Reforma e qeverisë “Rama” kompensoi vetëm 3% të pronarëve në pesë vjet
Skema e qeverisë “Rama” për kompensimin e pronave të sekuestruara gjatë regjimit komunist ka dekurajuar aplikimet nga pronarët, ndërsa ulja e konsiderueshme e vlerave të kompensimit i ka detyruar shumicën e tyre që t’i rikthehen kalvarit të gjyqeve nga e para.
video>>
Në Fokus
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi gjetjet e KPK-së për shkelje të etikës, por la në fuqi vendimin e shkarkimit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërsa theksoi se disa nga pretendimet e ish-prokurorit Edison Ademi rëndonin pozitën e tij financiare.
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë kërkoi të thirrte si dëshmitarë trupën gjykuese që vendosi shkarkimin e tij në KPK ndërsa pasi kërkesa iu refuzua, pretendoi se po trajtohej me të padrejtë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe kërkoi përjashtimin e të gjithë anëtarëve.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko deklaron pasuri familjare në vlerën e 19.8 milionë lekëve, por rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e pasurisë në dy vite të deklarimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i vlerësoi penalizuese veprimet e paligjshme të prokurorit të Apelit Shkodër Brahim Dragjoshi për pushtimin e tokës ku ndërtoi pa leje një shtëpi tre kate + një kat nën tokë, duke i konsideruar ato në harmoni me politikat shtetërore dhe aktet ligjore të nxjerra në vijim për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme. Pamundësia financiare në vlera të mëdha për ndërtimin e banesës dhe për blerjen e disa makinave solli shkarkimin e Dragjoshit.
Me shumcisë votash, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të largojë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë ish-kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro.