Interviste3 Nov 2020

Zgjedhjet ekzistenciale të Amerikës

Sot është ditë zgjedhjesh në Shtetet e Bashkuara. Ajo që do të ndodhë sot – dhe në ditët apo javët e ardhshme – do të ketë komplikime të shumta jo vetëm për amerikanët, por për njerëzit në mbarë botën. Project Syndicate bisedoi me kontribuuesit e vet dhe ekspertët mbi politikat e SHBA-së – Daron Acemoglu nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT), Richard Haass, President i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë dhe drejtorja ekzekutive e New America, Anne-Marie Slaughter – për të shqyrtuar se çfarë është në lojë në këto zgjedhje.

Autor: Daron Acemoglu Project Syndicate
Printo

Foto ilustruese. Kortezi e DWilliams/Pixabay

Intervistë me Daron Acemoglu

Project Syndicate: Në mars ju përshkruat kolonat e një “alternative efikase kundër axhendës së reformave të Donald Trump”: një plan për të gjeneruar më shumë punë të mira, reforma për t’i dhënë shumicës së amerikanëve një zë në politikë dhe një rritje të pavarësisë së burokracisë amerikane dhe të sistemit të drejtësisë së vendit. Nëse Joe Biden fiton zgjedhjet e sotme, në çfarë mase ju prisni që ai të ndjekë një axhendë të tillë? A ka ndonjë politikë që ju në veçanti e konsideroni si të gabuar?

Daron Acemoglu: Nëse Biden fiton, unë shoh tre pengesa madhore për zbatimin e një axhende reformash efikase. E para është mundësia që republikanët të ruajnë shumicën që kanë në senat. Pas Trumpit, do të ketë një beteje për të rifituar “shpirtin e Partisë Republikane.” Por, nëse shohim mënyrën se si Trump ka ndryshuar partinë se se sa pak kurajë dhe përkushtim është vërejtur mes republikanëve për normat politike gjatë viteve të fundit, unë nuk kam shumë shpresë që “shpirti” që do të dalë nga kjo betejë do të ketë ndonjë të përbashkët të madhe me Partinë Republikane që SHBA kishte para viteve 1990.

Kjo do të thotë gjithashtu që senatorët amerikanë, të cilët janë bërë asgjë më shumë se sa ushtarë të thjeshtë të Partisë së Trump dhe si të tillë, do të punojnë fort për të bllokuar çdo propozim të demokratëve, pak a shumë siç bënë gjatë presidencës së Barack Obamës. Një axhendë efikase reformash do të bëhet në këtë mënyrë e pamundur.

Pengesa e dytë është mungesa e vizionit. Biden ka bërë fushatë të mirë dhe ka ndërtuar një koalicion të gjerë brenda shoqërisë amerikane. Por nuk është e qartë për mua nëse ai dhe këshilltarët e tij kanë atë që duhet në kuptimin e vizionit dhe kurajës. Amerika është në një pikë ndryshimi historik; ne kemi nevojë për një reformë tërësore politike dhe ekonomike.

Reforma politike do të duhet të forcojë institucionet demokratike dhe të nxisë pavarësinë institucionale. Ajo do të duhet t’i bëjë institucionet amerikane më përfaqësuese të Amerikës moderne, duke trajtuar probleme që lidhen me Kolegjin elektoral dhe strukturën e Senatit.

Reforma ekonomike është akoma më e vështirë, për shkak se ajo na kërkon të injorojmë dy dekada konsensusi politik. Të tridhjetë vitet e fundit e kanë bërë të qartë se heqja e të gjitha rregullave dhe ndihmesa për korporatat e mëdha nuk sjell mundësi më të mira ekonomike dhe të ardhura dinjitoze për amerikanët e zakonshëm, qoftë kjo edhe nëse shoqërohet me taksim rishpërndarës, veçanërisht në kontekstin e një vendi që ka mbrojtje sociale modeste.

Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si ekonomia punon, në veçanti duke reduktuar ndikimin e korporatave të mëdha në ekonomi dhe të ristrukturojmë tregun e punës, duke rritur pagën minimale dhe duke fuqizuar institucionet të ofrojnë mbrojtje për punëtorët me paga të ulëta.

Më e rëndësishmja, ne duhet të ridrejtojmë ndryshimin teknologjik, në mënyrë që ne të përdorim potencialin e stërmadh teknologjik jo vetëm për më shumë automatizim, por edhe për të krijuar mundësi të reja dhe më të mira për punëtorët. Këto nuk ishin prioritete politike për demokratët si Obama dhe Hillary Clinton. A do të mundet Biden të farkëtojë një vizion të ri – dhe të ndërtojë koalicionin që nevojitet për ta relaizuar atë? Koha do ta tregojë.

Pengesa e tretë është ndasia në thellim brenda vetë Partisë Demokratike. Pasi Biden u shfaq si i nominuar potencial në mas, partia mbeti relativisht e bashkuar. Bernie Sanders – konkurrenti i fundit i Biden gjatë primareve dhe flamurmbajtësi i të majtës në këtë parti – si dhe aleatët e tij kanë meritat se i dhanë mbështetje Biden duke promovuar unitetin e partisë në këtë situatë epokale. Por nuk ka garanci se kjo do të zgjasë, veçanërisht në rast se demokratët do të marrin edhe kontrollin e senatit.

Ndërsa bën sens që krahu i majtë i partisë të bëjë thirrje për më shumë aksion radikal, një përqasje tepër përçarëse – apo një rrëmbim axhendës – do ta bëjë progresin shumë më të vështirë, përfshirë ndërprerjen e politikave të njëpasnjëshme. Për shembull, megjithëse ndryshimi klimaterik është dushëm një sfidë monumentale, e cila kërkon veprim të vendosur, do të jetë vetëshpartalluese për administratën e Biden nëse ai vendos masat kundër ndryshimeve klimaterike përpara reformave të sipërpërmendura politike dhe ekonomike.

PS: Nëse Trump fiton, a do të jetë “radikalizmi radikal” që u mbështesni ende i mundshëm gjatë viteve të ardhshme? Cilat elementë të kësaj axhende mund të shpëtohet – në rast se, fjala vjen, demokratët fitojnë shumicën në senat?

DA: Unë propozova radikalizmin gradual si recetë për trajtimin e sfidave aktuale urgjente me të cilat përballet SHBA. Siç e përmenda më sipër, këto përfshijnë rritjen e stërmadhe të pabarazisë’ zhdukjen e vendeve të punës të mira dhe të irëpaguara; dominimin e paprecedent të ekonomisë nga pak kompani; gërryerjen e kapacitetit të (dhe besimit në) institucionet shtetërore; dhe tronditjen e demokracisë. Të gjitha këto janë probleme themelore, të cilat kërkojnë ndryshime radikale. Por mënyra e vetme për t’i zbatuar këto ndryshime gradualisht është ndërtimi i koalicioneve të gjera për ndryshim.

Kjo përqasje ka rëndësi vemdimtare për të ruajtur dhe fuqizuar institucionet tona. Por varet gjithashtu nga funksionimi i këtyre institucioneve, së paku deri në një farë mase. Nëse vendi bëhet edhe më i polarizuar, gjykatat do të bëhen edhe më të politizuara dhe normat politike të kompromisit do të bëhen edhe më të dobëta dhe atëhere asnjë reformë nuk do të jetë e mundur.

Një katërvjeçcar tjetër me Trump do të përkeqësojë këto sëmundje dhe do të shtojë të tjera. Në fakt, nëse ai fiton, unë kam dyshime serioze nëse demokracia dhe institucionet e Amerikës do të mbijetojnë. Për këtë arsye, këto janë zgjedhje ekzistenciale për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Natyrisht, nëse njnë tragjedi e tillë do t’i binte SHBA-së, ligjvënësi i kontrolluar nga demokratët do të jetë një pengesë madhore ndaj skemave më të këqija të Trump dhe aleatëve të tij. Por është e vështirë për mua të imagjinoj një skenar në të cilin Trump rifiton presidencën dhe demokratët rimarrin senatin. Ka më shumë gjasa që nëse Trump fiton, republikanët mbajnë senatin gjithashtu. Kjo, sëbashku me gjykatat e mbushura me të emëruar të Trump dhe shërbimin civil të demoralizuar dhe të frikësuar, do ta bëjë pengesën e axhendës së Trump një sipërmarrje shumë të vështirë.

Edhe nëse Trump humbet, radikalizmi gradual mund të mos jetë temë diskutimi. Në rast se Trump refuzon të pranojë humbjen dhe estabilishmenti republikan e mbështet atë, polarizimi ka gjasa do të intensifikohet, duke e bërë të pamundshëm ndërtimin e koalicioneve të gjera, të tilla që mund të fuqizojnë besimin te institucionet, gjë që kërkohet nga reformat radikale. Në mënyrë të ngjashme, nëse Biden fiton, por elementët më së shumti të majtë në Partinë Demokratike nuk mbahen nën kontroll, radikalizmi gradual do të jetë i pamundur.