Grupet e të mbijetuarëve i kanë kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuar Barak Obama të marrë pjesë në përkujtimet me rastin e 20 vjetorit të masakrave të Srebrenicës në Bosnje dhe Hercegovinë në korrik.
Kada Hotic nga shoqata “Nënat e të mbijetuarve të Srebrenicës dhe Zepas” tha për BIRN ditën e premte se presidenti Barak Obama është ftuar nëpërmjet Ambasadës Amerikanë në Sarajevë të marrë pjesë në përkujtimet në korrik të këtij viti për masakrat e vitit 1995 në të cilat u vranë 7,000 burra dhe djem boshnjakë.
“Obama fitoi Çmimin Nobel për paqe dhe ne e duam atë në Srebrenicë atë ditë, në këtë përkujtim të veçantë. Shpresojmë që ai do të ndiejë se kjo është gjëja e duhur për të bërë, se do ta ndiejë për detyrë të vijë të respektojë qytetin tonë të vogël të Srebrenicës, në Bosnjën tonë të vogël, ku u krye një krim kaq i madh,” tha Hotic.
“Ne duam që ai ta dënojë këtë krim globalisht. Duam që ai t’i tregojë botës se ky genocid ishte i tmerrshëm dhe se një krim i tillë s’duhej të lejohej kurrë të ndodhte. Ne duhet të luftojmë që Srebrenica të njihet globalisht, në mënyrë që ky krim të mos harrohet kurrë, ” shtoi ajo.
Përkujtimorja e masakrës së Sreebrenicës do të zhvillohet në korrik në Memorialin e Potocarit ku janë varrosur më shumë se 6000 viktima të masakrave.Memoriali u hap nga ish-presidentit amerikan Bill Klinton në vitin 2003.
“Ne e kujtojmë këtë krim të tmerrshëm, sepse nuk guxojmë ta harrojmë, sepse duhet t’i nderojmë këto jetë të pafajshme, pjesa më e madhe prej tyre fëmijë, të shuara në atë që duhet të quhet një genocid çmenduri,” tha Klintoni në fjalimin e tij në hapjen e memorialit.
“Shpresoj që vetëm përmendja e emrit “Srebrenicë”do të kujtojë çdo fëmijë në botë që krenaria në trashëgimisë tonë fetare dhe etnike nuk kërkon apo lejon ne të çnjerëzojmë apo vrasim ata që janë ndryshe,” tha ai.
Përkujtim vjetor shënon ditët kur Policia Serbe e Bosnjes dhe forcat ushtarake mësynë “zonën e sigurt” të Sreebrenicës të mbrojtur nga OKB-ja, duke vrarë më shumë se 7,000 njerëz dhe dëbuar 40,000 civilë jo-serbë. Krimet janë klasifikuar si genocid nga ana e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore.
Ende nuk dihet se çfarë forme do të marrë përkujtimi i 20 vjetorit, por një pjesë muzikore orkestrale nga dirigjenti Emir Nuhanovic e titulluar “Lamentoso for Srebrenica” do të luhet për herë të parë në Sarajevë për të përkuar me ngjarjen.
“Fatkeqësisht, Srebrenica nuk ka ndodhur vetëm këtu. Ajo ka ndodhur edhe në pjesë të tjera të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në pjesë të tjera të botës gjithashtu. Ideja jonë është të luajmë “Lamentoso”-n në të gjithë kontinentet dhe t’ia tregojmë tmerret e Srebrenicës në të gjithë njerëzve në botë, “tha Nuhanovic për median boshnjake.
Komiteti Norvegjez për Çmimin Nobel ia dha Çmimin për Paqe presidentit Obama në vitin 2009 për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”.
Komiteti vuri re se Obama kishte krijuar një “klimë të re në politikën ndërkombëtare, ku diplomacia shumëpalëshe ka rifituar një pozitë qendrore, si dhe dialogu dhe negociatat janë të preferuara si instrumente për zgjidhjen edhe të konflikteve më të vështira ndërkombëtare”.