj.
Kandidatja e Bindjes Demokratike për qytetin e Vlorës, Valbona Mezini në qendrën e votimit. Video: Jerola Ziaj.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
11:07 – Në Vlorë voton deputetja e PS Vilma Bello. Video nga Jerola Ziaj
Në Vlorë voton deputetja e PS Vilma Bello. Video nga Jerola Ziaj
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
11:05– Mbështetës të Partisë Demokratike protestojnë në Bashkinë e Beratit. Ish-deputeti Eno Bozdo tha se zgjedhjet nuk do të njihen. Video: Eriola Azizolli.
Mbështetës të Partisë Demokratike protestojnë në Bashkinë e Beratit. Ish-deputeti Eno Bozdo tha se zgjedhjet nuk do të njihen. Video: Eriola Azizolli.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
10:54 – Një pjesë e shkollës Bushkash në Bashkinë e Burrelit u dëmtua me eksploziv mbrëmjen e së shtunës, por sekretari i qendrës, Vasil Kalthi tha për BIRN se votimet nisën normalisht të dielën në mëngjes. Video nga Sami Curri.
Një pjesë e shkollës Bushkash në Bashkinë e Burrelit u dëmtua me eksploziv mbrëmjen e së shtunës, por sekretari i qendrës, Vasil Kalthi tha për BIRN se votimet nisën normalisht të dielën në mëngjes. Video nga Sami Curri.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
10: 39– Rreth orës 08:55, në Katund Sukth, Durrës, shtetasi Ramiz Bakanaçi 53 vjeç, banues në Katund Sukth, është futur me armë zjarri në QV nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore. Bakanaçi është arrestuar. Video nga Policia e Shtetit.
Në Durrës një 53-vjeçar që hyri me armë në qendrën e votimit. Video nga Policia e Shtetit
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
10:42 – Vazhdon pa probleme procesi i votimit në 49 qendrat e votimit të KZAZ nr.59 në Bashkinë Patos. Sipas nënkryetarit te KZAZ nr. 59, Shkëlqim Beqiraj, nuk ka pasur asnjë incident. Për postin e kryetarit të Bashkisë Patos kandidon vetëm kandidatja e PS, Rajmonda Balili.
10: 39– Në Shijak, një grup protestuesish të Partisë Demokratike protestojnë jashtë shkollës ku ndodhet qendra e votimit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Video: Gezim Kabashi.
Në Shijak, një grup protestuesish të Partisë Demokratike protestojnë jashtë shkollës ku ndodhet qendra e votimit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Video: Gezim Kabashi.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
10: 37 – Kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Dasho Aliko në deklarate për mediat. Aliko u bëri thirrje komisionerëve të mos bëjnë manipulime, pasi sipas tij janë duke u vëzhguar. Video : Rajmond Kola
Kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Dasho Aliko në deklarate për mediat. Aliko u bëri thirrje komisionerëve të mos bëjnë manipulime, pasi sipas tij janë duke u vëzhguar.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
10:33 – Voton në Lezhë kandidati i PS-së Pjerin Ndreu, Video nga Elvis Hila
10:32 – Kandidati për kryebashkiak i Partisë Socialiste në Vlorë, Dritan Leli flet për mediat pasi ka hedhur votën në kutinë e votimit.
Kandidati për kryebashkiak i Partisë Socialiste në Vlorë, Dritan Leli flet për mediat pasi ka hedhur votën në kutinë e votimit.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
10:34 – Policia bën të ditur se ka arrestuar një person në Sukth të Durrësit, pasi ka hyrë i armatosur në një qendër votimi, ku ka kërcënuar komisionerët dhe ka rrëmbyer kutinë e votimit.
10:22 – Në Bajzë, në Malësinë e Madhe, përballë shkollës 9 vjeçare, një grup prej 5 a 6 personash provokojnë votuesit duke i fotografuar dhe hedhur parulla kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
9: 56 – Në bashkinë e Kukësit, procesi i votimit po vijon normalisht në 87 nga 88 qendrat e votimit. Në Bashkinë e Tropojës, kryetari i KZAZ, Kujtim Rexha tha se votimet po kryhen në 49 qendrat e votimit. Votimet po vazhdojnë normalisht edhe në Has, ku kryetari i KZAZ, Selman Qema thotë konfirmon mungesën e problemeve. Video nga: Bashkim Shala.
Në bashkinë e Kukësit, procesi i votimit po vijon normalisht në 87 nga 88 qendrat e votimit. Në Bashkinë e Tropojës, kryetari i KZAZ, Kujtim Rexha tha se votimet po kryhen në 49 qendrat e votimit. Votimet po vazhdojnë normalisht edhe në Has, ku kryetari i KZAZ, Selman Qema thotë konfirmon mungesën e problemeve. Video nga: Bashkim Shala.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
#Zgjedhje2019
Demokratët e Korçës protestuan duke ironizuar zgjedhjet me një kandidat duke u shfaqur me relike të kohës së Komunizmit. Video: Dhorjela Çule/BIRN http://bit.ly/2XejxhD
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
9: 50 – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, pohon se dy anëtarë të PD Fier, Fredi Bërzhita, Fredi Davidhi dhe Klevis Bërzheta janë shoqëruar nga policia teksa qëndronin jashtë ambienteve të qendrës së votimit Topojë të Bashkisë Fier. Sipas Baçit ata ishin duke monitoruar numrin e votuesve, pasi sipas tij ka informacione se do të manipulohet numri real i tyre, duke u shtuar artificialisht. Ai e quajti të padrejtë dhe turp të policisë këtë veprim.
Ndërkohe burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier pohuan për BIRN se shoqërimi i dy personave të sipërcituar është kryer pasi dyshohet se kanë qenë duke ushtruar presion ndaj qyetarëve që të mos votonin.
9: 48 – Demokratët e Korçës protestuan duke ironizuar zgjedhjet me një kandidat duke u shfaqur me relike të kohës së Komunizmit. Video: Dhorjela Çule/BIRN
#Zgjedhje2019
Demokratët e Korçës protestuan duke ironizuar zgjedhjet me një kandidat duke u shfaqur me relike të kohës së Komunizmit. Video: Dhorjela Çule/BIRN http://bit.ly/2XejxhDPosted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
9: 46 – Procesi i votimit në Vlorë nisi normalisht mëngjesin e së dielës. Për bashkinë e Vlorës garojnë Dritan Leli i Partisë Socialiste dhe Valbona Mezini e Bindja Demokratike. Video nga: Jerola Ziaj.
Procesi i votimit në Vlorë nisi normalisht mëngjesin e së dielës. Për bashkinë e Vlorës garojnë Dritan Leli i Partisë Socialiste dhe Valbona Mezini e Bindja Demokratike. Video nga: Jerola Ziaj.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
9: 45 – Bashkia Delvinë/KZAZ nr. 87 (Adresa: Kinoteatri i Qytetit Delvinë, kati i dytë, Delvinë), vijon procesi. Problematikë: në Stjar votuesit janë ndaluar për të votuar nga kryetari i Bashkisë. KZAZ do të raportojë në Polici. Informacioni është bërë i ditur nga Sekretare e KZAZ-Së.
9:42 – Votimet kanë filluar edhe në KZAZ nr 10 të bashkisë se Hasit. Sipas kryetarit të KZAZ- së nr.10 Selman Qema votimet po zhvillohen normalisht në 34 QV që ka Bashkia e Hasit. Kjo bashki drejtohet aktualisht nga Partia Socialiste.
9: 38 – Procesi i votimit ka filluar edhe në KZAZ nr.11 te Bashkisë së Kukësit. Nga 88 QV qe numëron kjo bashki ka filluar procesi në 87 prej tyre. Nuk është hapur votimi ne qendrën e paraburgimit për shkak të numrit të vogël te paraburgosurve. Votimet kanë nisur edhe në Tropojë. Sipas kryetarit te KZAZ-së Kujtim Rexha votimet po kryhen ne 49 QV të bashkisë Tropojë. Sipas Rexhës nuk është shënuar ndonjë problem, me përjashtim të faktit që bashkia ka shpërndarë punonjësit e saj në afërsi tëQV ku bëjnë fotografime e filmime duke intimiduar qytetarët.
9:36 – Institucioni i prefektit në Berat deklaron nisjen e proçesit të votimit në të gjithë Qarkun dhe ecurinë e mirë, pa probleme. Valbona Zylyftari, prefekte e Qarkut të Beratit bënë me dije se procesi ka nisur dhe po ecën normalisht në të gjithë qarkun.
Në Qendrën e votimit me num 3270, të KZAZ-së me num 64 dhe që i përket Bashkisë Berat, ku është dhe numri më i madh i votuesve me 700 votues, raportohet nga sekretari i qendrës, Vladimir Hasa se procesi po ecën normalisht dhe deri ne orën 08:20 minuta kanë votuar 20 persona.
Ndërsa, në një tjetër qendër votimi, atë me numër 8083, në Bashkinë Berat, sapo ka votuar një prej tre kanididatëve për kryetar Bashkie në Berat. Pavlo Shkarpa, kandidadti i Bindjes Demokratike, sapo ka votuar në këtë qendër votimi.
9: 33 – Demokratët e Korçës protestuan duke ironizuar zgjedhjet me një kandidat duke u shfaqur me relike të kohës së Komunizmit. Video: Dhorjela Çule/BIRN
#Zgjedhje2019
Demokratët e Korçës protestuan duke ironizuar zgjedhjet me një kandidat duke u shfaqur me relike të kohës së Komunizmit. Video: Dhorjela Çule/BIRN http://bit.ly/2XejxhDPosted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
9:32: Procesi zgjedhor në qarkun Vlorë
KZAZ nr. 81 (Adresa: Palestra e Shkollës “Ismail Qemali”, Vlorë), vijon procesi.
KZAZ nr. 82 (Adresa: Pallati i Kulturës “Labëria”, Vlorë), vijon procesi.
KZAZ nr. 83 (Adresa: Palestra e Shkollës “ Ali Demi” Vlorë), vijon procesi.
KZAZ nr. 84 (Adresa: Pallati i Sportit, Vlorë), vijon procesi.
Bashkia Selenicë, KZAZ nr. 85 (Adresa: Shkolla e Mesme “Hajredin Beqiri” Selenicë), vijon procesi, nuk raportohen problematika.
Bashkia Himarë /KZAZ nr. 86 (Adresa: Shkolla e Mesme “Spiro Gjiknuri” Spile, Himarë), vijon procesi.
Bashkia Delvinë/KZAZ nr. 87 (Adresa: Kinoteatri i Qytetit Delvinë, kati i dytë, Delvinë), vijon procesi. Problematikë: në Stjar votuesit janë ndaluar për të votuar nga kryetari i Bashkisë. KZAZ do të raportojë në Polici. Informacioni është bërë i ditur nga Sekretare e KZAZ-Së.
Bashkia Sarandë/ KZAZ nr. 88 (Adresa: Qendra Kulturore, Sarandë), vijon procesi.
Bashkia Finiq/ KZAZ nr. 89 (Adresa:Shkolla e Mesme, Lefter Talo, vijon procesi. 1 QV ka patur një problematikë e zgjidhur nga KZAZ.
Bashkia Konispoli/ KZAZ nr.90 (Adresa: Shkolla Bido Sejko, Konispol), vijon procesi.
9:25 – Në qarkun e Elbasanit janë hapur gjithsej 551 nga 552 qendra votimi. E vetmja qendër ku nuk janë tërhequr materialet zgjedhore për shkak se bashkia Peqin nuk ka parashikuar qendër votimi për shkak të numrit të vogël të votuesve
9:24 – Procesi i votimit në Bashkinë e Korçës vijon normalisht në të gjitha qendrat. Për Bashkinë e Korçës garojnë Leonard Olli i Bindjes Demokratike dhe Sotiraq Filo i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Video: Dhorjela Çule.
Procesi i votimit në Bashkinë e Korçës vijon normalisht në të gjitha qendrat. Për Bashkinë e Korçës garojnë Leonard Olli i Bindjes Demokratike dhe Sotiraq Filo i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Video: Dhorjela Çule.
Posted by Reporter.al on Sunday, June 30, 2019
9:00 – Votuesit kërkojnë emrin në lista në QV-në që ndodhen pranë godinës “Liria” në Njësinë Nr.2 Tiranë. Video: Vladimir Karaj/BIRN
#Zgjedhje2019 Votues kërkojnë emrin në lista në QV që ndodhen pranë godinës “Liria” në Njësinë Nr.2 Tiranë. Video: Vladimir Karaj/Birn
Posted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
8:15 – Në Vaun e Dejës qendrat e votimit janë hapur, por në to mungojnë materialet e votimit, të cilat ende po shpërndahen pas djegies së KZAZ 6 në Bushat. Në Shkodë ku pasur probleme me QV në shkolla nuk janë hapur vetëm 5 QV në Postribë. Anila Dushi raportoi për BIRN se nuk ishin regjistruar probleme. Foto: Procesi i votimit në qarkun Shkodër.
8:00– Ka nisur i qetë dhe pa probleme votimi në Bashkinë Kamëz. Komisionerët raportojnë për pjesëmarrje të ulët. Deri tani nuk shënohen përplasje. Video: Gjergj Erebara/BIRN
#Zgjedhje2019
Ka nisur i qetë dhe pa probleme votimi në Bashkinë Kamëz. Komisionerët raportojnë për pjesëmarrje të ulët. Deri tani nuk shënohen përplasje. Video: Gjergj Erebara/BIRNPosted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
7:20- Regjistri civil mbart të gjithë shtetasit shqiptarë që janë gjallë, pavarësisht nëse jetojnë në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Në 1 janar 2019, në këtë regjistër gjendeshin 4.5 milionë banorë. Shqiptarët që kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare nuk gjenden në këtë regjistër, ndryshe nga ata me dyshtetësi. Ju mund të shikoni numrin e popullsisë së gjendur në regjistrin civil sipas bashkive duke klikuar këtë link: https://www.reporter.al/sa-banore-dhe-sa-votues-ka-shqiperia/
7:15- Qendrat e votimit janë duke u hapur në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet më të debatuara në shumë kohë. Në këto pamje gjithçka është gati në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë. Video: Gjergj Erebara/BIRN
Qendrat e votimit janë duke u hapur në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet më të debatuara në shumë kohë. Në këto pamje gjithçka është gati në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë. Video: Gjergj Erebara/BIRN
Posted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
07:12 – Problemet më serioze deri tani janë shënuar në Bashkinë Vau i Dejës, ku një pjesë e materjaleve zgjedhore nuk janë shpërndarë. Në Shkodër, beteja për qendrat e votimit përfundoi me shpërthimin e dyerve nga militantët socialistë. Të fundit shpërthime u regjistruan në shkollën Kol Idromeno në qytetin e Shkodrës dhe Lëvizja e Postribës në Postribë. Anila Dushi/Shkodër
7:00 – Deri tani janë raportuar probleme vetëm gjatë natës në Finiq, ku komisionerët kanë refuzuar të marrin materialet zgjedhore natën. Situata është zhbllokuar rreth orës 1.30 të mengjesit. Në Finiq përballen kreu aktual i bashkisë Ahilea Deçka si i pavarur dhe nga partia MEGA, Kristo Kiço.
Formalisht Kiço dhe MEGA garon jashtë koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, por ka mbështetjen e ASE dhe është prezantuar si kandidat nga kryeministri Edi Rama.
Partia Minoriteri Entik Grek për të Ardhmen (MEGA) ka qenë në aleancë me Partinë Demokratike në vitin 2013 ndërsa ka garuar më vete në vitin 2017. Kryetari i saj, Kristo Kiço, [Link CV]është aktualisht nënkryetar i Bashkisë Sarandë dhe kandidat për kryebashkiak në Finiq. Raporton: Jerola Ziaj/Vlorë
E Shtunë 29.06.2019
Ora 11:24 – Shumë nga ndjekësit e reporter në rrjetet sociale u shprehën të habitur për faktin se afro 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtë vote, në një kohë kur popullsia e vendit, përfshirë fëmijët, është vetëm 2.8 milionë. Ky shkrim shpjegon se pse ndodh kjo. Kliko këtu:
Ora 11:00 – Policia pranon dhunimin e gazetarit Enver Doçi dhe kërkon ndjesë.
Policia argumentoi në një postim publik se një punonjës i saj ishte nën tension gjatë operacionit të arrestimit të një personi me precedentë të shumëfishtë penalë.
“Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këtë incident duke i kërkuar ndjesë gazetarit të TV “News 24″,” bën të ditur policia.
Ora 10:50 – Shkodër-Disa nga shkollat e kyçura janë hapur me forcë nga mbështetës të PS në orët e vona të së shtunës, por nuk janë shënuar incidente. Pesë qendra votimi u zhvendosën te Zyra e Punes apo Posta. Në total, 10 qendra votimi në bashkinë e Shkodrës nuk kanë tërhequr ende materialet zgjedhore. Raporton nga Shkodra: Anila Dushi.
10:20 – Dibër. Policia akuzohet se dhunoi gazetarin e News 24
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër, ku gazetari i News 24, Enver Doçi është goditur nga forcat RENEA në qendër të qytetit të Peshkopisë.
“Policia më goditi, më hodhi telefonin në tokë dhe më pas i ra me shkelm. Ndërkohë njëri prej tyre më goditi me tytën e armës,” deklaroi Doçi për News 24.
Sipas raportimeve nga Peshkopia, gazetari Doçi ka qenë duke xhiruar me telefon një operacion për arrestimin e disa personave në pedonale të qytetit. Një efektiv i RENEA-s e ka goditur me tytën e armës në këmbë dhe në krah duke i thyer edhe telefonin.
Doçi gjatë operacionit mbante bexhën e gazetarit, por pa mundur t’i shpëtojë dhunës së policisë, raporton Sami Curri.
20:35 – Pjesëmarrja historike në zgjedhjet vendore sipas qarkut
20:34- Drejtuesi i KZAZ-së nr: 18 në Bulqizë, Korab Kika i tha BIRN se është mbyllur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për 55 qendrat e votimit. Gjatë së shtunës, në Bulqizë nuk u shënua asnjë incident.
20:03-Një numër i konsiderueshëm shkollash të caktuara si qendra votimi vazhdojnë të mbeten të kyçura në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që komisionerë, mbështetës të Partisë Demokratike, forca të policisë dhe vëzhgues të OSBE/ODIHR ndodhen pranë tyre.
19:49- Zgjidhet ngërçi në Bashkinë e Pogradecit. Kryebashkiaku Eduart Kapri hap të gjitha qendrat e votimit. Ndërkohë, vazhdon shpërndarja e materialeve zgjedhore.
19:44- KZAZ-të nr. 84 dhe nr. 81 në Bashkinë e Vlorës përfundojnë procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Procesi përfundon gjithashtu në bashkitë Sarandë, Himarë, Konispol dhe Selenicë. Video nga: Jerola Ziaj.
Vlorë-KZAZ nr. 84 dhe nr. 81 përfundojnë procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Procesi përfundon gjithashtu në bashkitë Sarandë, Himarë, Konispol dhe Selenicë. Video nga: Jerola Ziaj.
Posted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
19:30 – Si ka qenë pjesëmarrja në 12 qarqet e Shqipërisë gjatë zgjedhjeve vendore 2015?
19:24-Në KZAZ nr: 25 në Shijak u shpërndanë materialet për 54 qendra votimi dhe mbetet ende qendra e fundit për t’u tërhequr.
19:15– Vazhdon pa probleme shpërndarja e materialeve zgjedhore për 118 qendrat e votimit në bashkinë e Bulqizës. Video nga: Hysen Likdisha.
Vazhdon pa probleme shpërndarja e materialeve zgjedhore për 118 qendrat e bashkisë së Bulqizës. Video: Hysen Likdisha.
Posted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
18:50: Shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr: 81 në qytetin e Vlorës.
Nis shperndarja e materialeve zgjedhore ne KZAZ nr. 81 ne qytetin e Vlores. Video via BIRN: Jerola Ziaj
Posted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
18:45 – Shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ-të e qarkut Vlorë
Bashkia Vlorë
KZAZ nr. 81 (Adresa: Palestra e Shkollës “Ismail Qemali”, Vlorë), nga 64 janë tërhequr 52.
KZAZ nr. 82 (Adresa: Pallati i Kulturës “Labëria”, Vlorë), nga 51 janë tërhequr 13.
KZAZ nr. 83 (Adresa: Palestra e Shkollës “ Ali Demi” Vlorë), nga 52 janë tërhequr 49.
KZAZ nr. 84 (Adresa: Pallati i Sportit, Vlorë), nga 53 janë tërhequr 30.
Bashkia Selenicë, KZAZ nr. 85 (Adresa: Shkolla e Mesme “Hajredin Beqiri” Selenicë). Nga 46 janë tërhequr 43.
Bashkia Himarë /KZAZ nr. 86 (Adresa: Shkolla e Mesme “Spiro Gjiknuri” Spile, Himarë), nga 38 janë tërhequr 37.
Bashkia Delvinë/KZAZ nr. 87 (Adresa: Kinoteatri i Qytetit Delvinë, kati i dytë, Delvinë), nga 24 janë tërhequr 10 dhe 3 janë në proces.
Bashkia Sarandë/ KZAZ nr. 88 (Adresa: Qendra Kulturore, Sarandë), nga 51 janë tërhequr 47.
Bashkia Finiq/ KZAZ nr. 89 (Adresa:Shkolla e Mesme, Lefter Talo, Livadhja), nga 54 janë tërrhequr 20.
Bashkia Konispol/KZAZ nr. 90 (Adresa: Shkolla Bido Sejko, Konispol), nga 17 janë tërhequr të gjitha.
17:15 – Probleme me shpërndarjen e materialeve zgjedhore ne Shkodër, veçanërisht ne shkollat ende te mbyllura nga rojet e bashkisë. Nuk dihet ende se si do te veprohet me qendrat e votimit ne objektet e administruara nga Bashkia Shkodër si biblioteka qendrore dhe teatri. Video nga : Anila Dushi
Probleme me shperndarjen e materialeve zgjedhore ne Shkoder, veçanerisht ne shkollat ende te mbyllura nga rojet e bashkise. Nuk dihet ende se si do te veprohet me qendrat e votimit ne objektet e administruara nga Bashkia Shkoder si biblioteka qendrore dhe teatri.
Posted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
15:45 – Momenti i mbërritjes së materialeve zgjedhore me kamionë ushtarakë në qytetin e Bulqizës. Video via BIRN: Sami Curri.
Nga momenti i mbërritjes së materialeve zgjedhore me kamionë ushtarakë në qytetin e Bulqizës. Video via BIRN: Sami Curri.
Posted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
15:30 – Në KZAZ-të 83 dhe 84 në qytetin e Vlorës vazhdon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Video via BIRN: Jerola Ziaj
Në KZAZ-të 83 dhe 84 në qytetin e Vlorës vazhdon procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore. Video via BIRN: Jerola Ziaj
Posted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
15:00 – Nga shpërndarja e materialeve zgjedhore për bashkinë Ura Vajgurore. Video via BIRN: Eriola Azizolli.
Nga shperndarja e materialeve zgjedhore per bashkine Ura Vajgurore. Video via BIRN: Eriola Azizolli.
Posted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
14:45 – Vazhdon shpërndarja e materialeve zgjedhore ne qytetin e Korçës, nen mbikëqyrjen e forcave te policisë. Video via BIRN: Dhorjela Çule.
Vazhdon shperndarja e materialeve zgjedhore ne qytetin e Korçes, nen mbikeqyrjen e forcave te policise. Video via BIRN: Dhorjela Çule.
Posted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
14: 00 – Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore ne KZAZ nr. 81 ne qytetin e Vlorës. Video via BIRN: Jerola Ziaj
Shperndarja e materialeve zgjedhore per KZAZ nr: 64 ne Berat nisi mesditen e 29 qershorit. Kjo KZAZ mbulon 124 qendra votimi. Video via BIRN: Eriola Azizolli.
Posted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019
13:00- Bashkia Shkodër ka mbyllur shkollat e qytetit për të ndaluar përdorimin e tyre si qendra votimi. Video: Anila Dushi/BIRN
Lexo më shumë: Betejë për brava, përplasje dhe protesta paqësore në ditën para zgjedhjevehttp://bit.ly/2ZZBYsb
Bashkia Shkodër ka mbyllur shkollat e qytetit për të ndaluar përdorimin e tyre si qendra votimi. Video: Anila Dushi/BIRN
Lexo më shumë: Betejë për brava, përplasje dhe protesta paqësore në ditën para zgjedhjeve http://bit.ly/2ZZBYsbPosted by Reporter.al on Saturday, June 29, 2019